Hape menynë kryesore

Petrit Xhaferr Kumi lindi në Tiranë20 maj 1930, ndërsa shkollën e mesme e ka filluar në Shkollën e Punës në Elbasan me Drejtor zotëri Ali Cungu në vitin 1944, por që e ndërpreu për arsye të luftës së dytë botërore. Pas çlirimit të Shqipërisë ka kryer të plotë liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë në degën e pikturës me profesor piktorin e popullit Abdurrahim Buza.

Petrit Xhaferr Kumi
Emri Petrit
MbiemriKumi
Lindur më 1930
Lindur në Tiranë
Shtetësia shqiptare
Kombësia shqiptar
Profesioni fotografia, fotorepotazha

Në vitet 1953 - 1960 ka punuar si formulues grafik për revistat "Miqësia" dhe në suplementet e saj "Punëtori Sovjetik". Në këto revista punonte si fotograf Sulejman Kelmendi nga i cili mori edhe mësimet e para për fotografinë. Në vitin 1960 ftohet të punojë si fotoreporter në Agjencinë e Lajmeve të Shqipërisë ATSH, ku pasi la punën si faqosës i revistave të më sipërme, filloj punën si fotoreporter ku edhe pati sukseset e tij të para në fotografi.

Me ndihmën e fotografëve më në zë, Jani Ristani, R. Veseli dhe M. Kallfa, P. Kumi u shqua dhe u evidentua shumë shpejt si kronist cilësor i fotografisë së shtypit. Në vitin 1963 u ftua të punoi si fotoreporter në Revistën "YLLI'" ku bëri një karrierë 30 vjeçare si fotograf profesionist. Në vitin 1966 pati rastin të ndjekë një trajnim të gjatë 6 mujor për fotografinë me ngjyra pranë Laboratorit Qendror te Fotografisë se Agjencisë se Lajmeve të R.P. të Kines, HSINHUA. Në vitin 1985 emërohet përgjegjës i redaksisë së fotografisë dhe anëtar kolegjiumi në ATSH.

Ka marrë pjesë në shumë konkurse dhe ekspozita të fotografisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku edhe ka fituar shumë çmime të veçanta siç është medalja e konkursit botërorë për foton sportive "Macja e Zezë" etj.[nevojitet citimi] Sot drejton si pronar të parën firmë private të fotografisë profesionale "KUMIFOTO" që gjendet në Tiranë.

Tituj të vepraveRedakto

Fotografi
  • "Macja e Zeze" - fituese e medaljes për fotot sportive në konkursit botëror, Moskë 1960
  • "Brigjeve te Adriatikut" - fituese në konkursin e talenteve të reja të fotografisë, Beograd 1959

Burimi i të dhënaveRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto