Arkitektura dhe inxhinieria e Dinastisë Han

Arkitektura dhe inxhinieria e Dinastisë Han ishte arkitektura dhe inxhinieria që u zhvilluan në Kinë gjatë sundimit të Dinastisë Han. Dinastia Han (në gjuhën kineze 漢朝 - Hàn cháo) (206 p.e.s.–220 i e.s.) ishte dinastia e dytë perandorake e Kinës, e paraprirë nga Dinastia Qin (221–206 p.e.s.) dhe e ndjekur nga periudha e tre mbretërive (220–280 i e.s.). Duke u shtrirë në katër shekuj, periudha Han është konsideruar si një kohë e artë në historinë kineze.[1] Edhe sot, grupi etnik maxhoritar i Kinës, e konsideron veten si "Etnia Han" dhe shkrimi kinez konsiderohet si "karakteret Han".[2]

Kullë qeramike me oborr, kllapa mbajtëse dougong, tjegulla të mëdha strehe dhe figurina njerëzore
Model kulle vrotuese hano-perëndimore me njerëz në ballkone

Materialet dhe ndërtimi

Redakto
 
Rrënojat e një kulle vrojtimi të Din. Han, e bërë me dhe të ngjeshur në Dunhuang, provinca Gansu, skaji lindor i Rrugës së Mëndafshit

Druri ishte materiali kryesor ndërtimor në arkitekturën Han.[3] Përdorej për hollet e mëdha të pallateve, kullat shumë-katëshe, hollet shumë-katëshe rezidenciale dhe banesat modeste.[3] Gjithësesi, për shkak të kalbjes së shpejtë dhe lehtësisë për tu djegur të drurit, ndërtesat më të vjetra prej druri të gjetura në Kinë (janë mjaft holle tempujsh të Malit Wutai) datojnë më herët se Dinastia Tang (618907 i e.s.).[4] Historiani i arkitekturës Robert L. Thorp e përshkruan skarsitetin e mbetjeve arkeologjike të periudhës Han, ashtu si dhe burimet e letrare dhe artistike të periudhës Han të përdorura nga historianë si të dhëna rreth arkitekturës jo ekzistuese Han.[5] Ajo çfarë mbetet nga arkitektura e Dinastisë Han janë mbetjet e mureve prej tulle dhe dheu të ngjeshur (duke përfshirë muret e qyteteve dhe muret e varreve nëntokësore), platformat me dhe të ngjeshur për altarët dhe hollet e tarracuar, portat me shtylla guri ose tulle dhe tjegullat prej qeramike të çative që dikur zbukuronin hollet prej druri.[6][7] Seksione e periudhës Han të dheut të ngjeshur të Murit të Madh Kinez ekzistojnë akoma në provincën Gansu, bashkë me rrënojat e tridhjetë kullave sinjalizuese dhe dy kështjellave me bedena.[8] Muret e Han të qytezave kufitare dhe fortesat e Mongolisë së Brendshme ishin ndërtuar tipikisht me tulla me balte në vend të dheut të ngjeshur.[9] Çatitë me kashtë ose me tjegulla mbaheshin nga shtylla druri, deri në shtimin e tullës, dheut të ngjeshur ose muret prej balte të këtyre holleve në fakt nuk e mbanin ata çatinë.[3] Guri dhe stukoja përdoreshin gjithashtu për arkitekturën private.[3] Strehët prej tjegullash të dala ndërtoheshin për të larguar shiun nga muret; ato mbaheshin nga kllapat dougong që donjëherë ishin të dekoruara në mënyrë të stërholluar.[3] Dizajne kallëp (shabllone) zakonisht dekoronin fundin e tjegullave të çatisë, siç shihet në modelet artistike të ndërtesave dhe në pjesët e mbijetuara të tjegullave.[10]

 
Gurë me pikturë të stampuar të Din. Han që paraqet një holl adhurimi të paraardhësve (citang 祠堂)

Shtëpitë me oborre

Redakto

Indikacione të vlefshme rreth arkitekturës Han mund të gjenden në modelet artistike prej qeramike, në piktura dhe tullat e gdhendura ose stampuara të zbuluara në varre dhe site të tjera.[3] Planimetritë e varreve Han ndërtoheshin gjithashtu si shtëpi nëntokësore, të krahasueshme me skenat e shtëpive me oborr të gjetura në tullat e varrit dhe në modelet tre-përmasore.[3] Shtëpitë Han kishin një zonë oborri (disa kishin edhe oborre të shumë-fishta) me holle që ishin lehtësisht të ngritur nga ai dhe të lidhura me shkallë.[3] Ndërtesat shumë-katëshe përfshinin hollet kryesore rezidenciale me kolonada të ndërtuara rreth oborreve ashtu si dhe kullat e vrojtimit.[3] Hollet ishin të ndërtuar me binarë dhe mahi të ndërthurura që zakonisht ishin të gdhendur me dekorime; shkallët dhe muret zakonisht të suvatuar për të prodhuar faqe të lëmuara dhe më pas të pikturuara.[11]

