Planifikimi urban i Kinës së lashtë

aspekt i historisë

Planifikimi urban i Kinës së lashtë është zbatimi i parimeve tradicionale të arkitekturës kineze në projektimin urban. Këto tradita mund të përmblidhen si: gjeomancia dhe astronomia fengshui; sistemi i rrethimit të fushës; kozmologjia gaitian; qi si një mjet energjie që lidh njeriun, Tokën dhe qiellin; pushteti politik i ndarë midis aristokracisë ushtarake dhe këshilltarëve politikë; vendi i shenjtë bo; një sistem ekonomik tre-radhësh nën kontrollin absolut të shtetit; shkrimi i hershëm; dhe kryeqyteti tashmë i rrethuar me mure i zhvendosshëm si një diagram i pushtetit politik.

Zhvillimet e hershme

Redakto
 
Kulturat Yangshao dhe Longshan

Planifikimi Urban mori udhë gjatër urbanizimit të luginës së lumit të Verdhë (Huang He) në Epokën e Neolitit. Procesi në Kinë, si kudo në botë, është i lidhur me procesin e përqëndrimit të pushtetit në një dorë. Megjithëse mjaft kultura formuan shtete rivale, paraardhësja e drejtëpërdrejtë e shtetit kinez ishte Kultura Longshan. Kështu, planifikimi më i hershëm urbanë kinez ishte një sintezë e kozmologjisë, gjeomancisë, astrologjisë dhe [[numerologjia|numerologjisë e kulturës tradicionale Longshan. Kjo sintezë prodhoi një diagram të kozmosit, që e vendoste njeriun, shtetin dhe qiellin në harmoni. Qyteti ishte i planifikuar në kontekstin e këtij diagrami kozmik për të ruajtur harmoninë dhe balancën, parime të rëndësishme në traditën kineze.

