Pablo Casals
Pau Kazalzi i Defillo (29 dhjetor 1876 – 22 tetor 1973), gjatë karrierës së tij profesionale i njohur si Pablo Casals (Pablo Kazalzi) [1][2][3], ishte violonçelist dhe dirigjent katalunas. Ai është violonçelisti më i shquar i gjysmës së parë të shekullit XX dhe njëri prej violonçelistëve më të mëdhenj gjatë gjithë kohës. Ai bëri mjaft regjistrime gjatë karrierës së tij, në solo, qamber dhe muzikë orkestrale dhe, po ashtu, si dirigjent. Por, ai kujtohet më së shumti për regjistrimet e Cello Suites të Bahut të cilat i bëri gjatë viteve 1936-1939.
Pablo Casals | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 29 dhjetor 1876 El Vendrell, Spanjë |
Vdiq më | 22 tetor 1973 Puerto Rico |
Punësimi | Violonçelist, dirigjent |
Biografia
RedaktoFëmijëria
RedaktoKazalzi u lind në El Vendrell, Kataluni, Spanjë. Babai i tij, Karles Kazalz Ribes (1852 – 1908), ishte organist dhe dirigjent i parisë. Ai i dha Kazalzit mësime në piano, këngë, violinë dhe organo. Ai ishte një pasues i disiplinës së rreptë. Kur Kazalzi ishte i ri, babi i tij e vendoste atë dhe vëllain e tij, Arturin, pas pianos, dhe kërkonte nga ata t’i emërojnë notat dhe tonet që ai luante. Në moshën 4 vjeçare Kazalzi mund të luante në violinë, piano dhe falut; në moshën gjashtë vjeçare ai luante në violinë aq mirë sa të performonte solo në publik. Takimi i parë me një instrument si violonçeli ishte gjatë udhëtimit nëpër qytet, ku një muzikant luante me anë të një fshese. Me kërkesë të tij, babai ia ndërtoi një violonçel, duke përdorur një gourg si kuti të zërit. Kur Kazalzi ishte njëmbëdhjetë vjeçar, ai dëgjoi për herë të parë përformancen e një grupi të vërtetë violonçelistësh dhe vendosi që t’i përkushtohet këtij instrumenti.
Në vitin 1888, nëna e tij, Pilar Defillo de Casals, e cila ishte lindur në Mayagüez, Puerto Rico me origjinë katalunase, e mori atë në Barcelonë, ku ai u regjistru në Shkollën e Muzikës[4]. Atje studioi për violonçel, teori dhe piano. Në vitin 1890, kur ishte 13 vjeçar, ai gjeti në një shitore të dorës së dytë në Barcelonë, një kopje të shqyer të “Six Cello Suites” të Bahut. Ai i kaloi të 13 vjetët e tjera duke i praktikuar ato çdo ditë para se të performonte në publik për herë të parë[5]. Më vonë, ai do ta bëjë versionin e tij të “six suites”[6]. Ai pati një progres të jashtëzakonshëm si violonçelist; më 23 shkurt 1891, në moshën 14 vjeçare, ai dhe një recital solo në Barcelonë. Ai diplomoi në shkollë, pesë vite më vonë, me shumë nderime.
Rinia dhe studimet
RedaktoNë vitin 1893, kompozitori katalunas, Isak Albenisi e dëgjoi atë duke luajtur në një trio në një kafene dhe i dha një letër rekomandimi për Kontin Guillermo Morfi, sekretari privat i Maria Kristinës, Mbretëresha Regjente. Kazalzit iu kërkua të luante në një koncert jozyrtar në pallat dhe ai mori një bursë mbretërore për të studiuar kompozimin në Real Conservatorio de Música y Declamación në Madrid me Viktor Mierckin. Ai luajti edhe në Shoqërinë Kuartete të sapo organizuar.
Në vitin 1895 ai shkoi në Paris ku, duke humbur bursën e tij nga Katalunia, siguroi bukën e gojës duke luajtur violonçelistin e dytë në orkestrën e teatrit në Folies Marigny. Në vitin 1896, ai u kthye në Kataluni dhe pati një takim me fakultetin Escola Municipal de Música në Barcelonë. Ai u caktua edhe si violonçelist i orkestërs në shtëpinë e operës në Barcelonë, Liceut. Në vitin 1897 ai u paraqit se solist me Orkestrën Simfonike të Madridit dhe u shpërblye me Urdhrin e Qarllsit II nga Mbretëresha.