Kryeqytetet Chang'an dhe Luoyang

Redakto
Dy shembuj të mbijetuar nga periudha Han me gërma kapitale të dekoruara për tjegullat qeramike të strehëve të çatisë
Një çok bronxi i din. Perëndimore Han në formën e një koke kafshe; trokitësit e dyerëve janë gjetur në artin Han, si në modelet qeramike të portave që të çojnë në oborret e kateve të poshtme të kullave shumë-katëshe dhe në dyert e varreve nëntokësore prej guri
Një derë varri prej guri të gdhendur e din. Lindore Han e dekoruar me një trokitës rrethor, nga një varr në Luoyang

Rrënojat e mureve të kryeqytetit të parë Han, Chang'an qëndrojnë akoma edhe sot në 12 m të lartë me gjerësi prej 12-16 metrash në bazë.[12] Shqyrtimet moderne arkeologjike kanë provuara se muri lindor ishte 6,000 metra i gjatë, muri jugor 7,600 m i gjatë, muri perëndimor 4,900 m i gjatë dhe muri verior ishte 7,200 m i gjatë.[12] Gjatësia e përgjithshme e muret ishte 25,700 m dhe formonin një planimetri katrore (megjithëse muret jugorë dhe veriorë kishin seksione në formë zig-zage për shkak të rrethanave topografike: përgjatë murit jugor kishte një terren të ashpër dhe shtrirja e Lumit Wei pendonte shtrirjen e drejtë të murit verior).[12] Hendeku i qytetit ishte 8 m. i gjerë dhe 3 m. i thellë; mbetjet e asaj çfarë ishin ura prej druri janë zbuluar përgjatë hendekut.[13] Chang'an kishte dymbëdhjetë portikë që të çonin në qytet, tre për çdo faqe muri dhe vepronin si pika mbarimi të shëtitoreve kryesore.[14] Çdo portik kishte tre porta hyrëse që ishin secila 6 m e gjerë; shkrimtarët e periudhës Han pohonin se çdo portë mund të akomodonte trafikun e katër karrocave të tërhequara nga katër kuaj njëherësh.[14] Sistemi i kullimit përfshinte shumë vrima kulluese që gërmoheshin poshtë këtyre portave dhe dhe rrethoheshin me tulla që formonin harqe, ku gypa qeramike janë gjetur se dikur lidheshin me kanalet e hapur përgjatë rrugëve kryesore.[15] Vetëm disa seksione muri dhe platforma themelesh të pallateve perandorakë, dikur luksoz të qytetit kanë mbetur.[16] Në këtë mënyrë, themelet prej guri janë gjetur gjithashtu, por arkitektura e tyre prej druri ishte shpërbërë prej kohësh.[16] Disa seksione të rrënojave të murit kryeqytetit të dytë Han, Luoyang akoma qëndrojnë 10 m të larta dhe 25 m të gjera në bazë.[17][18] Muri lindor ishte 3,900 m i gjatë, muri perëndimor 3,400 m i gjatë dhe muri verior ishte 2,700 m i gjatë, ndërsa muri jugor u mor nga vërshimi i Lumit Luo që ndrushoi rrjedhën e tij shekuj më parë; duke përdorur pikat përfunduese të mureve perëndimore dhe lindore, historianët çmojnë se muri jugor ishte 2,460 m i gjatë.[18] Rrethimi i përgjithshëm me mur formonte një formë drejtëkëndore, sidoqoftë me disa lakore për shkak të pengesave topografike.[18] Si Chang'ani, Luoyang-u kishte dymbëdhjetë portikë, tre për çdo faqe muri, ndërsa çdo portik kishte tre porta hyrëse që tw çonin në shëtitoret kryesore brenda qytetit.[19] Dheu i ngjeshur i platformave të themeleve të altarëve dhe tarracave fetare qëndrojnë akoma edhe sot jashtë perimetrit të rrethuar të Luoyang-ut, kushtuar adhurimit të perëndive, ku kryheshin flijimet shtetërore.[20] Ata arriheshin nga shkallë të gjata që dikur kishin holle druri të ndërtuar në majë me veranda në katet më të ulët.[20]

Varret nëntokësore

Redakto
Imazhi majtas: Një shtyllë porte prej guri të gdhendur, ose que, 6 m në lartësinë tërësore, e gjetur në varrin e Gao Yi në Ya'an, provinca Sichuan, Din. Lindore Han[21]
Imazhi djathtas: Një que ose "shtyllë porte" e një kulle monumentale të shek. II të e.s. nga siti i 'faltores së familjes Wu' në Shandong, periudha Lindore Han

Rreth viteve '80, mbi dhjetë mijë varre nëntokësore Han prej tulle dhe guri u zbuluan nëpër Kinë.[22] Varre më të hershme kineze që datojnë nga periudha e Shteteve Ndërluftuese ishin shpesh gropa të gërmuara vertikalisht të rrethuar me mure druri.[23] Në gërmimin e varreve, punëtorët Han në fillim do të ndërtonin gropa vertikale ndërsa më vonë do të gërmonin në gjerësi, prej nga u vu emri "gropa horizontale" për varret Han; kjo metodë përdorej gjithashtu për varret e gërmuara në faqet e maleve.[22] Muret e shumicës së varreve të Hanëve Perëndimorë ndërtoheshin në gropa të mëdha tullash, ndërsa më të voglat, jo të tipit të gropave me tulla që mbizotëronin arkitekturën e varreve të Hanëve Lindorë (me disa të bëra me gurë) u shfaqën në periudhën e voën të din. Perëndimore Han.[24] Tipi më i vogël me tulla ishte më i përshtatshëm për kalimet harkore të hyrjeve Han, dhomat me kupola formë voze dhe çatitë kube.[24][25] Kupolat dhe kubetë nëntokësore nuk kërkonin kontraforte mbështetëse pasi ato mbaheshin nga gropat e dheut.[26] Përdorimi i kupolave dhe kubeve prej tullash në strukturat mbi tokë Han është i panjohur.[26]

 
Dhomë varri me kupolë në formë voze e Din. Lindore Han në Luoyang e bërë me tulla të vogla

Planimetria e varreve të gërmuar në faqet e maleve kishte në mënyrë tipike një dhomë ballore, dhoma anësore dhe një dhomë të mbrapme të projektuara për të imituar një kompleks të holleve mbitokësore.[23] Varri i mbretit Liu Sheng (vdekur në vitin 113 p.e.s.) në provincën e Hebeit jo vetëm kishte një holl ballor me perde dritaresh dhe oferta mortore, karroca dhe kuaj në dhomën e veçuar anësore në jug dhe oferta të maganizuara në dhomën anësore veriore, por gjithashtu mbetjet e shtëpive mbretërore prej druri me çati me tjegulla mbrenda (bashkë me një shtëpi të bërë prej pllakash guri dhe dy dyer guri në dhomën e mbrapme).[23] Dyer të bëra tërësisht prej guri janë gjetur në shumë varre Han ashtu si dhe në varre të dinastive të mëvonshme.[27] Një shumë prej njëzet e nëntë shtylla portash monumentale prej tullash ose me gurë të gdhendur (que) nga Dinastia Han kanë mbijetuar dhe mund të gjenden në zonat mbitokësore rreth siteve të varreve dhe faltoreve Han.[28][29] Ato shpesh bëjnë pjesë në muret e jashtëm, zakonisht anash një hyrjeje por ndonjëherë në këndet e rrethimeve me mure.[21][28] Megjithëse ato nuk kanë elemente druri dhe qeramike, ato imitojnë tjegullat e çatisë, strehët, verandat dhe shtyllat e parmakut.[21][30]

 
Pikturë e Din. Lindore Han me një kullë vrojtimi me tambur që daton nga viti 176 i e.s., e gjetur në një varr në Anping, provinca Hebei