Urbanizimi i Neolitit

Redakto

Urbanizimi fillon në Banpo (4,800-3,750 p.e.s.) në rrafshirën Zhongyuan të Lumit të Verdhë. Banpo u zhvilluan nga një fshat tipit Yangshao si në madhësi ashtu dhe në organizim deri në ndërtimin e Hollit të Madh rreth 4000 vjet p.e.s.. Si EridujaMesopotami, Banpo në Azinë lindore ishte shembulli i parë i arkitekturës së specializuar, diçka e ndryshme nga një shtëpi. Fizikisht, Banpo ishte i përbërë nga 200 shtëpi rrethore gropash dhe Holli të Madh përgjatë 5 hektarëve dhe e rrethuar nga një hendek. Këto shtëpi në gropa ishin të vendosur për përfitim diellor duke e drejtuar derën në drejtim të grupin e yjeve Yingshi pak pas solstiksit dimëror.[1] Tashmë, në këtë fazë të hershme hyrja e parimit të drejtimit jugor ishte stabilizuar vendosmërisht. Si në komunitetet e tjera neolitike, jeta në Banpo ishte sinkronizuar me vitin bujqësor, i cili matej nga lëvizja e grupit të yjeve të karros së madhe (pjesë e Arushës së Madhe), që funksiononte si një orë qiellore. Libri i Odave përshkruan këtë cikël vjetor. Duke nisur në burimi, mjellmat adoleshente përmes vërshimit të ujrave në pikëtakimin e dy lumenjve, dalin duke fërgëlluar dhe në këtë gjendje ato mishëronin shpirtrat e paraardhësve të varrosur në tokë, të cilët rigjallëroheshin në burimet e Lumit të Verdhë.[2] Në këtë gjendje të rivitalizuar ato pillnin në një vend që mendohej se zotëronte energjinë magjike të tokës. Këto vendndodhje ishin të pa përshtatshme për bujqësinë, zakonisht një kodër dhe në këtë mënyrë ishin pyje të qëmotshëm të pa-prekur. Riprodhimi i shenjtëruar ishte thelbësor për ruajtjen e ciklit të jetës. Kur vërshimi i ujërave tërhiqej, trekëndëshi ndahej në fusha bujqësore midis familjeve. Në vjeshtë mbahej një festival në përfundim të vjeljes dhe/apo korrjes. Në dimër, njerëzit linin shtëpitë e tyre dhe tërhiqeshin në Hollin e Madh, ku ata drejtoheshin nga të vjetrit e fshatit në pije dhe këngë për të smbrapsjen e të ftohtit. Nevojat dhe besimet e shoqërisë Banpo krijuan formën urbane prototipike kineze. Sitet e shenjta të prokrijimit gjatë pranëverës bëheshin, gjatë kohës, Vende të Shenjta të quajtura bo. Për më tepër, lidhja midis paraardhësve, tokës dhe pjellorisë u zhvillua në një teori të energjisë qi dhe gjeomancisë fengshui. Libri i Varrimit e përpunon më tej këtë teori. Njeriu konsiderohej Qi e përqëndruar dhe kur kockat e tij riktheheshin në tokë ato rivitalizoheshin nga Qi-ja. Pasardhësit e gjallë ndikohen nga Qi-ja e gjeneruar nga kockat e paraardhësve të tyre, "si një tel llaute do të përthith vibrimin e një tjetër teli llaute afër tij".[2] Në këtë teori, bota ishte një gjeneruese aktive Qi-je në të cilën varret, shtëpitë dhe qytetet duhet të vendosen në mënyrë të kujdesshme nëpërmjet parimeve fengshui për të ruajtur harmoninë. Forma e kësaj bote përshkruhej nga një kozmologji paralele e një qielli të rrumbullakët që rrotullohet rreth një toke katrore. Kjo kozmologji gaitian përvijohet nga astronomia neolitke. Ky diagram kozmik është pikturuar në xhadën Bi dhe Cong të përdorura për të biseduar me shpirtrat e qiellit dhe të tokës, përkatësisht. Në veçanti, qeramika Yangshao e dekoruar me grupin e yjeve të Karros së Madhe të brendashkruar në një katror nëntë në një (toka) i rrethuar nga një rreth (qielli) tashmë paraqet një diagram kozmik të tokës së ndarë në nëntë pjesë.[3] Kjo nëntë në katror, në atë kohë, u bë baza e sistemit të fushës së rrethuar, që ishte baza gjeometrike dhe moduli ligjor i planifikimit rajonal urban. Në këtë mënyrë, Holli i Madh u bë prototipi i pallateve dhe qyteteve të mëvënshme perandorake. Kultura Longshan (3000-2000 p.e.s.) mbërriti nga lindja një mijë vjet pas Banpo-s në të njëjtën zonë. Kjo mbërritje është mitizuar nga historia e Perandorit të Verdhë, një njeri me energji të fuqishme që vendosi ligjin, standardizoi masat dhe shpiku shkrimin. Tributë Longshan formuan një superstratum mbi Kulturën Yangshao. Pasi ata u shkrin ideologjikisht dhe etnikisht, u shfaqën të gjithë elementet e një shteti dhe qytetërimi të ri. Kulturalisht, shkrimi i hershëm në formën e Shkrimit Longshan u përdor në kockat fatthënëse. Politikisht, një komandant Longshan drejtonte me ndihmën e një këshilltari Yangshao. Si përdorimi i kockave fat-thënëse ashtu dhe drejtimi i një mbreti me këshilltar pati vazhdimsi në Dinastinë Shang. Kryeqyteti i parë ishte Chengziya 2500 vjet p.e.s. i ndjekur nga Taosi 2300 vjet p.e.s. dhe në fund nga Erlitou 2000 vjet p.e.s.. Kultura longshan u zhvillua drejtëpërdrejtë në Dinastitë Xia dhe Shang. Aspektet hierakike dhe ushtarake të Kulturës Longshan janë të dukshme në qytetet e tyre. Forma e tyre është një katror me mure i mbushur me shtëpi katrore. Tranzicioni nga shtëpitë e rrumbullakta te ato katrore është gjithëmonë i shoqëruar nga një pushtet e qëndërzuar në histori.[4] Qytetet në formë katrore, një produkt i vetë pushtetit të qëndërzuar, historikisht del nga një fushim ushtarak. Qyteti është një lloj diagrame e pushtetit politik. Rendi i ri e la vulën e tij në kontekstin urban-rajonal. Tre nivelet e vendbanimit u shfaqën në shtetin e hershëm Longshan, fshati i quajtur Jū (0-1 ha), qyteti Yi (1-5 ha) dhe kryeqyteti i quajtur Dū (<5 ha). Këto tre bashkime vendbanimesh ishin realizimi fizik i teorisë së vendit qendror. Fshatrat zanafillor Yangshao Jū formuan një model të prodhimit që i kanalizonte të mirat drejt vendbanimit më të madh Longshan Yi dhe në fund te vendbanimi Dū. Pushteti politik ishte kështu i përcaktuar si sasia e modeleve prodhuese bujqësore dhe fshatrave nën kontroll. Zona më e madhe, më e pasur kaloi drejt kryeqytetit. Qytetet e tjera ishin ekonomikisht të panevojshëm pasi kishin tregje shumë të largët. Në kët kohë, ndarja e zonave urbane dhe rurale është akoma pak e përcaktuar në Kinë. Kryeqyteti i fundit Longshan, Erlitou është mishërimi fizik i ndryshimeve masive shoqërore në Kinë rreth 2000 vjet p.e.s.. Erlitou filloi në Neolit si një Yangshao bo, me shtimin e mëvonshmë të altarëve dhe tempujve. Ishte një qytet i shenjtë, madje kur u përvetësua nga tributë Longshan dhe kështu nuk u rrethua kurr me mure. Erlitou ishte siti i tranzicionit për në Epokën e Bronxit. Dinastia Xia mund të ketë qenë klasa drejtuese e Erlitou-së.

