Sanxhaku i Viçitrinës
Sanxhaku i Viçitrinës (turqisht: Vılçıtırın sancağı; serbokroatisht: Vučitrnski sandžak), i njohur edhe si Pashallëku i Prishtinës (serbokroatisht: Prištinski pašaluk), ishte një sanxhak (ndarje administrative e nivelit të dytë) i Perandorisë Osmane në Rumeli (Ballkan), në Kosovën e sotme. Sanxhaku mori emrin sipas kryeqendrës së tij administrative, qytetit të Viçitrinës (Viciana antike).[1] Selia e Sanxhakut të Vushtrrisë në periudhën prej vitit 1460 e deri në vitin 1864 ka qenë në Viçitrinë (Vushtrri). [2] [3]
Histori
RedaktoViçitrina (Viciana - Vushtrria) e cila nga viti 1455 mbeti nën kontrollin e guvernatorit të Sanxhakut të Shkupit derisa u aneksua nga osmanët, në Defterin e Sanxhakut të Viçitrinës të vitit 1487 po edhe në Kodin e Sanxhakut të Viçitrinës dhe në të gjitha defteret tjera të shekullit XVI lexohet si Viçitrinë (dhe jo Vuçitrn). Të dhënat e para osmane përfshijnë gjithë territorin e sanxhakut, të njohur si Vilajeti Vlk (Vilajeti i Vukut), një referencë kjo për Vuk Brankovicin. [1]
Sipas defterëve osmanë të viteve 1525-1561 Sanxhaku i Viçitrinës përfshinte këto qytete dhe qyteza: Viçitrina, Prishtina, Janjeva, Artana, Bellobërda, Koporiq, Minierën e Trepçës, Trepçën e Poshtme (Donja Trepça, fshat në komunën e Çaçakut, Serbi) dhe Bellasicën (fshat në komunën e Krushevacit, Serbi).[4] Në periudhën 1459-1826 Sanxhaku i Viçitrinës ishte pjesë e Ejaletit të Rumelisë, përveç për një periudhë të shkurtër pas vitit 1541 kur ajo përfshihet në Ejaletin e Budinës.[5] Sanxhaku ishte gjithashtu pjesë e Ejaletit të Temishvarit për një periudhë të shkurtër para se të kthehej e të bëhej sërish pjesë e Ejaletit të Rumelisë.
Sanxhaku i Viçitrinës në fillim të shekullit XV ndahej në këto nahije (nënprefektura):
- Nahija e Viçitrinës
- Nahija e Prishtinës
- Nahija e Llapit
- Nahija e Moravës
- Nahija e Topolnicës dhe
- Mustafhizani i Kalasë së Novabrisë [1]
Sipas defterit të hollësishëm të vitit 1544/45 (951 h), Viçitrina si qendër e sanxhakut kishte Ligjin e krahinave dhe Ligjin xehetar ndërsa vetë qyteti ndahej në 5 lagje (mahallë) myslimane, 6 bashkësi myslimane (xhematë) me gjithsej 168 shtëpi dhe 37 lagje (mëhallë) të krishtera me gjithsej 302 shtëpi. [6] Udhëtari osman Evliya Çelebiu kur vizitoi kryeqytetin e Sanxhakut në vitin 1660 vërejti se popullsia fliste "shqip dhe turqisht, por jo gjuhën bosnjane".[7] Ekzistonte gjithashtu një komunitet katolik siç evidentohet nga një pikë referimi e njohur si "varrezat latine".[8]
Sipas një shënimi të historianit bullgar Nikolai Todorovit supozohet se “Sanxhaku i Viçitrinës nga fundi i shek. XV ka përfshirë një sipërfaqe prej 5670 km katrore.” [9] Në kulminacionin e zhvillimit të tij, gjatë shekujve XV dhe XVI në kuadër të Sanxhakut të Viçitrinës përmenden këto nahije: Tërgovishta, Kllopotniku, Dollci, Morava, Viçitrina, Topollnica, Prishtina, Llapi, Novobërda, Ubici, Karatonllu, Zagorja, Bërkovishta, Prizreni (Perzerin), Janjeva, Sitnica, Dobriçani, Zveçani, Bellasica, Gllama, Jasenoviqi, Muçibaba, Banja, Leskovci, Ostrovica, Trebushnica, Bugarina, Kezminati, Stara Dosla, Sreska, Trepça dhe Gollaku.
Në vitin 1864 si rezultat i reformave administrative osmane, Sanxhaku i Viçitrinës zbriti në nivelin e një kazaje të njohur me emrin Kazaja e Viçitrinës si pjesë e Sanxhakut të Prishtinës që sapo ishte themeluar.[10]
Ekonomia
RedaktoNjë grup minierash në malin e Kopaonikut së bashku me ato të Artanës dhe Janjevës i përkisnin këtij sanxhaku.[11]
Sanxhakbej
Redakto- Hysen Beu
- Mustafa Beu (1581-1583)
- Maliq Pasha (1807-1820)
- Jashar Pasha (1830-1836)
- Zognush Pasha (? -?)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Grup autorësh (2003) Vushtrria - Viciana me rrethinë. KK Vushtrri, Prishtinë, fq. 74 - 103
- ^ Šabanović, Hazim (1958). Bosansko krajište (në boshnjakisht). Sarajevo: GID BiH. fq. 178.
- ^ Pllana, Emin (1986). Vushtrria me rrethinë gjatë mesjetës. Prishtinë: Kosova & IHK. fq. 288 - 289.
- ^ Bogdanović, Dimitrije; Radovan Samardžić (1990). Knjiga o Kosovu: razgovori o Kosovu (në serbo-kroatisht). Književne novine. fq. 208. Marrë më 2 gusht 2011.
Вучитрнски санџак обухватао је места: Вучитрн, Приштину, Јањево, Ново Брдо, Беласицу, Бело Брдо, Копори- ће, Трепчу и Доњу Трепчу)
- ^ Godišnjak, Volume 4 (në boshnjakisht). Istorisko društvo Bosne i Hercegovine. 1954.
- ^ Başbakanlık Arşivi, Istanbul, Tapu Defteri No 234
- ^ Malcolm, Noel (2009). Eva Frantz (red.). The "Great Migration" of the Serbs from Kosovo (1690): History, Myth and Ideology. Albanische Geschichte: Stand und Perspektiven der Forschung (në anglisht). Oldenbourg Verlag. fq. 230. ISBN 9783486589801. Marrë më 22 shkurt 2013.
- ^ Gjini, Gaspër. Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj (PDF). Diocese of Skopje-Prizren. fq. 83. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 korrik 2014. Marrë më 17 shkurt 2018.
- ^ Todorov, Nikolai (1960). Za demografskoto, s’stojanie na Ballkanskija Poluostrov prez XV-XVI v.. Godišnik na Sofiskija Universitet, Sofija, fq. 212 - 212
- ^ Stefanaq Pollo; Kristaq Prifti (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. II, Tiranë
- ^ Precious metals in the age of expansion: papers of the XIVth International Congress of the Historical Sciences (në anglisht). Klett-Cotta. 1981.
As for Serbia, we have data only on Novo Brdo, Janjevo and group of mines on Mount Kopaonik which, all together, belonged to the sanjak of Vucitrn