Karriera Ndërkombëtare
RedaktoNë vitin 1899, Kazalzi luajti në Pallatin e Kristalit në Londër dhe më vonë për Mbretëreshën Viktoria në Osborne House, shtëpinë e saj verore, shoqëruar nga Erneset Uokeri. Më 12 nëntor dhe 17 dhjetor 1899, ai u paraqit si solist në Lamoureux Concerts në Paris në një publik të madh dhe duartrokitje të shumta. Ai udhëtoi në Spanjë dhe në Holandë me pianistin Harold Bauerin në vitet 1900-1901; në vitet 1901-1902 ai bëri udhëtimin e parë në SHBA; dhe në vitin 1903 ai udhëtoi për në Amerikën Jugore.
Më 15 janar 1904, Kazalzi u ftua që të luante në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Teodor Rusveltin. Më 9 mars të atij viti ai doli për herë të parë në publik në Carnegie Hall në New York, duke luajtur Don Kishotin e Riçard Strausit, nën shkopin e kompozitorit. Në vitin 1906, ai u lidh me talenten e re portugeze, violonçelisten Guilhermina Suggia[7], të cilët studiuan së bashku dhe filluan të shfaqeshin nëpër koncerte si Mme. P. Casals-Suggia, edhe pse nuk ishin zyrtarisht të martuar. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 1912.
The New York Times i 9 prillit 1911 njoftoi se Kazalzi do të performojë në Festivalin e Muzikës në Londër që do të mbahej në Sallën e Mbretëreshës në ditën e dytë të Festivalit (23 maj). Pjesa e zgjedhur ishte Cello Concerto in D i kompozitorit Joseph Haydn ndërsa më vonë Kazalzi i bashkohet Fritc Krajslerit në Double Concerto (Brahms) të Brahamsit[2].
Në vitin 1914 Kazalzi u martua me këngëtare amerikane Suzana Metkallfi; ata u ndan në vitin 1928 por nuk u divorcuan deri në vitin 1957.
Pasi bëri regjistrimet e para në vitin 1915 (seria për Kolumbinë), Kazalzi nuk bëri asnjë regjistrim tjetër verin në vitin 1926 (në emërtimin e Viktorit)[3].
Kur u kthye në Paris, Kazalzi organizoi një trio me pianistin Alfred Kortot dhe violonçelistin Tibaudi; ata luajtën koncerte dhe bënë regjistrime deri në vitin 1937. Kazalzi shfaqi interesim edhe në dirigjim, dhe në vitin 1919 ai organizoi në Barcelonë Orkestrën Pau Kazalzi dhe udhëheqi koncertin e parë më 13 tetor 1920. Më fillimin e Luftës Civile Spanjolle në vitin 1936, kjo orkestër ndërpreu aktivitetin.
Kazalzi ishte mbështetës i zjarrtë i Republikës, dhe pas humbjes së saj u zotua të mos kthehej në Spanjë derisa të kthehej demokracia. Kazalzi performoi edhe në Gran Teatre del Liceu më 13 tetor 1938, performanca e fundit në Kataluni para se të mërgohej[8].
Ai u vendos në fshatin francez katalunas [[:en: Prades, Pyrénées-Orientales|Pradë]], afër kufirit spanjoll-katalunas; në mes të viteve 1939 dhe 1942 ai bëri një shfaqje të rastësishme si violonçelist në zonën e lirë të Francës jugore dhe në Zvicër. Aq i ashpër ishte kundërshtimi i tij ndaj regjimit diktatorial të Frankos në Spanjë sa që ai refuzoi të paraqitej në ato shtete që e mbështetin qeverinë autoritare të Spanjës. Ai bëri një përjashtim të dukshëm kur morin pjesë në koncertin e qamberit në Shtëpinë e Bardhë më 13 nëntor 1961, me ftesë të Presidentit Gjon Kenedi, të cilin ai e admironte. Më 6 dhjetor 1963, Kazalzi u shpërblye me Medaljen Persidenciale të Lirisë të Amerikës[9].