Urbanizimi i Epokës së Bronxit

Redakto
Simboli i Fushës së Shenjtë
  4 9 2
3 5 7
8 1 6
diagrama origjinale simboli modern

Erlitou është i vendosur në pikëtakimin e lumenjve Luo dhe Yi, një vend i shenjtë i njohur si Djerrina Xia. Gjeografikisht, Djerrina Xia shënonte qendrën e tokës katrore nëntë në një. Gjatë Kulturën kalimtare Erlitou, tradita të ndryshme neolitike u ndërthurën në një sistem harmonik dhe koherent filozofik dhe politik. Në këtë sistem toka ishte pasqyra e qiellit e drejtuar nga Perandori i Xhadës. Duke qndruar në Yllin Polar, ai dërgonte frymën qiellore Qi në tokë nëpërmjet meridianëve. Qi-ja e përqëndruar në male dhe lumenj si dhe nga sitet e njohura të planifikimit të një ndërtese dhe madje një qyteti mund të përdornin këtë maticë të mbushur me energji. Politikisht, Qi-ja e rrjedhur nga qielli përgjatë tokës dhe nëpërmjet perandorit hyjnor, përgjatë qytetit të tij dhe jashtë portave të mbretërisë së tij. Perandori i mbante tokën dhe qiellin në balancë të harmonishme nëpërmjet pushtetit të tij absolut. Një klas këshilltarësh interpretonte paralajmërimet e qiellit për të informuar veprimet e tij. Gjeografikisht, shteti ishte në formë katrore dhe i përqëndruar te drejtuesi. Siç përshkruhet te Libri i Dokumenteve, Kina ishte një katror prej 45,000 li me pesë pesë katrorë përbërës të shtrirë në 500 li për të krijuar pesë zona. Duke filluar nga qendra, Territori Mbretëror (500 x 500 li), Territori Fisnik, Territori i Sigurimit të Paqes, Territori i Kufizuar dhe Territori i Egër. Jashtë zonës së pestë, jetonin tributë barbare.[5] Vendndodhja Xia dhe vendndodhja e heshme Shang ishte një diagram në miniaturë e këtij kozmosi. Kishte një formë tradicionale katrore Longshan të orientuar në mënyrë strikte veri-jug pasi Qi-ja rridhte në atë drejtim (Ylli Polar në veri). Ky katror ndahej më tej në nëntë pjesë bazuar në katrorin nëntë në një tashmë të vjetër, që ishte kthyer në një simbol prosperiteti. Një vendbanim drejtkëndor me mure për shërbëtorët dhe artizanët formohej rreth këtij pallati. Katrori nëntë në një ndonjëherë gjatë Dinastisë Shang u transformua në simbolin e Fushës së Shenjtë (Katrori Lo Shu). Në një mit themeluesi i Dinastisë Xia, Yu i Madh, mori simbolin e Fushës së Shenjtë nga një breshkë magjike e dërguar nga qielli. Rëndësia e tij nuk mund të nënvlerësohet pasi është baza gjeometrike e arkitekturës së lashtë kineze, planifikimit urban dhe gjeografisë. Në kohën e Dinastisë Xia, territori katror nëntë në një i tokës ishte i ndarë në nëntë shtete (九州; Jiǔzhōu). Megjithëse një fazë e rëndësishme e urbanizimit, Erlitou nuk qe një qytet i vërtetë. Ishte një kompleks pallatesh i rrethuar nga një fshat i stërmadh neolitik. Gjatë Epokës së Bronxit, artifakte të çmuara bronxi i përkisnin ekskluzivisht aristokracisë ndërsa fshatarët jetonin akoma në një nivel zhvillimi neolitik. Pati një seri pallatesh du kryeqytetesh gjatë periudhës Xia dhe në Dinastitë e hershme Shang. Çdo kryeqytet pasues kishte një nivel më të lartë zhvillimi deri në kryeqytetin e vonë Shang, Yin. Yin ishte qyteti i parë i vërtetë dhe përfaqësonte kumin e Kulturës Longshan. Projektimi i pallatit në Yin u kopjua nga Dinastia Zhou për të krijuar pallatin në Zhouyuan, që konsolidoi gjithë shtesat dhe eksperimentimin e Yin-it përgjatë shekujve. Megjithëse një kopje, Zhouyuan ishte një risi për nivelin e tij të lartë të planifikimit. Kjo veçori i urbanizmit Zhou më vonë do të zbatohej në një shkallë kombëtare. Politikisht, tribuja Zhou, një vasal i dinastisë Shang, lëvizi përmes një serie prej tre kryeqytetesh, Fan, Bo dhe Shen, përpara ngulimit në kryeqytetin e tyre të parë, Zhouyuan në lumin Weishui.

