Pirro Dhima
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Pirro Dhima emri i greqizuar Πύρρος Δήμας u lind më 13 tetor 1971, atlet olimpik i peshëngritjes dhe deputet me PASOK në zgjedhjet e 2012. Ka fituar tre herë medalje ari ( Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000 ) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004. Atleti me i suksesshëm ne historinë e sportit grek, është i vetmi deri më sot me tre medalje ari dhe një bronzi në olimpiada. Piro Dhima është oficer rezervë i ushtrisë greke, dhe i diplomuar nga seksioni Pedagogjik në arsimin fillor nga universiteti i Athinës . Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Pirro Dhima | |
Medalje Olimpike | |
Pesh Ngritje 82.5 kile | Në total 370,0 kile |
Lojëra Olimpike 1992 Barcelona |
|
Medalje ari | |
Pesh Ngritje 83 kile | Në total 392,5 kile |
Lojëra Olimpike 1996 Atlanta |
|
Medalje ari | |
Pesh Ngritje 85 kile | Në total 390,0 kile |
Lojëra Olimpike 2000 Sydney |
|
Medalje ari | |
Peshëngritje 85 kile | Në total 377,5 kile |
Lojëra Olimpike 2004 Athinë |
|
Medalje bronzi |
Rruga e suksesit
RedaktoLindi në Himarë, Shqipëri, dhe filloi të merret me peshëngritjen rreth vitit 1978 në moshën shtatë vjec. 'Ka fituar tri herë medaljen e artë olimpike, në Barcelonë 1992 në kategorinë 82,5 kile, Atlanta 1996 në kategorinë 83 kile dhe në Sydney 2000 në kategorinë 85 kile, ndërsa në Lojëratë Olimpike në Athinë në vitin 2004 ai fitoi medaljen e bronzit. Ka fituar dhe tre tituj botērorē (1993, 1995 edhe 1998).
Do mbetet në histori për dy rekorde botërore që do të jetojnë përgjithmonë, sepse i ka arritur në kategorinë e 83 kg., e cila nuk ekziston më, në Lojërat Olimpike në Atlanta. Ngriti atëherë 180k. në rrokje dhe 392,5 ms në total. Ai mban rekordin botëror në rrokje në kategorinë e 85 kg, ngriti 180 kg me të cilat fitoi titullin kampion bote në Athinë më 1999. Në vitin 1992 ai fitoi vendin e tretë në Kampionatin Europian dhe mori biletën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Barcelonë. Në 1993,në Kampionatin Evropian mori vendin e tretë në 83 kile dhe në të njëjtën kohë, në Kampionatin Botëror në Melburn fitoi vëndin e parë në të njëjtën kategori.
Në kampionatin Evropian të peshëngritjes në Varshavë, maj 1995, fitoi tre medalje të arta në 83 kile, akoma atje ariti tre rekorde botërorë në rrokje,në hov dhe totale, ndërsa në vitin 1998 në Finlandë renditet i dyty me 377,5 kg në total. Në Lojërat Olimpike në Atlanta dhe Athinë ishte mbajtës i flamurit olimpik grek.
Për dallimet e tijë është nominuar pesë herë si atleti më i mirë i Greqisë nga gazetarëtë sportiv grek ( ΠΣΑΤ ) në vitet 1992, 1993, 1995, 1996 dhe 2000. Në mars 2005, në Stamboll, mori nga ana e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes titullin "atleti më i madhë i shekullit".
Në maj 2012, së bashku me atletin kineze të gjimnastikës Li Niig ndezi altarin në fushën Panathenaiko gjatë ceremonisë së dorëzimit të flakës olimpike në qytetin nikoqir të Londrës.
Për kontributin e tij në sportin grek ai është nderuar me "Kryqin e Artë" nga Republika Greke.
Pozicione administrative
RedaktoFituesi i katër medaljeve Olympike, nga tetori 2008 është president i EOAV (Federata e Peshëngritjes greke),ndërsa në maj 2005 zgjidhet nga Federata Ndërkombëtare e Peshngritjes si Kryetari i atletëve.
Agjencia Anti-Doping Botërore (WADA), në nëntor 2011 e quajti ambasadorë për të luftuar dopingun në sport.
Më 2 dhjetor, 2009 në Katerini, Pieria ka themeluar klubin e parë sportiv që mban emrin "Athletic Club Dimas Pirros" i cili tashmë fillon të prodhojë kampionët në sportin e peshëngritjes.
Karriera politike
RedaktoNë Zgjedhjet më 6 maj, 2012 Piro Dhima zgjidhet deputet me PASOK (ΠΑΣΟΚ),[1].
Evangelos Venizellos, në fjalimin e tij deklaroi se: "Pirro me katër medalje olimpike, simbolizon Greqin që përpiqet, lufton dhe arrin. Simbolizon Greqin që duhet të ngrihet edhe të qëndroj në këmbë".[2]
Referimet
Redakto- ^ Ποιοι εκλέγονται βουλευτές Επικρατείας Arkivuar 9 maj 2012 tek Wayback Machine Πρώτο Θέμα, 7 Μαΐου 2012
- ^ Ο Πύρρος Δήμας επικεφαλής του Επικρατείας του ΠΑΣΟΚ Τα Νέα, 24 Απριλίου 2012