Pandemia e COVID-19 në Itali
Ky artikull është për COVID-19, një pandemi aktuale ku informacioni mund të ndryshojë shpejt ose të mos jetë i besueshëm. Përditësimet më të fundit të faqes mund të mos paraqesin informacionin më të fundit. |
Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20 në Itali.
Pandemia e COVID-19 në Itali | |
---|---|
Sëmundja | COVID-19 |
Tendosja e virusit | SARS-CoV-2 |
Vendndodhja | Itali |
Rasti i parë | Romë |
Data e mbërritjes | 31 janar 2020 |
Origjina | Wuhan, Hubei, Kinë |
Raste të konfirmuara | 246,118[1] |
Raste aktive | 12,565[1] |
Raste kritike | 44[1] |
Të shëruar | 198,446[1] (incl. discharged) |
Vdekje | 35,107[1] |
Dy rastet e para të Koronavirusit 2019–2020 në Itali u konfirmuan më 31 janar 2020, ku dy turistë kinezë në Romë rezultuan pozitive me Koronavirus pas testeve të kryera.[2] Një javë më vonë, një burr italian i kthyer në Itali nga Wuhani i Kinës, u shtrua në spital dhe u konfirmua si pacienti i tretë me Koronavirus në vënd.[3] Pas kësaj, një grrumbull me raste të tjera u konfirmuan, duke nisur me 16 pacientë në rajonin e Lombardisë më 21 shkurt.[4] 60 raste të reja u zbuluan më 22 shkurt,[5] si dhe ndodhi edhe vdekja e parë.[5]
Që nga 12 Marsi, midis shteteve me të paktën një milion qytetarë, Italia ka nivelin më të lartë për kokë banori të rasteve pozitive me Koronavirus, duke regjistruar 206.1 raste për një milion njerëz (3.6x herë më shumë se norma e Kinës), si dhe është vendi i dytë në botë për numrin e raste pozitive dhe i vdekje, pas Kinës. Njëmbëdhjetë bashki në veri të Italisë janë identifikuar si epiqendrat e dy grupimeve kryesore italiane dhe janë vendosur në karantinë. Shumica e rasteve pozitive në rajonet e tjera çojnë përsëri në këto dy grupime.[6][7] Deri më 10 mars, Italia kishte kryer 60,761 teste për virusin.
Më 8 mars, kryeministri i vëndit Giuseppe Conte urdhëroi vendosjen në karantinë të Lombardisë dhe të 14 provincave veriore.[8] Vetëm një ditë më vonë, i gjithë vendi i vendos në karantinë, duke përfshirë rreth 60 milion banorë.[9] Më 11 mars, Conte urdhëroi ndërprejen e pothuajse çdo aktiviteti komercial me përjashtim të dyqaneve ushqimore dhe farmacive.[10]
Deri më 23 mars 2020, në Itali ka pasur gjithsej 63,927 raste të konfirmuara, 6,077 vdekje, dhe 7,432 të shëruar, duke lënë 50,418 raste aktive.[1]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f "Covid-19 – Situazione in Italia" [Covid-19 – Situata në Itali]. www.salute.gov.it (në italisht). Ministero della Salute. Marrë më 9 mars 2020.
- ^ "Koronavirusi/ Dy turistë kinezë shtrohen në spital në Romë, Conte: Mbyllet lëvizja ajrore Itali-Kinë". BalkanWeb.com. 31 janar 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali". Klan Kosova. 22 shkurt 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ Alba Kepi (21 shkurt 2020). "Italia regjistron 16 raste me koronavirus, mbyllen zyrat publike, shkolla e biznese në 11 komuna". Ora News. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ a b "Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik". Shqiptarja.com. 22 shkurt 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "Koronavirusi/ Veriu i Italisë në karantinë, qeveria shqiptare merr një vendim me rëndësi". Gazeta Shqip. 8 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "Veriu i Italisë në karantinë, 6.387 të infektuar dhe 366 të vdekur nga coronavirusi". Indeksi Online. 9 mars 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "Fotot/ Mbyllet Lombardia dhe 14 provinca/ Çereku i popullsisë italiane në karantinë". Gazeta Shqip. 8 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "E gjithë Italia në karantinë/ Kryeministri izolon vendin me 463 viktima". Top-Channel.tv. 10 mars 2020. Marrë më 12 mars 2020.
- ^ "Italia mbyll të gjitha dyqanet përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore". Exit.al. 11 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 mars 2020.