Standardi klasik

Redakto

Kur Dinasita Zhou mori kontrollin e Kinës nga Dinastia Shang, ata prishën rendin natyror dhe harmonik të universit dhe pati një pikëpyetje serioze mbi të drejtën e tyre hyjnore për të drejtuar. Vdeja e papritur e prijësit të tyre menjëherë më pas u duk se konfirmoi se ata kishin dhunuar vullnetin e qiellit. Regjenti në fuqi, duka i Zhou, veproi me shpejtësi për të rikthyer balancën duke rikthyer aristokracinë Shang, dijetarë dhe artizanët e Djerrinës së Shenjtë Xia. Ai projektoi një qytet të ri të shenjtë, Chengzhou, sipas parimeve strikte kozmologjike për ti bujtur ata. Në fund, ai lëvizi 9 tingujt për tu vendosur aty. Besohej se nëpërmjet këtyre veprimeve harmonia do të rivendosej dhe qielli do tu jepte Zhou-ve të drejtën për të drejtuar Kinën. Kjo punë, megjithëse e bazuar në shekuj të dizenjimit të mëpërshëm, ishte një sintezë radikale dhe qyteti i parë me të vërtetë i planifikuar në Kinë. Me Chengzhou-në, duka Zhou vendosi standardin klasik të planifikimit urban. Shumica e qyteteve të reja u modeluan sipas projektimit të tij. Më së fundmi, format e tij u kodifikuan në Ritet e Zhou-ve (Zhōu lǐ).

Konceptet

Redakto

Qytetet planifikoheshin duke u bazuar në simbolin e zmadhuar të Fushës së Shenjtë. Simboli i Fushës së Shenjtë është thelbësisht numerologji e zbatuar në katrorin nëntë në një. Çdo katror i vendoset një numër nga 1–9 për të formuar një katror magjik të M = 15. Kuptimet simbolike të bazuara në homofoninë e emrat e plotë kanë ekzistuar që nga Dinastia Xia; gjithësesi, ky simbolizëm u shtri plotësisht te numerologjia gjatë Dinastisë Zhou. Fusha e Shenjtë përdorej për të konceptualizuar shumë sisteme si astronomia, gjeografia dhe politika. Qendra është subjekt i sistemit, tetë katrorët përbërës përfaqësojnë mjetet nëpërmjet të cilave subjekti (i përfaqësuar nga katrori qendror) vepron, dymbëdhjetë faqet e jashtme janë amplifikime të cilësive të tyre. Katër katrorët e numrave çift në kënde janë yin dhe pesë katrorët aksial me numra tek janë yang. Kjo konsiderohej balanca korrekte e yin-it dhe yang-ut për të ruajtur një rrjedhje harmonike të Qi-së. Qyteti ideal ishte kështu një diagramë e këtij simboli shumë-qëllimësh kozmologjik të projektuar në peizazh. Ritet e Zhou-ve kodifikoi si Fusha e Shenjtë shndërrohet në një qytet. Për më tepër, ai diktonte planifikimin nga një shkallë rezidenciale deri në një shkallë rajonale.

