Paskal Milo

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 13 dhjetor 2021. 4 pending changes await review.

Paskal Milo (lindur më 22 shkurt 1949) është politikan shqiptar, kryetar i Partisë Demokracia Sociale të Shqipërisë.

Paskal Milo
Ministër i Punëve të Jashtëme
Në detyrë
25 korrik 1997 – shtator 2001
Paraprirë ngaArjan Starova
Pasuar ngaArta Dade
Ministër për Integrimin
Në detyrë
shtator 2001 – korrik 2002
Të dhëna vetjake
U lind më22 shkurt, 1949
Palasë, Vlorë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePDS Kryetar
Punësimipolitikan, historian

Biografia

Redakto

Paskal Milo ka lindur në Palasë, më 22 shkurt 1949[1].

Është diplomuar për Histori dhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën shkencore “Doktor” në histori dhe titullin “Profesor”.

Ka kryer detyra shtetërore: sekretar shteti për arsimin (1991); ministër i Punëve të Jashtme (1997-2001); ministër për Integrimin Evropian (2001-2002). Është deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1992 dhe ka kryer funksionet e kryetarit të Komisionit të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Shëndetësisë (1992-1996) dhe të sekretarit të Komisionit të Politikës së Jashtme e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2003-2005).

Ka ushtruar detyra profesionale e shkencore: përgjegjës i Katedrës së Historisë Botërore (1988-1995); dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1991-1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1988-2002); anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës (1991-1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1985-1991); anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë” (Fondacioni Soros) Tiranë (1993-1997); anëtar i Komisionit të Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Milano Itali (1991-2001); anëtar i Këshillit Argjentinas të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2000); anëtar korrespondent i “Shoqatës Kiliane të Historisë e Gjeografisë” (2000).

Është ligjërues në Universitetin e Tiranës dhe në universitete të tjera jopublike në Tiranë e Prishtinë. Ka ligjëruar në universitete të ndryshme në SHBA, Kanada, Suedi, Itali, Spanjë, Greqi etj. Ka referuar në institute e këshille për politikë të jashtme e marrëdhënie ndërkombëtare, si në SHBA, Kanada, Argjentinë, Kili, Britani e Madhe, Suedi, Norvegji, Danimarkë etj. Ka kryer kërkime shkencore në arkivat historikë të: Departamentit të Shtetit në SHBA (1996 dhe 1997), të Forin Ofisit në Londër (1994), të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (1994), të K’e d’Orsej-Paris (1997), si dhe në Greqi, Egjipt etj.

Pas vitit 1990 ka një veprimtari aktive shoqërore e politike. Ka qenë kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Asamblesë së Qytetarëve të Helsinkit (1993-1997), anëtar në disa borde e komisione rajonale për paqe e mirëkuptim ballkanik. Është kryetar i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë. Është dekoruar me urdhra, medalje e çmime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Është autor i disa librave politikë dhe historikë, i monografive, i botimeve shkollore dhe universitare, i shumë artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është pjesëmarrës me referate e kumtesa në kongrese, konferenca, simpoziume e seminare kombëtare e ndërkombëtare.

Botime

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Mr Paskal MILO at Council of Europe". Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2015. Marrë më 10 prill 2010. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)