Shpimet dhe galeritë e minierave

Redakto

Në relievet e tullave të varreve Han në provincën Sichuan, tregohen skena shpimi për projekte minierash.[31] Ato tregojnë vinça të lartë duke ngritur ujë të kripur nëpërmjet gypave prej bambuje në sipërfaqe që shëllira mund të distilohet në enë avullimi nga nxehtësia e furrave në mënyrë që të prodhohet kripë.[31] Furrat nxeheshin nga gazi natyror i sjellë nga gypa bambuje, megjithatë gazi i nxjerrë nga 610 m. poshtë sipërfaqes mund të shkaktonte një shpërthim nëse nuk ishte përzier si duhet me oksigjen në fillim, kështu që kinezët e periudhës Han ndërtonin dhoma nëntokësore karburatorësh dhe e përcillnin një pjesë të gazit me tuba shkarkimi.[31][32] Maja shpuese për shpimin e puseve vihej në punë nga një skuadër njerëzish që lëviznin një tra ndërsa vegla shpuese rrotullohej nga një kafshë tërheqëse, zakonisht ka ose buall uji.[33] Puset Han të gërmuar për të mbledhur kripë mund të arrinin qindra metra nën sipërfaqen e tokës.[34] Galeritë e minierës që datojnë nga Dinastia Han është zbuluar se arrinin thellësi prej qindra metrash nën tokë, të pajisura me dhoma të gjera nëntokësore të strukturuara me skelete druri bashkë me shkallë dhe mjete hekuri të lëna mbrapa.[31][35]

Modele qeramike ndërtesash

Redakto
Një model qeramike i një kulle-depo drithi me dritare dhe një ballkon të vendosur mjaft kate mbi oborr
Pamje anësore e një modeli kulle qeramike Han me një ballkon në katin e mesit dhe një portik oborri me përbri kulla më të vogla; kllapat mbështetëse dougong janë qartësisht të dukshme

Ka referenca letrare të periudhës për kulla të larta që gjendeshin në kryeqytete; ato shërbenin si kulla vrojtimi, observatorë astronomikë dhe ndërtesa fetare që synonin të tërhiqnin favorin e të pavdekshmëve Xian (të lidhur me Taoizmin).[36] Eunukët e oborrit, Zhao Zhong dhe Zhang Rang e shkurajuan perandorin e përmbajtur Ling (168189 të e.s.) nga ngjitja në dyshemetë e sipërme të kullave të larta (duke pohuar se kjo shkaktonte fat të keq), në mënyrë që të fshihnin nga ai banesat e stërmëdha të pallateve që eunukët ndërtuan për veten e tyre në Luoyang.[37] Nuk dihet me saktësi nëse modelet prej qeramike në miniaturë të kullave rezidenciale dhe kullave vrojtuese të gjetura në varret e Dinastisë Han janë paraqitje besnike të këtyre kullave prej druri, sidoqoftë ato tregojë të dhëna jetësore rreth arkitekturës së humbur prej druri.[38] Janë vetëm një grusht modelesh qeramike kullash shumë-katëshe nga periudha para Han-e dhe periudha e Din. Perëndimore Han; pjesa më e madhe e qindra kullave të gjetura deri tani ishin ndërtuar gjatë periudhës së D. Lindore Han.[38] Modelet e kullave mund të piqeshin si një pjesë e vetme në furrë ose të bashkuara nga disa pjesë qeramike për të formuar të gjithën.[39] Asnjë kullë nuk është kopje e një tjetre, megjithëse ndajnë karakteristika të përbashkëta.[39] Ato shpesh kishin një oborr të rrethuar me mur në taban, një ballkon me shtylla parmaku dhe dritare për çdo kat, çati tjegullash që kurorëzonin dhe mbulonin trarët dhe mahitë e çatisë, figurina njerëzore që shfaqeshin nga dritaret ose qëndronin në ballkone, trokitëse dyre dhe kafshë shtëpiake si qentë në oborrin e poshtëm.[40][41] Ndoshta dëshmia më e drejtpërdrejtë që sugjeron se modelet e kullave prej qeramike në miniaturë janë përfaqësuese besnike e kullave reale prej druri të periudhës Han janë modelet e tjegullave.[42] Modelet artistike të gjetura në tjegullat rrethore që mbulojnë fundin e strehëve në modelet në miniaturë përputhen saktësisht me modelet e gjetura në tjegullat reale të çatisë së periudhës Han të zbuluara në site si pallatet mbretërore në Chang'an dhe Luoyang madje edhe tjegullat origjinale të Tempullit të Kalit të Bardhë.[42] Përkrahë kullave, modele të tjera qeramike nga periudha Han tregojnë një larmi me tipe ndërtesash. Këto përfshijnë depo shumë-katëshme si hambarë, banesa me oborr me godina shumë-katëshe, kioska, kulla portiku të rrethuara me mure, mullinj, punishte artizanale, kolibe kafshësh, anekse të jashtëm dhe puse uji.[43] Madje edhe modele një-katëshe shtëpishë fermere tregonjë një sasi të madhe detajesh, duke përfshirë çatitë me tjegulla, oborret, shkallë që të çojnë nëpër shëtitore, oborre fermash me govata dhe basene, parapete dhe banja.[44] Modelet e hanbareve dhe magazinave kishin kulme çatishë me tjegulla, kllapa dougong, dritare dhe kambaleca për tu ngjitur mbi nivelin e tokës.[45] Modelet Han të puseve të ujit ndonjëherë kishin çati të vogla tjegullash të mbajtura nga trarët që mbajnë litarin e çikrikut të përdorur për të ndritur kovën.[46]

