Provinca e Kozencës
Provinca e Kozencës (italisht: Provincia di Cosenza) është një krahinë italiane e Kalabrisë. Me një sipërfaqe prej 6.650 km2, është provinca më e madhe e Kalabrisë, dhe e pesta në Itali për nga sipërfaqja. Me 734.414 banorë, është edhe provinca më e populluar e Kalabrisë, dhe ka një dendësi të popullsisë prej 110.44 banorë për km2.
Provinca e Kozencës
Provincia di Cosenza | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 734,414 |
{{{postal_code_type}}} | 87100 |
Faqja zyrtare | www.provincia.cs.it |
Relievi i Kozencës është mjaft i larmishëm, i karakterizuar nga një mbizotërim i maleve dhe kodrave ndaj zonave fushore, por me shtrirje të gjatë të bregdetit. Aty ndodhen qendrat kryesore të organizatave kulturore dhe shkencore të Kalabrisë dhe Universiteti i Kalabrisë, universiteti i parë dhe më e rëndësishme në rajon që ka kampusin universitar më të madh në Itali.
Provinca e Kozencës kufizohet në veri me Provincën e Potencës dhe Materës të Rajonit të Bazilikatës, në jug me Provincën e Katanzaros dhe Krotones, në perëndim laget nga Deti Tirren dhe në lindje nga Deti Jon.
Pakicat
RedaktoProvinca e Kozencës përfshin një komunitet të folësve të gjuhës Oksitanisht (e njohur edhe si gjuha d'OC) në Guardia Piemontese. Ai u themelua nga anëtarët e lëvizjes Valdeze apo Vaudois, që emigruan për t'i shpëtuar persekutimit fetar në shekujt e 13-të dhe 14-të.
Në provincën e Kozencës ekziston një numër i konsiderueshëm komuniteti Arbëreshë (33 katunde) të cilët u vendosën në Itali gjatë shekujve 15 dhe 16.