Radio Kosova e Lirë ka filluar transmetimin në janar të vitit 1999, mirëpo nuk kishte leje transmetimi. Në gusht të vitit 1999, një nga përfaqësuesit e UNMIK-ut për qështje civile, z. Dominique Vian, iu dha leje të përkohshme emetimi. Më 2 shtator 1999, Radio Kosova e Lirë morri leje transmetimi edhe nga Ministria e Informimit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në vitin 2000, bordi prej 5 antarëve, prej të cilëve 3 ishin ndërkombëtarë dhe 2 vendorë, vendosën që lejet për radio dhe televizion që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, t’ia ndajë Radios 21 dhe TV 21 dhe Radio dhe TV Dukagjinit. Më 30 janar 2001 Radio Kosova e Lirë ka marrë lejen për transmetim. Studioja e parë e radios në fjalë ka qenë një studio e improvizuar dhe amatore, për shkak të kushteve dhe rrethanave të luftës. Nga dita në ditë mjetet dhe pajisjet teknike të kësaj radioje po pësojnë dëmtimë si pasojë e pengesave në valë dhe interferencës së palejueshme që krijojnë disa radiostacione lokale në valën 94.2. Momentalisht, Radio Kosova e Lirë ka dy studio të cilat janë të pajisura me mjete elementare teknike, studion e transmetimit dhe atë të incizimit.[1][2][3][4]

Logoja e Radios Kosova e Lirë.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Radio-Kosova e Lirë, një histori autentike e informimit në luftë e në liri". radiokosovaelire.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Radio Kosova e Lirë". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-04.
  3. ^ "Njoftime". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-04.
  4. ^ Radio Kosova e Lirë nisi transmetimin në Malet e Berishës, duke kumbuar në shtëpitë e gjithsecilit, marrë më 2024-01-04