Arkeologjia

Arkeologjia është shkenca që studion qytetërimet dhe kulturat njerëzore të së kaluarës, dhe lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nëpërmjet mbledhjes, dokumentimit dhe shqyrtimit të gjurmëve lëndore që kanë mbetur (arkitekturës, dorë-punimeve, mbetjeve biologjike dhe njerëzore).

Arkeologjia ndahet zakonisht në: arkeologjia e tokës dhe arkeologjia e nënujit (arkeologjia nënujore) të cilat kanë të përbashkët metodologjinë e kërkimit dhe studimit pavarësisht nga ambienti ku ato zhvillohen, në degë sipas periudhës ose kulturës së objektit të studiuar (p. sh. arkeologjia klasike,arkeologjia industriale, dhe paleontologjia) ose sipas veçantive teknike të studimit (arkeologjia eksperimentale), ose sipas cilësive problematike (arkeologjia urbane) ose edhe mbi bazën e llojit të lëndës së hulumtuar (p. sh. numizmatika ose epigrafia).