Gjatë kohës më të madhe në karrierën e tij profesionale, ai luajti në violonçel që ishte emëruar dhe atribuohet “Karllo Tononi ... 1733” por pasi luajti në të për 50 vjet Kazalzi mori vesh se ai ishte krijuar nga veneciani Mateo Gofrilleri rreth 1700. Ai ishte fituar nga Kazalzi në vitin 1913[10] . Ai po ashtu luajti në violonçel tjetër nga Gofrilleri që daton nga viti 1710 dhe Tononi nga 1730.
Kompozimet
Redakto- Misa de Gloria a cuatro voces y armonium (Barcelona,1892)
- Minuetto para quinteto de cuerda (Barcelona,1892)
- A tu-des de Santes Creus. Queixa (Santes Creus, 1892) Canción. Texto de Joan Ramon.
- Concierto para violonchelo y piano (Barcelona, 1892)
- Cuarteto en mi menor (Barcelona, 1893)
- Romanza para canto y piano sobre una poesía de Heine (Madrid,1893)
- Pastoral para violonchelo y piano (Madrid,1893)
- Balada (Madrid,1893)
- Romanza para canto y piano (Madrid,1894)
- Cuatro romanzas sin palabras para piano (Madrid,1894)
- Pequeña Mazurca de Salón (Madrid,1895)
- Primer Preludio Orgánico para piano (Madrid,1895)
- Segundo Preludio Orgánico para piano (París,1895)
- En el mirall canviant de la mar blava (Canción catalana núm.1) (Cerdañola del Vallés,1895)
- A l'enterrament de un nin (Canción catalana núm.2) (Barcelona, 1895)
- Al despertar-se de matinada (Canción catalana núm.3) (Barcelona, 1896)
- Nigra Sum (para el monasterio de Montserrat)
- Cançó a la Verge (a la Mare de Déu de Montserrat)
- Oració a la Verge
- O Vos Omnes
- El Pessebre, Oratorio con texto de Joan Alavedra. Acapulco, Guerrero, México. 1960
Festivalet e Prandes
RedaktoNë vitin 1950, ai rifilloi karrierën e tij si dirigjent dhe violonçelist në Festivalin e Prandës në Konflent, e organizuar për dyqind vjetorin e vdekjes së Bahut; Kazalzi pranoi të merrte pjesë me kusht që të gjitha fitimet të shkojnë në spitalin e refugjatëve afër Perpignanit[3].
Në vitin 1952, Kazalzi takoi Marta Istominin, studenten 15 vjeçare nga Puerto-Rikane e cila kishte shkuar në Spanjë për të marrë pjesë në Festival. Kazazi ishte shumë i impresionuar nga ajo dhe e nxiti atë të kthehej në Kolegjin e Muzikës në Nju Jork për të vazhduar studimet. Ai vazhdoi të kryesonte Festivalet e Prandes deri ne vitin 1966.
Puerto Riko
RedaktoKazalzi udhëtoi në Puerto Riko në vitin 1955, për inaugurimin vjetor të Festivalin e Kazalzit. Në vitin 1955 Kazalzi u martua për të dytën herë, pas një lidhjeje të gjatë, me Francesca Vidal de Capdevila, e cila vdiq po atë vit. Në vitin 1957, në moshën 80 vjeçare, Kazalzi u martua me 20 vjeçaren Marta Istomin[11]. Thuhet se ai ka hedhur poshtë shqetësimet se martesa e dikujt 60 vjet më i ri mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, duke thënë “Unë shoh në këtë mënyrë: Nëse ajo vdes, ajo vdes”[12][13]. Pablo dhe Marta bënë vendbanimin e tyre të përhershme në qytetin e Keibës dhe jetuan në një shtëpi të quajtur “El Pessebre” (E qëndrueshme)[14] . Ai ndikoi në skenën e muzikës së Puerto Rikos, duke themeluar Orkestrën Simfonike të Puerto Rikos në vitin 1958 dhe Konservatorin e Muzikës së Puerto Rikos në vitin 1959.
Vitet e mëvonshme
RedaktoNë vitet e ’60-ta, Kazalzi dha shumë leksione mjeshtërore në vende të ndryshme të botës si Gstad, Cermat, Tuskan, Brenkeli dhe Marlboro (ku ai po ashtu dirigjoi dhe regjistroi versionet unike të gjashtë Brandenburg concertos. Disa nga këto leksione u transmetuan në televizion.
