Pandemia e COVID-19 në Gjeorgji
Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20 në Gjeorgji.
Pandemia e COVID-19 në Gjeorgji | |
---|---|
Sëmundja | COVID-19 |
Tendosja e virusit | SARS-CoV-2 |
Vendndodhja | Gjeorgjia |
Rasti i parë | Tbilisi |
Data e mbërritjes | 26 shkurt 2020 |
Origjina | Wuhan, Hubei, Kinë Itali |
Raste të konfirmuara | 1104 |
Të shëruar | 912 |
Vdekje | 16 |
Uebfaqja zyrtare | |
https://stopcov.ge/ |
Historiku i pandemisë
RedaktoPandemia e Koronavirusit 2020 është konfirmuar edhe në Gjeorgji me rastin e parë të infektimit në Tbilisi në 26 shkurt 2020.
Të gjitha fluturimet nga Kina dhe Wuhan me destinacion aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit ishin pezulluar deri më 27 janar. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije përmes një deklarate zyrtare se të gjithë pasagjerët e ardhur nga Kina do të kontrolloheshin dhe ekzaminoheshin. Gjeorgjia ka mbyllur zyrtarisht të gjithë fluturimet me Iranin.[1]
Në 26 shkurt Gjeorgjia konfirmoi rastin e parë infektiv të koronavirusit. Një burrë 50 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Irani, u shtrua në Spitalin Infektiv në Tbilisi. Ai ishte kthyer në kufirin gjeorgjian përmes një taksije nga Azerbajxhani.[2]
Në 28 shkurt, një tjetër rast u regjistrua. Një grua 31 vjeçare gjeorgjiane, e cila kishte udhëtuar në Itali rezultoi pozitive dhe u shtrua në Spitalin Infektiv në Tbilisi.
29 persona të tjerë po mbahen të izoluar në spitalin e Tbilisit për shkak se dyshohet se mund të jenë të infektuar.[3]
Në 5 mars, rreth 5 persona të tjerë rezulatuan pozitiv në testin e koronavirusit, duke e rritur në këtë mënyrë në 9 numrin e të infektuarve në vend. Drejtori i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Amiran Gamkrelidze u shpreh se këta pesë të infektuar i përkisnin kategorisë së udhëtarëve të kthyer nga Italia.[4]
Në 12 mars, presidentja Salome Zourabichvili në një dalje televizive bëri thirrje për qetësi dhe solidaritet.[5]
Në 15 mars, 33 raste janë konfirmuar pozitive, 637 janë karantinuar dhe 54 janë nën trajtimin spitalor intensiv.[6].
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2020. Marrë më 15 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Archived copy" (në gjeorgjisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2020. Marrë më 26 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Post, The Jakarta. "Belarus, Azerbaijan report first coronavirus cases". The Jakarta Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2020. Marrë më 2020-02-28.
- ^ "Georgia confirms five new cases of coronavirus". Agenda.ge (në anglisht). Marrë më 6 mars 2020.
- ^ "სალომე ზურაბიშვილი კორონავირუსთან დაკავშირებით მიმართვას ავრცელებს". imedinews.ge (në gjeorgjisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2020. Marrë më 14 mars 2020.
- ^ "Prevention of Coronavirus Spread in Georgia" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.