Ndërtimi (ying) i kryeqytetit nga artizanët në çdo krahë është 9 li (~3 km) i gjatë me tre porta; 9 linja gjatësore dhe 9 linja të gjerësisë e ndajnë pjesën e brendshme të qytetit me rrugë veri-jug 9 herë gjatësinë e rrugës në gjerësi (9 gui); Tempulli i paraardhësve është në të majtë (të pallatit të qytetit në mes) dhe altarët Sheji për zotin e tokës (Hou Tu) dhe zotin e drithit në krahun e djathtë; pallati drejtohet nga gjykata perandorake dhe pjesën e mbrapme kundrejt tregut, ku gjykata dhe tregu janë të dyja njëqint mu (1 fú).[6]

 
Plani i Chengzhou-së (superrjeta në të kuqe)

Një tempull i paraardhësve ishte vendosur në katrorin 7, një tempull i bujqësisë në katrorin 3 dhe një holl audience në katrorin 1. Tregu nuk konsiderohej i rëndësisë së lartë dhe ishte vendosur në katrorin 9 në veri të pallatit. Pallati gjendej në katrorin 5 të Fushës së Shenjtë. Vetë pallati ishte një kopje e atij në Zhouyuan. Katrori 5 ishte i rrethuar nga fortifikime për të formuar Qytetin e Brendshëm (kinezçe:城; Pinyin: Chéng). Skaji i Fushës së Shenjtë ishte i rrethuar një rreth të dytë fortifikimesh dhe referohej si Qyteti i Jashtëm (kinezçe:郭; Pinyin: Guó). Fortifikimet specifikoheshin si 20 m të gjera dhe 15 m të larta. Muri i Qytetit të Jashtëm ishte i përshkuar nga 12 porta të drejtuara me 3 shëtitoret madhore veri-jug dhe 3 shëtitoret madhore lindje-perëndim. Paralel me këto shëtitore, ishin 6 shëtitore më të vogla për një tërësi prej 9 shëtitoresh që shkonin veri-jug dhe 9 shëtitore që shkonin lindje-perëndim. Këto 18 shëtitore specifikoheshin si të gjera sa nëntë qerre (njësi kineze matje: 24 bu; SI: 30 m) që e ndanin qytetin në lagje (kinezçe: 坊; Pinyin: fāng) prej 1x1 li. Konceptualisht çdo lagje ishte një fshat individual, kështu që kryeqyteti ishte i përbërë nga 81 fshatra brenda një muri. Brenda secilës lagje toka private ishte e parcelizuar në module prej 8 mu-shë (66.5x66.5 m, 4,553.47 m2). Standardi i 8 mu-ve kadastrale mund të strehonte një rezidencë aristokratike ose të ndahej më tej në gjashtë rezidenca më të vogla të hartave kadastrale. Fleksibiliteti i këtij sistemi të thjeshtë lejonte diversitet të madh brenda çdo lagjeje, por homogjenitet më të madh në shkallë qyteti. Standardi klasik Zhou e shtriu konceptin e planifikimit modular të përdorur në kryeqytet në shkallën e planifikimit rajonal. Qyteti ishte pjesë e një sistemi modular rajonal të ekonomisë urbane. Ai pasqyronte hierarkinë e shtetit në një shkallë më të vogël. Çdo modul, urban ose rural, në hierarki kishte të njëjtën popullsi bazë dhe pushtet politik. Rangu ekonomik i një qyteti përcaktonte përmasat e tij, të matura në li (kinezçe: 里; Pinyin:lǐ) që konsiderohej si gjatësia e një fshati të caktuar nga Perandori i Verdhë. Vlera e li-së në kohën e Chengzhou-së ishte 358.2 m. Në shkallën më të vogël madje edhe zonat kadastrale ishin ndërtuar nga shtëpitë e standardizuara kineze (Siheyuan) siç përshkruhet në Ritet e Zhou-ve. Hierarkia urbane Zhou:

  • Kryeqyteti 9 × 9 li, 81 zona me nga 1 li
  • Qyteti parësor 5 × 5 li, 25 zona me nga 1 li.
  • Qyteti dytësor 4 × 4 li, 16 zona me nga 1 li.
  • Qyteti tretësor 3 × 3 li, 9 zona me nga 1 li.

