Parku Natyror Kunë-Vain-Talë-Patok-Fushëkuqe-Ishëm

Rezerve Natyrore e Menaxhuar

Parku Natyror Kune-Vain-Tale është një park natyror i cili ndodhet në Qarkun e Lezhës në kuadër të deltës së lumit Drin, përballë me Detin Adriatik në veri të Shqipërisë. [1] [2] Parku ka një sipërfaqe prej 43.93 square kilometres (16.96 sq mi) [3] dhe paraqet zonën e parë të mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si një rezervat gjuetie, ndërsa si rezerva natyror është themeluar në vitin 2010.

Parku Natyror Kunë - Vain - Tale

Përmbledhje Redakto

Parku Natyror Kunë - Vain - Tale përfshin Ishullin e Kunës, Lagunën e Kunë - Vain, pyjet përreth, dhe disa ekosisteme në afërsi. Veçanërisht, ajo është identifikuar si një zonë e rëndësishme e shpendëve nga ana e organizatës ndërkombëtare BirdLife International. [4] Ekosistemi kompleks lagunor, i formuar nga dinamika e gjirit të Drinit, është një habitat i rëndësishëm për dimërimin e rosave dhe një zonë riprodhimi për shumë lloje peshqish me rëndësi të shumëfishtë.

Rezervati Kunë-Vain-Tale bënë pjesë në kuadër të pyjeve gjetherënëse ilire, pyjeve mesdhetare dhe ekoregjion tokësor të pyjeve të përziera. Klima është zakonisht mesdhetare . Rezervati natyror karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti. Ka afërsisht 277 lloje bimësh . Fauna përfaqësohet nga 341 specie; 23 lloje gjitarësh, 196 lloje zogjsh, 10 lloje amfibie, 59 lloje insektesh dhe 58 lloje peshqish . [5]

Habitatet e larmishme, duke përfshirë pyjet e pishave Mesdhetare, pyjet aluvional, kallamishtet, kënetat, lagunat dhe dunat bregdetare strehojnë një numër të lartë shpendësh si karabullaku i vogël, çafka e natës, çafka e vogël e bardhë, çafka e madhe e bardhë, çafka sqepëlugë, rosa marsatore, rosa sqeplugë, pata e vendit, kryekuqja e vendit si dhe gjitarë si lundërza, nuselala dhe baldosa.

Afër plazhit të Shëngjinit dhe qytetit të Lezhës (me vendet e saj historike), dhe vetëm një orë e gjysmë larg Tiranës, kjo zonë është një destinacion turistik mjaft tërheqës, veçanërisht për të apasionuarit pas vrojtimit të shpendëve.

Galeria Redakto

Shih edhe Redakto

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Parku Natyror Kunë-Vain-Talë-Patok-Fushëkuqe-Ishëm.

Referime Redakto

  1. ^ "Kune Vain" (PDF). see-articles.ceon.rs (në anglisht). fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shkurt 2022. Marrë më 15 korrik 2020.
  2. ^ "MANAGED AREA / NATURAL PARK". akzm.gov.al (në anglisht).
  3. ^ "Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Planin e Integruar Ndersektorial te Bregdetit". planifikimi.gov.al. fq. 45. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 qershor 2018. Marrë më 15 korrik 2020.
  4. ^ "Zonat e mbrojtura detare e bregdetare në Shqipëri" (PDF). al.undp.org (në shqip dhe anglisht). fq. 11. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 tetor 2017. Marrë më 15 korrik 2020.
  5. ^ "Kune-Vain-Tale". akzm.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2017. Marrë më 15 korrik 2020. Në këtë lagunë gjenden 277 lloje bimësh të ndara në 67 familje dhe 202 gjini, fauna është mjaft e pasur me 341 loje nga të cilat: Gjitarë 23 lloje, Shpend 196 lloje, Insekte 59 lloje, Peshqit 58 lloje, Reptilet 10 lloje,