Në vitin 1961, ai performoi në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Presidentit Kenedi. Kjo performancë ishte regjistruar dhe e nxjerrë si album.
Kazalzi ishte po ashtu kompozitor. Mbase vepra e tij më e fuqishme ishte Sardana, për një ansambël violonçlësh, e kompozuar në vitin 1926. Oratorioja e tij El Pessebre u interpretua për herë në parë në Akapultë, Meksikë, më 17 dhjetor 1960. Ai po ashtu e prezantoi atë në Kombet e Bashkuara gjatë përvjetorit të tyre në vitin 1963. Ai u shpall anëtar nderi i Epsilon lota, kapitulli i Simfonisë Fi Mu Alfa në Universitetin Shtetëror të Floridës në vitin 1963[15] . Më vonë, ai u shpërbly nga vëllazëria muzikore me Charles E. Lutton Man of Music Award në vitin 1973.
Një nga kompozimet e tij të fundit ishte “Himni i Kombeve të Bashkuara”[16]. Ai e dirigjoi atë në paraqitjen e parë në një koncert special të Kombeve të Bashkuara më 24 tetor 1971, dy muaj para ditëlindjes së tij të 95-të. Në po atë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, U Tant, e shpërbleu Pau Kazalzin me Medaljen e Paqes së Kombeve të Bashkuara për qëndrimin e tij ndaj paqes, drejtësisë dhe lirisë[17]. Kazalzi pranoi medalje dhe e bëri të famshëm fjalimin e tij Unë jam një katalunas[18], ku ai tha se Katalunia pati Parlamentin e parë demokratik, shumë kohë para Anglisë.
Kujtimet e Kazalzit u mblodhën nga Albert Kani dhe u publikuan si Joys and Sorrows: Pablo Casals, His Own Story (1970) (Gëzimet dhe hidhërimet: Pablo Kazalzi, historia e tij).
Vdekja
RedaktoKazalzi vdiq në vitin 1973 në San Juan, Puerto Rico, në moshën 96 vjeçare dhe u varros në Varrezën Kombëtare të Puerto Rikos. Ai nuk arriti ta shoh rënien e regjimit diktatorial të Frankos por ai u nderua pas vdekjes nga qeveria spanjolle nën Mbretin Juan Karllosi, i cili në vitin 1976, për nder të 100 vjetorit të lindjes së tij, e lëshoi një pullë postare si përkujtimore, e cila përshkruan Kazalzin[19] . Në vitin 1979, eshtrat e tij u varrosën në vendlindjen e tij në El Vendrell, Kataluni. Në vitin 1989, Kazalzi u shpërblye me çmimin Grammy Lifetime Achievement Award[20].
Trashëgimia kulturore
RedaktoGara Ndërkombëtare Violonçelisti Pablo Kazalzi mbahet në Kronberg dhe në Frankfurt, Gjermani, nën ndikimin e Akademisë së Kronbergut, një herë çdo katër vite, duke filluar nga viti 200, për të zbuluar dhe më tëj karrierën e elitës së ardhshme violonçeliste, dhe mbështetet nga Pau Casals Foundation, nën patronazhin e Marta Kazalz Istominit. Një nga çmimet është përdorimi i njërës prej violonçelave të Gofrillerit që ishin në pronësi të Kazalzit. Çmimi i parë iu dha Claudio Bohorquezit, në vitin 2000.
Komediani amerikan Gjorgj Karlini, në intervistën e tij për Archive of American Television, bazohet të Kazalzi për shpjegimin e natyrës së shqetësuar të artistit. Siç thotë Karlini, kur Kazalzi (atëherë 93 vjeç) u pyet se pse ai vazhdonte të praktikonte violonçelin tri orë në ditë, Kazalzi u përgjigj “ ‘Unë po filloj të përmirësohem...’ kjo është gjëja që është në mua. Unë e shoh veten duke u përmirësuar në këtë” vazhdon Karlini.
Në Puerto Riko, Festivali i Kazalzit festohet çdo vit. Atje ka edhe një muze që i dedikohet jetës së Kazalzit. Më 3 tetor 2009, Sala Sinfonica Pablo Casals, një sallë simfonie e emëruar për nderë të Kazalzit, u themelua në San Juan, Puerto Rico. Ndërtesa 34 milionë dollarëshe, e dizajnuar nga Rodolfo Fernandezi, është ndërtesa e fundit e Qendrës së Arteve të Bukura. Kjo është shtëpia e re e Orkestrës Simfonike të Puerto Rikos.