Qyteti i parë i planifikuar dhe ndërtuar sipas standardit klasik Zhou, Chengzhou (1036 p.e.s.), ilustron qytetin ideal. Në fillim u përcaktua një vend i përshtatshëm me burime korrekte Qi-je, një kodër në veri (mali Mang) dhe lum në jug (lumi Luo). Më tej, u përcaktua qendra me një kompas dhe një u hap një hulli për të shënuar kufirin e murit. Pastaj një vend qendror u ndërtua në katrorin 5, më në fund toka u parcelizua. Chengzhou, megjithëse kryeqyteti zyrtar në emër dhe një qytet i shenjtë nuk qe kurr kryeqyteti politik i Dinastisë perëndimore Zhou. Në vend të tij, një version më i vogël i Chengzhou-së i quajtur Ëangcheng u ndërtua afër në vitin 1021 p.e.s.. Për shkak të afërsisë të dy qytetet janë quajtur gabimisht Luoyang në histori.

Urbanizimi i Epokës së Hekurit

Redakto

Pasi Kina kaloi në Epokën e Hekurit kontrolli tërësor i Zhou-ve mbi perandorinë e tyre u shpërbë në shtete të shumëfishta; secili prej tyre, gjithësesi, përdordorte modelin e vendosur nga Chengzhou për të ndërtuar kryeqytetet e tyre. Kjo periudhë e quajtur Dinastia Lindore Zhou ose Periudha e Shteteve Luftuese, ishte një kohë e urbanizimit të madh të Kinës. Chengzhou vetë në fund u bë kryeqyteti politik i Dinastisë Lindore Zhou në vitin 510 p.e.s. (fortifikimi i tij u trefishua në gjerësi). Qytetet e humbën rangun e tyre të ngurtë të imponuar nga autoriteti perandorak dhe u zhvilluan sipas funksioneve të tyre ekonomike dhe ushtarake. Kjo periudhë, megjithëse politikisht kaotike, ishte një periudhë me urbanizim të lartë dhe eksperimentim me arkitekturën dhe planifikimin urban. Bashkë me zhvillimin e qyteteve kishte një zhvillim paralel të shoqërisë urbane; Tregëtarë të pavarur, artizanë, dijetarë etj. të gjithë dolën si një klasë shoqërore e re në këtë kohë. Përveç zhvillimit në luginën e Lumit të Verdhë, filloi të urbanizohej lugina e Lumit Yangtze nën modelin kulturor të Dinastisë Zhou. Qytetet e shteteve si Wu, Yue, Chu dhe Shu kishin variacione rajonale sipas standardit klasik Zhou. Në kohën e pushtimit të Dinastisë Qin kishte një diversitet të madh qytetesh të pasura përgjatë Kinës, duke përjashtuar rajonin Lingnan. Tregu i qytetit me kullë ishte një veçori e re e kësaj periudhe që shënon fillimin e një funksionimi të integruar ekonomik të qyteteve. Arkitektura e shteteve ndërluftuese përdorte mure të larta, porta të mëdha dhe kulla. Zhvillimi i kullës si një simbol i rendit politik dhe shoqëror përcakton veçanërisht këtë periudhë. Kulla zakonisht e projektuar dukshëm në krye për të krijuar një imazh të fuqisë dhe frikësimi. Tregu i ri ishte gjithmonë i mbikqyrur nga një kullë.

