mitologjinë greke, Protesilau (greqishte e lashtë: Πρωτεσίλᾱος; latinisht: Prōtesilāos ) ishte një hero në Iliadë që nderohej në vende kulti në Thesali dhe Traki. Protesilau ishte i biri i Ifikliut, një "zot i shumë deleve"; si nip i Filakidit, ai ishte udhëheqësi i Filakejve.[1]  Hyginusi thotë se ai fillimisht njihej si Jola ( jo Jolau, nipi i Herakliut ) por u quajt "Protesila" pasi ishte i pari ( πρῶτος, protos ) që u hodh në breg në Trojë, dhe kështu i pari që vdiq në luftë.[2]

Monedhë e Skiones. Koka e Protesilaut, i veshur me përkrenaren e Atikës / Kiç i një galere, i lënë brenda një katrori të gdhendur. Rreth viteve 480-470 p.e.s.
Monedhë e Tebës, Thesali . Kokë e Demetrës me vello, e veshur me kurorë me kallinj / ΘHBAIΩИ, Protesilau, i veshur me parzmore dhe kiton të shkurtër, duke mbajtur shpatën në dorën e djathtë dhe mburojën në të majtën, duke dalë nga bashi i një galere; valë të dukshme në të djathtë poshtë. Fillimi i shekullit III p.e.s.

Përshkrimi

Redakto

Në rrëfimin e Dar Frigjianit, Protesilau përshkruhet si: "...me lëkurë të hijshme dhe dinjitoz. Ai ishte i shpejtë, i sigurt në vetvete dhe madje i nxituar".[3]

Mitologjia

Redakto

Protesilau ishte një nga pretenduesit për dorën e Helenës në martesë.[4]  Ai solli me vete dyzet anije të zeza në Trojë,[5] ushtarët i kishte marrë nga Pirasi "i lulëzuar", Antrona bregdetare dhe Pteleoni "thellë në bar", si dhe vendlindja e tij Filakia. Protesilau ishte i pari që zbarkoi: "burri i parë që guxoi të hidhej në breg kur flota greke preku Troadën ", kujton Pausania, duke cituar autorin e poemës epike të quajtur Qipria.[6] Një orakull nga Teti kishte profetizuar se greku i parë që do eci në tokë pasi doli nga një anije në Luftën e Trojës do të vdiste i pari,[2] dhe kështu, pasi vrau katër burra,[7] ai u vra vetë nga Hektori. Burime të tjera thonë se u vra nga Enea, Euforbi, Akati ose Qikni.[8]

Një legjendë tjetër tregon se Odiseu hodhi mburojën e tij në breg dhe kërceu mbi të. Protesilau, i mashtruar kështu, duke menduar se Odiseu ishte i pari që shkeli në tokën trojane, u hodh i dyti dhe vdiq më pas. Pas vdekjes së Protesilaut, në vend të tij në luftë u bashkua vëllai i tij, Podarki.[9] Zotat patën keqardhje për të venë e tij, Laodaminë, të bijën e Akastit, dhe e sollën nga Hadi për ta parë. Ajo në fillim ishte e gëzuar pa masë, duke menduar se ai ishte kthyer nga Troja, por pasi perënditë e kthyen atë në botën e përtejme, nuk e duroi dot humbjen.[10] Ajo ndërtoi një statujë bronzi të burrit të saj të ndjerë dhe iu përkushtua asaj. Pasi babai i saj i shqetësuar pa sjelljen e saj, e shkatërroi statujen; por, Laodamia u hodh në zjarr me të.[11] Një tjetër burim thotë se gruaja e tij ishte Polidora, vajza e Meleagrit.[12]


Sipas një legjende, Nimfat mbollën vidha në Kersonesen Trake (Galipoli i sotshëm), mbi varrin e "Protesilaut zemërmadh" («μεγάθυμου Πρωτεσιλάου»), vidha që u bënë më të gjatët në botën e njohur; por kur degët e tyre më të larta panë ne largësi rrënojat e Trojës, ato u thanë menjëherë, aq i madh ishte akoma hidhërimi i heroit të varrosur nën ta.[13] [14] Kjo histori është subjekt i një poezie të Antifilit të Bizantit (shekulli I pas Krishtit) në Antologjinë Palatine :    

Teksti origjinal Përkthim në anglisht Adaptim i përkthimit

në anglisht

Θεσσαλὲ Πρωτεσίλαε, σὲ μὲν πολὺς ᾄσεται αἰών,

Tρoίᾳ ὀφειλoμένoυ πτώματος ἀρξάμενoν·

σᾶμα δὲ τοι πτελέῃσι συνηρεφὲς ἀμφικoμεῦση

Nύμφαι, ἀπεχθoμένης Ἰλίoυ ἀντιπέρας.

Δένδρα δὲ δυσμήνιτα, καὶ ἤν ποτε τεῖχoς ἴδωσι

Tρώϊον, αὐαλέην φυλλοχoεῦντι κόμην.

ὅσσoς ἐν ἡρώεσσι τότ᾽ ἦν χόλoς, oὗ μέρoς ἀκμὴν

ἐχθρὸν ἐν ἀψύχoις σώζεται ἀκρέμoσιν.[15]

Thessalian Protesilaos, a long age shall sing your praises,

Of the destined dead at Troy the first;

Your tomb with thick-foliaged elms they covered,

The nymphs, across the water from hated Ilion.

Trees full of anger; and whenever that wall they see,

Of Troy, the leaves in their upper crown wither and fall.

So great in the heroes was the bitterness then, some of which still

Remembers, hostile, in the soulless upper branches.[16]

Protesila i Thesalisë, për kohë të gjatë lavde do të të kendojnë,

Nga të vdekurit e paracaktuar të Trojës i pari,

Varrin me vidha të dendur ta mbuluan,

Nimfat, matanë ujit nga Ilion i urryer

Pemët zemërim plot, dhe kurdo shikojnë atë mur,

Të Trojës, gjethet në kurorë u vyshken dhe bien,

Aq i madh ishte te heronjtë hidherimi, disa prej tyre akoma,

Mbajnë mend, armiqësor, në degët e epërme pa shpirt.

Kulti i Protesilaut

Redakto

Janë dëshmuar vetëm dy faltore të Protesilaut. Njëranë Filak, vendlindja e tij në Thesali, ku e veja e tij mbeti duke plasur faqet në zi për të, dhe atje organizoheshin lojëra për nder të tij, vuri në dukje Pindari. Varri i Protesilaus në Elaeus në Kersonesen Trake është dokumentuar në shekullin e 5-të p.e.s., kur gjatë Luftës Persiane, thesari i kushtuar atij në këtë varr u grabit nga satrapi Artaikti, me lejen e Kserksit . Grekët më vonë e kapën dhe ekzekutuan Artaiktin, duke e kthyer thesarin në varr. Varri u përmend përsëri kur Aleksandri i Madh mbërriti në Elaeus në ekspeditën e tij kundër Perandorisë Persiane. Ai ofroi një flijim mbi varr [17], me shpresën për të shmangur fatin e Protesilaut kur të mbërrinte në Azi. Ashtu si Protesilau para tij, Aleksandri ishte i pari që shkeli në tokën aziatike gjatë ekspeditës së tij. Shkrimi i Filostratit për këtë tempull në fillim të shekullit të 3-të të e.s., flet për një statujë kulti të Protesilaut "që qëndronte mbi një bazë në formën e një varke". Monedhat e Elaeus nga koha e Komodusit me Protesilaun në buzë të një anijeje, me përkrenare, koracë dhe kiton të shkurtër në anën e pasme (të monedhës) ndoshta paraqesin këtë statujë. [18] Straboni gjithashtu e përmend këtë tempull. [19]

Referime

Redakto
  1. ^ Homer. Iliad, 2.695. (në anglisht)
  2. ^ a b Hyginus, Fabulae 103 (në anglisht)
  3. ^ Dares Phrygius (në anglisht), History of the Fall of Troy 13 (në anglisht)
  4. ^ Pseudo-Apollodorus. The Library, 3.10.8; Hyginus. Fabulae, 97.
  5. ^ Iliad II; Pseudo-Apollodorus. Epitome of The Library E.3.14.
  6. ^ Pausanias, iv.2.5.
  7. ^ Hyginus. Fabulae, 114.
  8. ^ Smyrnaeus, Quintus (1913). Fall of Troy (në anglisht).
  9. ^ Homer. Iliad, 2.705.
  10. ^ Pseudo-Apollodorus. Epitome to The Library, E.3.30; Ovid. Heroides, 13.
  11. ^ Hyginus. Fabulae, 104 (në anglisht)
  12. ^ The Cypria, Fragment 17; cited in Pausanias, Description of Greece, 4. 2. 7
  13. ^ Quintus Smyrnaeus, Τα μεθ' `Ομηρον, 7.407-411
  14. ^ Pliny the Elder, Naturalis Historia, 16.238
  15. ^ Anth. Pal., VII.141
  16. ^ "Protesilaus", Wikipedia (në anglisht), 2024-11-16, marrë më 2024-11-16
  17. ^ Oredsson, Sverker (2007). Gustav II Adolf (në suedisht). Stockholm: Atlantis. fq. 302. ISBN 978-91-7353-157-3. OCLC 170881839.
  18. ^ Image of the coin from RPC Online: "RPC IV, 10954". Roman Provincial Coinage Online (në anglisht). Ashmolean Museum. Marrë më 21 dhjetor 2022.
  19. ^ "ToposText". topostext.org (në anglisht).