Quo vadis?
Quo vadis?, është një frazë latine që në shqip përkthet ku shkon?.
Origjina e kësaj frazë duket se vjen nga një legjendë e vjetër mistiko-biblike e krishtërimit, sipas së cilës, Pjetri nga Galileja, i pari i apostujve, për t'i shpëtuar përndjekjeve dhe masakrave të Neronit, Perandorit të Romës kundër të krishterëve, vendosi të largohej nga Roma.
I mahnitur përpara këtij vegimi, apostulli ra në gjunjë dhe me zë të dredhur e pyeti:
- - "Quo Vadis Domine?" - (Ku po shkon o Zot?).
- Dhe Krishti iu përgjigj:
- - "Venio iterum crucifigi" - (Po shkoj që të më vënë edhe një herë në kryq).
- Këtu apostulli e kuptoi që duke lenë Romën , po braktiste besimtarët, dhe po tradhëtonte misionin e shenjtë dhe i turpëruar u rikthye në Romë ku e priste martirizimi.
- Nuk është e qartë se pse ky dialog u zhvillua në latinisht, përderisa edhe kronikat më të herëshme apo edhe të katër ungjijtë e shek.I janë të shkruara në greqisht dhe përkthimi i tyre filloi vetëm pas treqind vjetësh. Sot në jug të Romës, në rrugën "Appia Antica" ekziston akoma një kishëzë që mban prej shumë kohësh emrin Kisha "Quo Vadis?".
Nga kjo legjendë, në fund të shek. XIX, shkrimtari dhe poeti polak Henryk Sienkiewicz, zgjodhi tiullin për romanin e tij të famshëm "Quo Vadis?". Historinë e këtij romani pastaj, shumë regjisorë të shek.XX e kanë transformuar në film apo e kanë shfytëzuar për prodhimin e disa filmave me të njëjtin titull ,duke filluar që nga kinemaja pa zë e deri tek kinemaja e sotme moderne apo edhe film për televizion.