Palestina (rajon)

rajon gjeografik në Azinë Perëndimore
(Përcjellë nga Palestinez)

Palestina (arabisht: فلسطين Filastin, hebraisht: פלשתינה) është një rajon gjeografik në Azinë Perëndimore që zakonisht konsiderohet të përfshijë Izraelin, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe në disa përkufizime, pjesë të Jordanisë perëndimor.

Kufijtë e territoreve palestineze (Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës) që pretendohen nga Shteti i Palestinës si kufijtë e tij (e bardhë)
Mesxhidi Aksa

Emri u përdor nga shkrimtarët e lashtë grekë dhe u përdor më vonë për provincën romake Syria Palaestina, provincën bizantine Palaestina Prima dhe rrethin islam të provincës Xhund Filastin. Rajoni përfshin pjesën më të madhe të territorit të pretenduar për rajonet biblike të njohura si Toka e Izraelit (hebraisht: ארץ־ישראל Eretz-Yisra'el), Toka e Shenjtë ose Toka e Premtuar dhe përfaqëson pjesën jugore të emërtimeve më të gjera rajonale si p.sh. Kanaani, Siria, esh-Sham dhe Levant.

Kufijtë e rajonit kanë ndryshuar gjatë gjithë historisë. Sot, rajoni i përcaktuar politikisht përfshin shtetet e Izraelit dhe Palestinës (d.m.th. territoret palestineze). Shteti i Palestinës dahet në dy pesë që nuk kanë kufi ndërmejt vehti: Gaza dhe Bregu Perëndimorë. Sot, Ramallahu është kryeqyteti. Kryeqyteti de jure është Jeruzalemi (Kudsi). Palestina në disa burime njihet si "Tokë e shenjtë" për Myslimanët, Hebrenjtë dhe Krishterët.[1] Prej shekullit XX në vend vazhdon lufta ndërmjet Arabëve dhe Izraelitëve, kjo që disa herë sjell me vete edhe tensionime të larta ndëretnike, madje edhe luftë.

Referimet

Redakto