Pallati Ishrat Manzil
Pallati Ishrat Manzil ishte një nga rezidencat e navabëve të Dhakës. Ajo shërbeu si një vend qëndrimi për anëtarët e familjes së navabit të Dhakës 23°44′05″N 90°23′38″E / 23.7346°N 90.3938°E.[1]
Ishrat Manzili është i mirënjohur për bujtjen e sesionit hapës të Konferencës Arsimore Muhamedane të të Gjithë Indisë në 1906. Konferenca, e sponsorizuar nga navabi Sir Khvaxha Salimullah, navabi i Dhakës, themeloi Lidhjen Myslimane të të Gjithë Indisë, partia e parë politike e myslimane e Nënkontinentit Indian. Partia, që u bë platforma kryesore për myslimanët indianë, që çoi në krijimin e Pakistanit, u formua kundër politikës së Kongresit Kombëtar Indian, që kundërshtoi Ndarjen e vitit 1905 të Bengalit.
Gjatë durbarit në Pallatin Israt Manzil, delegatët debatuan emrin e ri që do ti jepnin partisë politike. U diskutua një parti e karakterizuar si Konfederata Myslimane e Gjithë Indisë. Por, gjatë procesit navabi Sir Khvaxha Salimullah propozoi emrin Lidhja Myslimane e Gjithë Indisë, që u mbështet nga Hakim Axhmal Khani, dhe vendos në takim.
Në vitin 1912, një delegacion i drejtuar nga baroni Hardinge i Penshurstit, nën-mbreti i Indisë, u takua me navabin Sir Khvaxha Salimullah. Gjatë takimit, Sir Salimullahu kërkoi krijimin e një universiteti për kryesisht për banorët myslimanë të Bengalit Lindor. Kërkesat do të përmbusheshin me krijimin e Universitetit të Dhakës në 1921.
Kantina e tanishme Madhur, e vendosur në pjesën veri-lindore të Fakultetit të Arteve përbënte Universitetin e Dhakës ishte Xhalsaghari këtij kopshti-rezidencë. Dyshemeja dhe rrethinat e gjera të hapsirës së ndërtesës ishin të mbuluara me mermer. Ndërtesa quhej gjithashtu Pavijoni i Patinimit meqë anëtarët e familjes navabe e kishin zakon të patinonin aty.