Rrugët, urat dhe kanalet

Redakto

Për të lehtësuar tregtinë dhe komunikimin ashtu dhe shpejtimin e mbledhjes së taksave si dhe lëvizjen e trupave ushtarake, Qeveria Han financoi ndërtimin e rrugëve, urave dhe kanaleve lundruese të reja.[47][48][49] Këto përfshinin riparime dhe rikonstruktime në Sistemin Vaditës Dujiangyan të Siçuanit dhe Kanalin Zhengguo në Shaanxi, të cilët u ndërtuan të dy nga Shteti i mëparshëm Qin.[50] Duke pranuar propozimin e Ni Kuan (兒寬), në vitin 111 p.e.s. perandori Wu urdhëroi Er-in të drejtonte projektin e shtrirjes së kanalit Zhengguo që mund të vadiste terrenin e afërt të ngritur sipër kanalit kryesore.[51] Meqë një sasi e madhe kambalecash ishin ndërtuar përgjatë kohës në fund të Kanalit Zhengguo (duke shkaktuar përmbytje), në vitin 95 p.e.s. një tjetër projekt u nis për ti kanalizuar ujërat vaditës që nga skaji i largët i Lumit Jing, që kërkonte gërmimin e 100 km. gjatësi kanalesh të reja duke ndjekur një linjë konturesh sipër Zhengguo-s.[51] Shteti Han mbajti gjithashtu edhe një sistem argjinaturash dhe pengesash për të mbrojtur tokat bujqësore nga vërshimet stinore.[52]

 
Detaj kopjativ nga Dhoma prej guri 1 një Murin Perëndimor të faltores së familjes Wu në provincën Shandong, që tregon një betejë në një urë-kalimi, datuar nga shek. II i e.s.

Rrugëkalimet, urat prej druri, stacionet postale dhe stacionet e ndërrimit riparoheshin herë pas here, ndërsa vendoseshin facilitete të reja si këto.[53][54] Siç shkruhet nga autorët Han, rrugët e ndërtuara gjatë periudhës Han, ngjisheshin me tokmakë metalikë, megjithëse ka paqartësi mbi materialet e përdorura; Joseph Needham hamendëson se ato ishin çakull dhe zhavorr.[55] Gjerësitë e rrugëve varionin nga rrugica të ngushta ku mund të kalonte vetëm në kalë ose ka në të njëjtën kohë deri te rrugët e mëdha që mund të bartnin njëkohësisht kalimin e nëntë karrove të tërhequra nga kuaj krahë për krahë.[56] Rrugëkalimet e fortifikuara Han ndërtoheshin deri në Shanshan (mbretëria Loulan) afër Rrafshnaltës së Shkretëtirës, ndërsa forcat Han përdornin rrugëkalime që përshkonin veriun e Shkretëtirës Taklamakan në drejtim të Kashgarit.[57] Një rrjet i gjerë rrugësh, kalimesh të fortifikuara dhe ura druri të ndërtuara mbi përrenjtë e rrëmbyer në grykat e Maleve Qin u konsoliduan gjatër periudhës Han, të njohura si rrugët galleri.[58] Gjatë mbretërimit të perandorit Wu, rrugët ndërtoheshin për të lidhur territoret e sapo-pushtuara në zonën që sot njihet si Yunnan në skajin jug-perëndimor ashtu dhe në Gadishullin Korean në skajin veri lindor.[59] Një nga tipet më të zakonshme të urave të ndërtuara gjatë periudhës Han ishte ura me trarë dhe këmbalecë druri, e përshkruar nga burimet letrare dhe e parë në relieve të gdhendur në tulla varresh.[60] Dëshmi për ura me harqe janë të paqarta: një jashtë portës jugore të Chengdu-së është konsideruar se daton nga periudha Han, ndërsa ajo e ndërtuar nga Ma Xian (馬賢) (në vitin 135 të e.s.]]) ishte me siguri një urë trarësh.[61] Në punimet artistike, një reliev skulpturor nga një varr Han në provincën Sichuan tregon një urë me hark me një lakore graduale, duke sugjeruar se është segmentare, megjithëse përdorimi i urave të tilla nuk janë plotësisht të konfirmuara.[62] Megjithëse ka referenca të rralla për ura të thjeshta të varura në burimet Han, këto janë përmendur vetëm në lidhje me udhëtime në vendet e jashtme në Himalaja, Hindukush dhe Afganistan, duke dëshmuar lashtësinë e krijimit të tyre në këto vende.[63] Lundra pluskuese të bëra me varka të lidhura me zinxhirë hekuri janë ndërtuar gjatë periudhës Han (disa madje kalonin mbi Lumin e Verdhë dhe Lumin Yangzi) dhe përdoreshin më shpesh për qëllime ushtarake pasi mund të radhiten lehtësisht dhe pastaj të çmontohen.[64][65]

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Jinghao Zhou: Remaking China's Public Philosophy for the Twenty-First Century; Westport, Greenwood Publishing Group, 2003, isbn 0-275-97882-6, fq. 34
  2. ^ Richard T. Schaefer: Encyclopedia of Race, Ethnicity, and Society: Volume 3; Thousand Oaks, Sage Publications Inc.; 2008, isbn 1-4129-2694-7, fq. 279
  3. ^ a b c d e f g h i Patricia Ebrey: The Cambridge Illustrated History of China; Cambridge: Cambridge University Press; 1999, ISBN 0-521-66991-X, fq. 76.
  4. ^ Steinhardt, Nancy Shatzman. "The Tang Architectural Icon and the Politics of Chinese Architectural History"; The Art Bulletin (Volume 86, Number 2, 2004): fq. 228–238.
  5. ^ Robert L. Thorp: "Architectural Principles in Early Imperial China: Structural Problems and Their Solution"; The Art Bulletin, Vol. 68, No. 3 (Sep., 1986): fq. 360–378
  6. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 1, 30, 39–40, 148–149
  7. ^ Chun-shu Chang: "The Rise of the Chinese Empire: Volume II; Frontier, Immigration, & Empire in Han China, 130 B.C. – A.D. 157"; 2007, Ann Arbor: University of Michigan Press, ISBN 0-472-11534-0, fq. 91–92.
  8. ^ W. Scott Morton & Charlton M. Lewis: "China: Its History and Culture"; 2005, New York: McGraw-Hill, Inc.; ISBN 0-07-141279-4, fq. 56.
  9. ^ Chun-shu Chang: "The Rise of the Chinese Empire: Volume II; Frontier, Immigration, & Empire in Han China, 130 B.C. – A.D. 157"; 2007, Ann Arbor: University of Michigan Press; ISBN 0-472-11534-0, fq. 91–92
  10. ^ Ebrey (1999), 76; Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model"; in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 275–277
  11. ^ Michael Loewe: "Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC–AD 220"; 1968, London: B.T. Batsford Ltd.; New York: G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7, fq. 138–139.
  12. ^ a b c Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 1–2.
  13. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 2.
  14. ^ a b Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 2–3.
  15. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 4.
  16. ^ a b Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 4–6.
  17. ^ Hans Bielenstein: "Wang Mang, the Restoration of the Han Dynasty, and Later Han"; te "The Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires", 221 B.C. – A.D. 220, Red. nga Denis Twitchett & Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press, ISBN 0-521-24327-0, fq. 262
  18. ^ a b c Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 30.
  19. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 30–31.
  20. ^ a b Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 39.
  21. ^ a b c Xujie Liu: "The Qin and Han Dynasties" in Chinese Architecture; Red. nga Nancy S. Steinhardt; 2002, New Haven: Yale University Press; ISBN 0-300-09559-7, fq. 55
  22. ^ a b Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 175
  23. ^ a b c Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 176
  24. ^ a b Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 175, 177–178
  25. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 179–180
  26. ^ a b William Watson: The Arts of China to AD 900; 2000, New Haven: Yale University Press, ISBN 0-300-08284-3, fq. 108.
  27. ^ Mary H. Fong: "Antecedents of Sui-Tang Burial Practices in Shaanxi"; Artibus Asiae (Volume 51, Number 3/4, 1991): fq. 155
  28. ^ a b Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model"; in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 279
  29. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 179–180
  30. ^ Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 279–280
  31. ^ a b c d Michael Loewe: "Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC–AD 220"; 1968, London: B.T. Batsford Ltd.; New York: G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7, fq. 191–194
  32. ^ Robert Temple: "The Genius of China: 3,000 Years of Science, Discovery, and Invention"; Me parathënie nga Joseph Needham; 1986, New York: Simon and Schuster, Inc.; ISBN 0-671-62028-2, fq. 78–79.
  33. ^ K. S. Tom: "Echoes from Old China: Life, Legends, and Lore of the Middle Kingdom"; 1989, Honolulu: The Hawaii Chinese History Center of the University of Hawaii Press; ISBN 0-8248-1285-9, fq. 103.