Në Tokio, Salla e Kazalzit e hapur në vitin 1987 shërben si vend për muzikë qamber[21]. Shkolla Fillore Pablo Kazalzi në Çikago, Illinois është emëruar në nderim të tij[22].
Këngët e Kazalzit O vos omnes, të kompozuara në vitin 1932, interpretohen shpesh sot.
Diskografia e pjesshme
Redakto- 1926–1928: Casals, Jacques Thibaud and Alfred Cortot – trioja e parë e Shubertit, Shumanit dhe Mendelsonit, the Beethoven "Archduke," Haydn's G major and Beethoven's "Kakadu" Variations (Regjistruar në Londër)
- 1929, Brahms: Double Concerto me Thibaudin and Cortotin nën dirigjimin e orkestrës së Kazalzit
- 1929: Dvorak and Brahms Concerti
- 1929: Beethoven: Simfonia e katërt (Regjistruar në Barcelonë)
- 1930: Beethoven: Cello Sonata Op. 69, me Otto Schulhof.
- 1936–1939: Bach: Cello Suites
- 1936: Beethoven: Cello Sonata Op. 102 No. 1; dhe Brahms: Cello Sonata Op. 99, që të duka me Mieczysław Horszowski.
- 1936: Boccherini: Cello Concerto in B-flat; dhe Bruch: Kol Nidrei – Simfonia e Londrës dirigjuar nga Landon Ronald.
- 1937: Dvořák: Cello Concerto – Filharmonia Çeke dirigjuar nga George Szell.
- 1939: Beethoven: Cello Sonatas Nos. 1, 2, dhe 5, me Mieczysław Horszowski.
- 1945: Elgar and Haydn Cello Concertos – Simfonia BBC dirigjuar nga Sir Adrian Boult.
- 1950: Festivali i parë i Prades i regjistruar në Kolumbi, përfshirë:
- Bach: Sonetat për Viola da Gamba, BWV 1027–1029, me Paul Baumgartner
- Schumann: Fünf Stücke im Volkston, me Leopold Mannes
- Schumann: Cello Concerto, with Casals conducting from the cello.
- 1951: Në festivalin e Perpignanit Festival, përfshirë:
- Beethoven: Cello Sonata Op. 5 No. 2, dhe tri struktura të ndryshme, me Rudolf Serkin
- Beethoven: Trios, Op. 1 No. 2, Op. 70 No. 2, Op. 97, dhe klarineti Op. 11 transcription; also
- Schubert: Trio No. 1, D.898, të gjitha me Alexander Schneider dhe Eugene Istomin.
- 1952: Në Pradë, përfshirë:
- Brahms: Trio Op. 8, me Isaac Stern dhe Myra Hess
- Brahms: Trio Op. 87, me Joseph Szigeti dhe Myra Hess
- Schumann: Trio Op. 63, dhe Schubert: Trio No. 2, D.929, të dyja me Alexander Schneider dhe Mieczysław Horszowski
- Schubert: C major Quintet, me Isaac Stern, Alexander Schneider, Milton Katims, dhe Paul Tortelier
- Brahms: Sextet No. 1, sërish me Stern, Schneider, dhe Katims, plus Milton Thomas dhe Madeline Foley
- 1953: Në Pradë, përfshirë:
- Beethoven: Cello Sonatas Nos. 1, 3, 4, dhe 5, me Rudolf Serkin
- Beethoven: Trios Op. 1 No. 1, dhe Op. 70 No. 1, me Joseph Fuchs dhe Eugene Istomin
- Schumann: Cello Concerto in A minor, Op. 129, me Eugene Ormandy duke dirigjuar orkestren e fesitvalit
- 1954: Në Pradë (të gjitha performimet drejtpërdrejt), përfshirë:
- Beethoven: Cello Sonata No. 5, dhe Op. 66 Variations, me Mieczysław Horszowski
- Beethoven: Trios Op. 70 No. 1, dhe Op. 121a, me Szymon Goldberg dhe Rudolf Serkin
- 1955: Në Pradë (të gjitha performimet drejtpërdrejt), përfshirë:
- Brahms: Trios Nos. 1–3, me Yehudi Menuhin dhe Eugene Istomin
- Brahms: Clarinet Trio Op. 114, me klarinetistin David Oppenheim dhe Eugene Istomin
- Beethoven: Trio Op. 70 No. 2, me Szymon Goldberg dhe Rudolf Serkin
- 1956: Në Pradë (të gjitha performimet drejtpërdrejt), përfshirë:
- Bach: Sonata BWV 1027 për Viola da Gamba, me Mieczysław Horszowski
- Schumann: Trio No. 2, me Yehudi Menuhin dhe Mieczysław Horszowski
- Schumann: Trio No. 3, me Sándor Végh dhe Rudolf Serkin