Periudha perandorake

Redakto

Periudha perandorake e planifikimit urban karakterizohej nga teoria e një master plani kombëtar që e shtrinte autoritetin perandorak në mënyrë uniforme përgjatë Kinës duke krijuar një hierarki ekonomike dhe politike të qyteteve. Zanafilla e këtij master plani ishte një kujtim i idealizuar i drejtimit të Dinastisë Zhou në kohën e Dinastisë Han si një kohë e artë, që nuk kishte ekzistuar kurr. Në këtë master plan kombëtar perandoria e Kinës ishte e ndarë në provinca bazuar në Nëntë Rajonet Zhou të mëhershme, duke ruajtur kështu konceptin e Kinës si një Fushë e Shenjtë katrore. Çdo provincë ishte e ndarë në prefektura dhe çdo prefekturë në konte. Në qendëdër të çdo konteje ishte një qytet i rrethuar me mure. Kufiri i kontesë ishte një ditë marshim nga qyteti i rrethuar me mur. Në këtë mënyrë autoriteti perandorak ishte i gjithëpranishëm. Rrjeti administrativ perandorak ishte i mbivendosur në një rrjet ekzistues fshatrash të pa rrethuar me mure dhe qytezash. Një konte në këtë mënyrë drejtonte mjaft qyteza dhe shumë më tepër fshatra. Ky sistem taksimi dhe ligji i imponuar në një matricë shumë prodhimtare të fshatrave bujqësorë është një vazhdimësi e sistemit shoqëror të krijuar nga kulturat Longshan dhe Yangshao. Maja e këtij master plani kombëtar ishte një krijim i ri, kryeqyteti perandorak. Kryeqyteti perandorak ishte projektuar si një mikrokozmos i master planit kombëtar.

Formimi

Redakto

Historikisht, qytetet e gjashtë shteteve ishin kombinuar në një sistem rajonal të unifikuar nën bashkimin e Kinës nën sundimin e Dinastisë Qin. Gjithashtu nën Dinastinë Qin Chengzhou e humbi statusin e tij si një qytet i shenjtë dhe u riemërua Luoyang në vitin 236 p.e.s.. Dinastia Qin shkatërroi shumicën e urbanizimit të Dinastisë Lindore Zhou për të përqëndruar pasurinë e saj të grumbulluar në kryeqytetin Xianyang. Kolonizimi i rajonit Lingnan dhe Ordos filloi në këtë kohë, duke përdorur një version të modifikuar të standardit klasik Zhou të projektit urban. Dinastia Qin krijoi një sistem kombëtar garnizohesh ushtarake në një hierarki administrative tre radhëshe si një masë praktike për të kontrolluar popullsinë sipas parimeve legale strikte. Ironikisht, sepse legalizmi ishte aq represiv sa Dinastia Qin e humbi pushtetin në një revolt dhe u zëvendësua nga Dinastia Han, që e vazhduan sistemin perandorak të administrimit Qin nën një doktrinë më të balancuar konfuciane. Në zanafillën e saj Dinastia Han u përball menjëherë me detyrën e rindërtimit të infrastrukturën urbane që ishte shkatërruar nga ndëshkimet e Dinastisë Qin dhe lufta për pushtet pas rënies së tyre. Dinastia Han e rindërtoi Kinën sipas master planit që nga Dinastia Zhou që nuk ishte realizuar kurr. Për këtë qëllim dijetarët e Dinastisë Han grumbulluan pjesë të diturisë që kishte mbijetuar nga spastrimi i Dinastisë Qin për të shkruar Librin e Zejeve të Ndëryshme (Kaogongji), që ishte baza e planifikimit urban deri në epokën moderne. Kështu qytetet e rindërtuara, qytete e reja dhe qytetet koloniale ishin uniform me këtë standard perandorak dhe shoqëria urbane kineze lulëzoi përsëri.

Kontea

Redakto

Gjatë Dinastisë Han administrimi zyrtar u shtri vetëm në nivelin e kontesë. Kontea (kinezçe xiàn) ishte njësia parësore e kontrollit qeveritar që përdorte fuqinë prodhuese të fshatrave në zonën e saj të kontrollit për të përqëndruar pasurinë. Kontea ishte kështu një qytet-shtet funksionues me dy pjesë; një vendbanimi i rrethuar me mur 1×1li në qendrën gjeografike të territorit. Qyteti nuk kishte emër të tijin, emërtohej duke i shtuar sufiksin cheng emrit të kontesë. Territori i kontesë ishte i ndarë në distrikte të quajtura qyteza (xiāng) që ishin të ndara në fshatra (村; cūn). Fshatrat përgjithësisht kishin një popullsi prej 100 banorësh. Në këtë kohë niveli i fshatit është niveli më i ulët i administrimit të Kinës. Këto njësi vendore, kontetë, grupoheshin në grupe prej 8-10 kontesh të quajtura prefektura dhe prefekturat grupoheshin në grupe prej 12-16 prefekturash për të formuar provincat. Ekonomikisht, kontea ishte një treg për prodhimin rural, që konsistonte jo vetëm te bujqësia, por gjithashtu te banorët e qytezave dhe fshatrave për të punuar tokën dhe për të prodhuar të mira nga ekonomia shtëpiake. Kontea e shtriu kontrollin ushtarak mbi një segment të kësaj matrice prodhimtare dhe qe pika hyrëse për të mirat që kanalizoheshin drejt Qytetit perandorak. Kishte afërsisht 1500 konte në Kinën e Mirëfilltë. Kjo strukturë ekonomike më vonë u modifikua nga qytezat tregtare në Mesjetë. Një konte kontrollohej nga një magjistrat në një kompleks të rrethuar me mure në qendrën e kontesë. Ai ishte përgjegjës për mbledhjen e taksave, drejtësinë, shërbimin postal, policinë, hambarët, depozitimin e kripës, mirqenien shoqërore, edukimin dhe ceremonitë fetare. Kompleksi i magjistratit (yamen) ishte i vendosur në qendrën e këtij qyteti në pikën ku kryqëzoheshin rruga kryesore lindje-perëndim me rrugën kryesore veri-jug. Hyrja kryesore ishte në jug dhe me boshtin e drejtuar përgjatë rrugës kryesore veri-jug që lidhej me portën jugore të mureve. Dy harqe në rrugën lindje-perëndim shënonin hyrjen duke formuar një shesh të vogël. Krahu jugor i sheshit ishte një mur dragoi dhe veriori ishte porta kryesore. Kjo portë çonte në një oborr duke kaluar nëpër këtë oborr në një tjetër portë, të quajtur porta e ndershmërisë, që çonte në oborrin kryesor të kompleksit. Krahu verior i këtij oborri ishte holli qendror ku punonte magjistrati, hollet me dy krahë përmbanin gjashtë zyra. Mbrapa hollit qendror ishte një tjetër oborr dhe holl ku magjistrati takonte zyrtarët e rangut të lartë. Kompozimi me tre oborre formonte qendrën e kompleksit në lindje-perëndim të tij ishin të tjerë holle, zyra, hambarë, stalla, librari, rezidenca zyrtare dhe burgje.

Qyteti perandorak

Redakto

Qyteti perandorak mendohej të ekzistonte jashtë nga ndonjë rajon, madje edhe nga ai ku gjendej fizikisht. Për të arritur këtë ai përdori një plan të bazuar në një tekst, një kult i qiellit, zhvendosjen e detyruar dhe simbolizimin e qytetit si Perandor. Evolucioni i kryeqytetit perandorak ndodhi në tre faza, në fillim kryeqyteti mbi-rajonal në Xianyang, i ndjekur nga kryeqyteti gjysëm-rajonal gjysëm-tekstual i Chang'an dhe në fund i realizuar plotësisht në në kryeqytetin tërësisht tekstual të Luoyang-ut. Kryeqyteti i Dinastisë Perëndimor Han, Chang'an, ishte ndërtuar të tejkalonte paraardhësine e tij, Xianyang. Luoyang, kryeqyteti i Dinastisë Lindore Han, nga ana tjetër do të behej modeli i gjithë qyteteve të ardhshme perandorake.

Zhvillimet e mëpasme

Redakto

Pas rënies së Dinastisë Han Kina hyri në një periudhë rënieje që përfundoi me Dinastinë Tang. Në këtë kohë u krijua një paradigmë e re urbane. Dinastia Yuan rivitalizoi standardin klasik të Dinastisë Zhou. Ky standard u përdor deri në Luftën e Dytë Botërore, koha në të cilën fillon planifikimi urban modern kinez.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Pankenier, David W. (1995). "The Cosmo-Political Background of Heaven's Mandate". Early China. 20: 121–176. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Alfred Schinz: The magic square: cities in ancient China; Edition Axel Menges; 1996, isbn 3-930698-02-1, fq. 428
  3. ^ Nelson, 2009
  4. ^ Kostof, 2001
  5. ^ Alfred Schinz:The magic square: cities in ancient China; Edition Axel Menges; 1996, isbn 3-930698-02-1, fq. 428
  6. ^ He, Congrong (18 dhjetor 2007). "Chapter 2 Architecture of Xia, Shang, Zhou Dynasties and Spring and Autumn Period". CORE OCW. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2008. Marrë më 8 shkurt 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto