Penélope Cruz
Penélope Cruz Sanchez lindi më 28 prill 1974 në Madrid, Spanjë.
Penélope Cruz | |
---|---|
Lindi | Penélope Cruz Sanchez 28 prill 1974 |
Ajo është një aktore dhe modele spanjolle. Në moshën 16 vjeçare është pikasur nga agjenti i saj, debutin në televizion e ka patur në moshën 16 vjeçare dhe filmi i parë në rolin kryesor ka qenë Jamón Jamón (1992). Rolet e mëvonshme në vitet 90 dhe 2000 përfshijnë Open Your Eyes (1997), The Hi-Lo Country (1999), The Girl of Your Dreams (2000), dhe Woman on Top (2000). Ajo njihet për rolet kryesore ne filmat e vitit 2001: Vanilla Sky, All the Pretty Horses, Captain Corelli's Mandolin dhe Blow.
Është shfaqur në filma të zhanreve të ndryshme, komedi, thriller, aksion dhe aventurë, komedi romatike, drama kriminalistike dhe mister.
Ka arritur të nominohet për çmimet Golden Globe dhe Academy Award për rolet në filmat Volver (2006) dhe Nine (2009). Në 2008, ka fituar Cmimin Academy Award. Best Supporting Actress për rolin e piktores së paparashikueshme María Elena në filmin Vicky Cristina Barcelona të Woody Allen. Është e para aktore spanjolle që fiton një Academy Award, si dhe e para aktore spanjolle që ka yllin e saj në Hollywood Walk of Fame.
Cruz ka modeluar për firma si Mango, Ralph Lauren, Chanel dhe L'Oréal, dhe bashkë me motrën e saj të vogël, Mónica Cruz, ka dizenjuar veshje për Mango. Cruz ka qenë vullnetare në Uganda dhe Indi, ku ka kaluar një javë përkrah Nënë Terezës; ajo dhuroi pagesën e saj nga filmi The Hi-Lo Country për të ndihmuar me financimin e misionit të saj.
Filmografia
RedaktoViti | Filmi | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1992 | Jamón, jamón | La hija de puta | |
1992 | Belle Époque | Luz | |
1997 | Abre los ojos | Sofía | |
1997 | Carne trémula | Isabel Plaza Caballero | |
1999 | Todo sobre mi madre | Sister María Rosa Sanz | |
2000 | All the Pretty Horses | Luisa | |
2000 | Woman on Top | Isabella Oliveira | |
2001 | Blow | Mirtha Jung | |
2001 | Captain Corelli's Mandolin | Pelagia | |
2001 | Vanilla Sky | Sofia Serrano | |
2003 | Fanfan la tulipe | Adeline La Franchise | |
2003 | Gothika | Chloe Sava | |
2004 | Head in the Clouds | Mia | |
2004 | Non ti muovere | Italia | |
2004 | Noel | Nina Vasquez | |
2005 | Sahara | Eva Rojas | |
2006 | Chromophobia | Gloria | |
2006 | Bandidas | Maria Alvarez | |
2006 | Volver | Raimunda | Nominuar për Academy Award |
2007 | Manolete | Antoñita "Lupe" Sino | Post-Prodhim |
2007 | The Good Night | Anna | |
2007 | The Loop | Njoftuar | |
2007 | Passion India | Njoftuar |
Jeta personale
Redakto
Penelope Cruz ka qene e lidhur me disa aktore te famshem te Hollywoodit si Tom Cruise Matt Dammon Orlando Bloom.Por lidhja e saj me keto aktore qe e shkurter.
Cruz është e martuar me aktorin spanjoll Javier Bardem. Bardem ka luajtur në filmin e parë të saj në rol kryesor, Jamón, Jamón, si dhe në filmin Vicky Cristina Barcelona. Ata kanë qenë bashkë gjithashtu në filmin e vitit 2003, The Counselor. Janë martuar në vitin 2010 në një ceremoni private në Bahamet. Kanë një djalë, të lindur në 2011 në Los Angeles, dhe një vajzë në 2013.
E njohur nga miqtë si Pe, Cruz ka në pronësi një dyqan veshjesh në Madrid dhe ka dizenjuar me motrën e saj bizhuteri dhe çanta dore për një kompani në Japoni. Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.