- 1958: Në Beethoven-Haus në Bonn (të gjitha performimet drejtpërdrejt), përfshirë:
- Beethoven: Sonata Op. 5 No. 1, me Wilhelm Kempff
- Beethoven: Sonatas Op. 5 No. 2, Op. 102 No. 2, dhe the Horn Op. 17 transcription, me Mieczysław Horszowski
- Beethoven: Trios Op. 1 No. 3, dhe Op. 97, me Sándor Végh dhe Mieczysław Horszowski
- Beethoven: Trio Op. 70 No. 1, me Sándor Végh dhe Karl Engel
- 1959: Në Pradë (të gjitha performimet drejtpërdrejt), përfshirë:
- Haydn: "Farewell" Symphony (No. 45) dhe Mozart "Linz" Symphony (No. 36)
- Beethoven: Trio Op. 1 No. 3, me Yehudi dhe Hephzibah Menuhin
- Schubert: String Quintet, me the Budapest String Quartet
- 1961: Mendelssohn: Piano Trio No. 1 with Alexander Schneider dhe Mieczysław Horszowski (Regjistruar drejtpërdrejt më 13 nëntor 1961 në Shtëpinë e Bardhë)
- 1963: Beethoven: Eighth Symphony
- 1963: Mendelssohn: Fourth Symphony, në Marlboro
- 1964–65: Bach: Brandenburg Concerti, në Marlboro
- 1966: Bach: Orchestral Suites, në Marlboro
- 1969: Beethoven: First, Second, Fourth, Sixth ("Pastorale"), dhe Seventh Symphonies
- 1974: El Pessebre (The Manger) oratorio
Referime
Redakto- ^ EMI official web site
- ^ a b Honors To Be Conferred On English Composers: Series of Concerts Devoted to modern Englishmen to be Given in London, New York Times, 1911-04-09, retrieved 2009-08-01
- ^ a b c "Pablo Casals – the Musician and the Man"
- ^ "Proyecto de Recuperación de la Casa Defilló" (në spanjisht). Instituto de Cultura Puertorriqueña. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2007. Marrë më 2007-01-25.
- ^ Eric Siblin,The Cello Suites: J.S. Bach, Pablo Casals, and the Search for a Baroque Masterpiece. Atlantic; 336 pages, 2010
- ^ Ovation Press Editors: Pablo Casals
- ^ Mercier, Anita Guilhermina Suggia, retrieved 2009-08-01
- ^ Abella, Rafael La vida cotidiana durante la guerra civil: la España republicana p. 422 (published by Editorial Planeta, 1975)
- ^ Chronological List of Medal of Freedom, archived 2007-10-18, retrieved 2009-08-01
- ^ "Cello by Matteo Goffriller, 1700c (ex-Casals)". Cozio. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2007. Marrë më 2007-01-22.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Master cellist Pablo Casal marries 21-year-old pupil". The News and Courier (Charleston, South Carolina). 5 gusht 1957.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Gardner, Jasmine (20 mars 2012). "Julian Lloyd Webber talks music and marriage". London Evening Standard.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Amis, John (6 shkurt 1993). "Master of the Cello: Pablo Casals". The Tablet. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 29 mars 2014.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Festival Casals de Puerto Rico: Historia Arkivuar 27 prill 2009 tek Wayback Machine, retrieved 2009-08-01 (Spanjisht)
- ^ The Sinfonian December 2002
- ^ "United Nations – Fact Sheet # 9: "Does the UN have a hymn or national anthem?"" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 24 qershor 2006. Marrë më 24 qershor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pau Casals Foundation, United Nations Peace Medal Arkivuar 23 tetor 2013 tek Wayback Machine
- ^ Video of Pau Casals "I am a catalan" speech, 1971
- ^ El País/Sociedad Estatal de Correos y Telegrafos 2003
- ^ Lifetime Achievement Award, Grammy Award official web site, retrieved 2009-08-01.
- ^ "Casals Hall" (PDF). Nagata Acoustics. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 nëntor 2007. Marrë më 6 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pablo Casals Elementary School" Chicago Public Schools. Retrieved 28 July 2013.
Për më tepër
Redakto- Pablo Casals, Robert Baldock, Northeastern University Press, Boston (1992), ISBN 1-55553-176-8
- Pablo Casals, a Biography, H. L. Kirk, Holt Rinehart and Winston, New York (1974), ISBN 0-03-007616-1
- Conversations with Casals. With an Introduction by Pablo Casals. With an Appreciation by Thomas Mann, J. Ma. Corredor, E. P. Dutton, New York (1957)
- Joys and Sorrows; Reflections by Pablo Casals as Told to Albert E. Kahn, Pablo Casals, Simon and Schuster, New York (1973) ISBN 0-671-20485-8
- Pablo Casals, Lillian Littlehales, W. W. Norton, New York (1929)
- Song of the Birds. Sayings, Stories and Impressions of Pablo Casals, Compiled, Edited and with a Foreword by Julian Lloyd Webber, Robson Books, London (1985). ISBN 0-86051-305-X
- Just Play Naturally. An Account of Her Study with Pablo Casals in the 1950s and Her Discovery of the Resonance between His Teaching and the Principles of the Alexander Technique, Vivien Mackie (in Conversation with Joe Armstrong), Boston-London 1984-2000, Duende Edition(2006). ISBN 1-4257-0869-2.
- Arnold Schoenberg Correspondence. A Collection of Translated and Annotated Letters Exchanged with Guido Adler, Pablo Casals, Emanuel Feuermann, and Olin Downes, Egbert M. Ennulat, The Scarecrow Press, Metuchen (1991). ISBN 0-8108-2452-3
- The Memoirs of Pablo Casals, Pablo Casals as Told to Thomas Dozier, Life en Espanol, New York (1959).
- Cellist in Exile. A Portrait of Pablo Casals, Bernard Taper, McGraw-Hill, New York (1962).
- Casals, Photographed by Fritz Henle, American Photographic Book Publishing Co., Garden City (1975). ISBN 0-8174-0593-3.
- Virtuoso, Harvey Sachs, Thames and Hudson, New York (1982), chapter six, pp. 129–151 is devoted to Pablo Casals. ISBN 0-500-01286-5.
Lidhje të jashtme
Redakto- Pau Casals Foundation Arkivuar 6 dhjetor 2013 tek Wayback Machine
- Pau Casals' home town of El Vendrell
- Casals Festival Arkivuar 12 maj 2004 tek Wayback Machine, San Juan, Puerto Rico
- Festival Casals de Prades Prades, Pyrénées-Orientales, France
- Discography and bibliography
- Trio with Alfred Cortot and Jacques Thibaud – Performances records, Recordings and discography Arkivuar 15 korrik 2011 tek Wayback Machine (Youngrok Lee's Classical Music page)
- 26-minute video report of Casals in Prades
- Interview with Marta Casals Istomin Arkivuar 5 prill 2014 tek Wayback Machine June 16, 2012, Wigmore Hall
- Web oficial de la Fundación Pau Casals
- Cronología de la vida de Pau Casals Arkivuar 13 dhjetor 2005 tek Wayback Machine
- Web oficial del Festival Casals de Puerto Rico Arkivuar 12 maj 2004 tek Wayback Machine
- Festival Internacional de Música Pau Casals de El Vendrell Arkivuar 20 shkurt 2006 tek Wayback Machine
- Web oficial Festival Pablo Casals de Prada
- Discurso original de Pau Casals en la Asamblea de Naciones Unidas, el 24 de octubre de 1971 (en catalán e inglés) Arkivuar 4 shtator 2014 tek Wayback Machine
- [1] El director Enrique Gimeno, amigo de Casals dirige, como homenaje póstumo televisado vía satélite a todo el mundo, el oratorio El Pesebre con grandes solistas, en el día de Navidad del año 73 en la Ciudad de México.
- Carta que describe la primera vez que Pau Casals tocó “El cant dels ocells” en público en el año 1941Stampa:Ca