Hape menynë kryesore
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Puna (fizikë) të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Për dallim nga kuptimi i punës në jetën e përditshme, në fizikë puna mekanike është të zotëruarit e ndonjë force në njëfarë distance. Forca e cila vepron në trupa ndërron shpejtësinë apo bën kompensimin e forcave të tjera të cila veprojnë përkundër lëvizjes. Duke lëvizur trupin nëpër rrafshin e pjerrët zotërohet forca e fërkimit, rëndimi tokësor dhe eventualisht nxitohet i trupit.

Forca FRedakto

Shembulli më i thjeshtë është lëvizja drejtvizore e trupit gjatë veprimit të forcës konstante, e cila vepron në drejtimin e lëvizjes së trupit. Atëherë puna është e barabartë me prodhimin e forcës   dhe distancës së kaluar  :

 

Në qoftë se forca konstante   nuk vepron në trupin në drejtim të rrugës  , apo nën një kënd   ndaj rrugës, atëherë vetëm komponentja e forcës në drejtim të rrugës   kryen punë:

 

Puna është madhësi skalare e cila mund të jetë pozitive apo negative. Kur është  , puna është pozitive, për   puna është zero, kurse për   puna është negative.

Te lëvizjet e njëtrajtshme rrethore forca është gjithnjë normale ndaj rrugës dhe nuk kryen kurrfarë pune. Meqenëse kahu i forcës së fërkimit është i kundërt me kahun e lëvizjes, puna e forcave të fërkimit është negative. Gjatë rënies së trupave forca e rëndimit ka kahun e lëvizjes dhe puna është pozitive. Njësia për punë fitohet nga formula e përkufizimit: ajo është xhuli (J) e barabartë me prodhimin e njësisë së forcës 1 N dhe të njësisë së rrugës 1 m, përkatësisht: