Provinca e Aleksandrisë (italisht: Provincia di Alessandria) është një krahinë italiane e Rajonit të Piemontes me 440,613 banorë (2010).

Provinca e Aleksandrisë
Provincia di Alessandria
Popullsia
 • Gjithsej440,613
{{{postal_code_type}}}
15121-15122 Aleksandria, 15010-15079 provinca
Faqja zyrtareprovincia.alessandria.it
name e Aleksandrisë

Kryeqyteti i tij është qyteti i Aleksandrisë. Krahas kryeqytetit, në provincë ka edhe gjashtë qendra rajonale ku ndodhen shërbimet kryesore, të cilat korrespondojnë me qytetet më të rëndësishme dhe më të populluara, përkatësisht: Casale Monferrato, Tortona, Novi Ligure, Valenza, Ovada dhe Acqui Terme.

Ajo ndodhet në pjesën juglindore të Piemontes dhe kufizohet në veri me Provincën e Verçelit, në perëndim me Provincën e Torinos dhe Provincën e Astit, në lindje me Provincën e Pavias të Rajonit të Lombardisë, në jug me Provincën e Xhenovës dhe Savonës të Rajonit të Ligurias, të jug-lindje me Provincën e Piaçencës të Rajonit të Emilia-Romanjas.

Historia

Redakto

Provinca u krijua me Dekretin Mbretëror n. 3702 i 23 tetorit 1859 (ligji Rattazzi), si një bashkim i pesë nga gjashtë provincat që kishin formuar Divizionin e Alessandria (provincat e Alessandria, Acqui, Asti, Casale dhe Tortona), duke shtuar gjithashtu Provincën e Novit që kishte ishte pjesë e Divizionit të Gjenovës. Në vitin 1935, zona e Astit u krijua si Provinca e Astit.