  34. ^ Colin A. Ronan: "The Shorter Science and Civilisation in China: 4" (an abridgement of Joseph Needham's work); 1994, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-32995-7, fq. 91.
  35. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; Përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 105
  36. ^ Michael Loewe: "Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC–AD 220"; 1968, London: B.T. Batsford Ltd.; New York: G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7, fq. 132–133.
  37. ^ Rafe de Crespigny: "A Biographical Dictionary of Later Han to the Three Kingdoms (23-220 AD)"; 2007, Leiden: Koninklijke Brill. ISBN 90-04-15605-4, fq. 513–514.
  38. ^ a b Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 275–278.
  39. ^ a b Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 275–277
  40. ^ Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 275–277, 280
  41. ^ Nancy N. Steinhardt: "Tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; 2005, red. nga Naomi Noble Richard; New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 283.
  42. ^ a b Nancy N. Steinhardt: "Tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; 2005, red. nga Naomi Noble Richard; New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 283–284
  43. ^ Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model", in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 278
  44. ^ Annette L. Juliano: "Model of a farm compound with human figure, sow and suckling pig, chickens, trough, and basin"; in "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; red. nga Naomi Noble Richard. 2005, New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 287.
  45. ^ Kinoshita Hiromi: "Storehouse model", te "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; red. nga Naomi Noble Richard; 2005, Neë Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum. ISBN 0-300-10797-8, fq. 291
  46. ^ Cary Y. Liu: "Green-glazed wellhead", te "Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'"; red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum. ISBN 0-300-10797-8, fq. 293.
  47. ^ Nicola Di Cosmo: "Ancient China and its Enemies: The Rise of Nomadic Power in East Asian History"; 2002, Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 0-521-77064-5, fq. 238
  48. ^ Patricia Ebrey: "The Economic and Social History of Later Han", te "Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires, 221 B.C. – A.D. 220", 608-648; red. nga Denis Twitchett and Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-24327-0, fq. 614
  49. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 281
  50. ^ Wang Zhongshu: Han Civilization; përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0, fq. 55–56
  51. ^ a b Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 286
  52. ^ Brian Lander: "State Management of River Dikes in Early China: New Sources on the Environmental History of the Central Yangzi Region"; T’oung Pao 100.4-5 (2014): fq. 325-362
  53. ^ Patricia Ebrey: "The Economic and Social History of Later Han", te "Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires, 221 B.C. – A.D. 220"; red. nga Denis Twitchett and Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-24327-0, fq. 613–614
  54. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 35–37
  55. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 7
  56. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 5–7
  57. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 18
  58. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 19–21
  59. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 24–25
  60. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 149–150.
  61. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 171–172
  62. ^ Xujie Liu: "The Qin and Han Dynasties" in Chinese Architecture; Red. nga Nancy S. Steinhardt; 2002, New Haven: Yale University Press; ISBN 0-300-09559-7, fq. 56
  63. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 187–188.
  64. ^ Joseph Needham: "Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics"; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0, fq. 161
  65. ^ Hans Bielenstein: "Wang Mang, the Restoration of the Han Dynasty, and Later Han"; te "The Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires", 221 B.C. – A.D. 220, Red. nga Denis Twitchett & Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press, ISBN 0-521-24327-0, fq. 255.

