Pellazgu
Pellazgu ishte emri i disa gazetave që filluan të botohen më 1 janar 1860 në Lamia të Greqisë dhe më 1907 në Kajro të Egjiptit.
Pellazgu (Greqi)
Redakto"Pellazgu" ishte gazetë e perjavshme politike e shoqërore shqiptare. Kjo gazetë doli në shtyp më 1 janar 1860 në Lamia të Greqisë. Deri më 1861 gazeta botohej në dy gjuhë gjuhën greke dhe shqip. Pas disa viteve emri i saj ndryshohet në "Pellazgjotis", në këtë kohë drejtohej nga Anastas Byku.
Pellazgu (Kajro)
Redakto"Pellazgu" ishte gazetë e përdyjavshme politike e shoqërore që botohej nga diaspora shqiptare në Kajro të Egjiptit. Gazeta botohej pjesërisht frëngjisht dhe turqisht. Synimi i kësaj gazete ishte zhvillimi i idesë së luftës shqiptare në trojet e veta për liri dhe pavarësi. Drejtues i kësaj gazete ishte Sami Kulla Prizreni .
Shiko dhe këtë
RedaktoBurimi i të dhënave
RedaktoFjalori enciklopedik shqiptar (Xh.Ll dhe Z.R)- Tirane ISBN: