Peca (Delvinë)

fshat të Shqipëri
(Përcjellë nga Pecë)
This is the stable version, checked on 28 dhjetor 2022. 1 pending change awaits review.

Peca është një fshatkomunën Mesopotamrrethin e DelvinësShqipërisë. Në të ndodhet Kisha e Shën Thanasit.

Peca

Gjeografia

Redakto

Nga veriu fshati Pecë kufizohet me Malin e Gjerë, nga jugu me fshatin Krongjin, nga lindja me Muzinën dhe nga perëndimi me Kardhikaqin. Pecë ka këto lagje: Mëhalla e Korimatëve, Mëhalla e Gazelatëve.[1]

Toponimet të fshatit Pecë:[2]

  • Agrile/t - ara, në L.
  • Ar’ e Gjatë - arë, në V.
  • Argule/ja - arë në fshat, në L.
  • Babaniko/ua - pyje me lisa etj., në P.
  • Brunuzet - ara e ullinj, në J.
  • Burim i Filipaqit - burim, në V.
  • Çukëz/a - vend zallishte nën fshat.
  • Dardhëza - arë, në L.
  • Dhes/i - dhes, në J.
  • Fushëmadhe - faqe bregoreje, në V.
  • Gropzat - vende gropa, në J.
  • Groplope/t - përrua që mban ujë në dimër e verë, në J.
  • Guret e Mëdhenj - shkëmbinjë, në P.
  • Hasane - ara, në L.
  • Hone/t – ara, në V.
  • Honi - ara, në L.
  • Kalovë/a - kodër, në P.
  • Katafiq/i - bllok me fiq, në P.
  • Këpucmadhi - kodër me pyll, në J.
  • Kodër e Kalikukos - kodër nën fshat, në J.
  • Kodër e Karait - kodër, në J.
  • Koshove - ara, në P.
  • Kroi i Math - krua pranë një dhesi, në J.
  • Kulurec/i - kodër mbi fshat, në J.
  • Lagësirat - ara në vende gropa, nën fshat, në J.
  • Lëmënje - lëm dheu, në J.
  • Mirash/i - pllajë mali, në V.
  • Palofilipaqi - përrua me ujë të ndenjur, në L.
  • Palomanastiri - vend fushë ku ndodhet një gërmadhë që dikur ka qenë manastir, në L.
  • Pistoraqth/i - kodër e vogël, në V.
  • Prroi Braqeskos - përrua që mban ujë dhe në verë, në J.
  • Prroi Holi - përrua, në V.
  • Prroi Peristerit - përrua, në P.
  • Prroi Vreshtave - përrua, në V.
  • Prroi Zërës - përrua, në V. Thuhet se aty dikur heret ka pasur zëra qe këndonin e hidhnin valle gjithë natën.
  • Qisha e Shënthanasit - kishë, në P.
  • Qishëza - kodër me pyll ku janë rrënojat e një kishe, në V.
  • Shënkoll/i - rrënojë kishe.
  • Shënparashqevia – gërmadhë kishe ku duken figura shënjtorësh, në V.
  • Shpella mbi Rruge - shpellë, në L.
  • Shurrbardhë/a - vend, në V.
  • Tabore - në V.
  • Valta - ara, në P.
  • Uj i Bardhë - përrua, në V.
  • Uj i Zogut - përrua, në V.
  • Ushovë/a - pyll me koçimare e lisa, në P.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Pecë:[3]

Doko, Gano, Gazeli, Konomi, Korini, Lako, Lloci, Maneli, Mano, Mustaqi, Varshati.


Shih edhe

Redakto



Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 447.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 447-448.Treguan: 1) Mihal Kleanth Gano, dt. 1948, me arsim 8-vjeçar, nga Peca. 2) Anastas Kol Korino, nga Peca. Pecë, dhjetor, 1994.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 447.