Bibliografia

Redakto
  • Hans Bielenstein: "Wang Mang, the Restoration of the Han Dynasty, and Later Han"; te The Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires, 221 B.C. – A.D. 220, Red. nga Denis Twitchett & Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press, ISBN 0-521-24327-0, fq. 223–290.
  • Chun-shu Chang: The Rise of the Chinese Empire: Volume II; Frontier, Immigration, & Empire in Han China, 130 B.C. – A.D. 157; 2007, Ann Arbor: University of Michigan Press; ISBN 0-472-11534-0.
  • Rafe de Crespigny: A Biographical Dictionary of Later Han to the Three Kingdoms (23-220 AD); 2007, Leiden: Koninklijke Brill; ISBN 90-04-15605-4.
  • Nicola Di Cosmo: Ancient China and its Enemies: The Rise of Nomadic Power in East Asian History; 2002, Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 0-521-77064-5.
  • Patricia Ebrey: "The Economic and Social History of Later Han", te Cambridge History of China: Volume I: the Ch'in and Han Empires, 221 B.C. – A.D. 220;; red. nga Denis Twitchett and Michael Loewe; 1986, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-24327-0, fq. 608-648.
  • Patricia Ebrey: The Cambridge Illustrated History of China; Cambridge: Cambridge University Press; 1999, ISBN 0-521-66991-X.
  • Mary H. Fong: "Antecedents of Sui-Tang Burial Practices in Shaanxi"; Artibus Asiae (Volume 51, Number 3/4, 1991): fq. 147–198.
  • Kinoshita Hiromi: "Storehouse model", te Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'; red. nga Naomi Noble Richard. 2005, Neë Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum. ISBN 0-300-10797-8, fq. 290–291.
  • Annette L. Juliano: "Model of a farm compound with human figure, sow and suckling pig, chickens, trough, and basin"; in Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'; red. nga Naomi Noble Richard. 2005, New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 286–289.
  • Brian Lander: "State Management of River Dikes in Early China: New Sources on the Environmental History of the Central Yangzi Region"; T’oung Pao 100.4-5 (2014): fq. 325-62.
  • Cary Y. Liu: "Green-glazed wellhead", te Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'; red. nga Naomi Noble Richard. 2005, New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum. ISBN 0-300-10797-8, fq. 292–295.
  • Michael Loewe: Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC–AD 220; 1968, London: B.T. Batsford Ltd.; New York: G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7.
  • W. Scott Morton & Charlton M. Lewis: China: Its History and Culture. 2005; New York: McGraw-Hill, Inc. ISBN 0-07-141279-4.
  • Joseph Needham: Science and Civilisation in China: Volume 4, Physics and Physical Technology, Part 3, Civil Engineering and Nautics; 1986d, Taipei: Caves Books Ltd. ISBN 0-521-07060-0.
  • Colin A. Ronan: The Shorter Science and Civilisation in China: 4 (an abridgement of Joseph Needham's work). 1994, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-32995-7.
  • Richard T. Schaefer: Encyclopedia of Race, Ethnicity, and Society: Volume 3; Thousand Oaks, Sage Publications Inc.; 2008, isbn 1-4129-2694-7.
  • Nancy Shatzman Steinhardt: "The Tang Architectural Icon and the Politics of Chinese Architectural History," The Art Bulletin (Volume 86, Number 2, 2004): fq. 228–254.
  • Nancy N. Steinhardt: "Pleasure tower model," in Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'; Red. nga Naomi Noble Richard; 2005, New Haven & London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 275–281.
  • Nancy N. Steinhardt: "Tower model," in Recarving China's Past: Art, Archaeology, and Architecture of the 'Wu Family Shrines'; 2005, red. nga Naomi Noble Richard; New Haven and London: Yale University Press and Princeton University Art Museum; ISBN 0-300-10797-8, fq. 283–285.
  • Robert Temple: The Genius of China: 3,000 Years of Science, Discovery, and Invention; Me parathënie nga Joseph Needham; 1986, New York: Simon and Schuster, Inc.; ISBN 0-671-62028-2.
  • Robert L. Thorp: "Architectural Principles in Early Imperial China: Structural Problems and Their Solution," The Art Bulletin, Vol. 68, No. 3 (Sep., 1986): fq. 360–378.
  • K. S. Tom: Echoes from Old China: Life, Legends, and Lore of the Middle Kingdom. 1989, Honolulu: The Hawaii Chinese History Center of the University of Hawaii Press; ISBN 0-8248-1285-9.
  • Lui Xujie: "The Qin and Han Dynasties" in Chinese Architecture; Red. nga Nancy S. Steinhardt; 2002, New Haven: Yale University Press; ISBN 0-300-09559-7, fq. 33–60.
  • William Watson: The Arts of China to AD 900; 2000, New Haven: Yale University Press, ISBN 0-300-08284-3.
  • Wang Zhongshu: Han Civilization; përkthyer në anglisht nga K. C. Chang dhe bashkëpunëtorët; 1982, New Haven and London: Yale University Press, ISBN 0-300-02723-0.
  • Jinghao Zhou: Remaking China's Public Philosophy for the Twenty-First Century; Westport, Greenwood Publishing Group, 2003, isbn 0-275-97882-6.