Baba Rexhebi
Rexheb Beqiri i njohur më shumë me emrin fetar Baba Rexhepi (Gjirokastër, 18 gusht 1901 - Detroit, 10 gusht 1995) ka qenë një dervish i tarikatit bektashi dhe themeluesi i Teqesë së parë bektashie në Taylor, Mishigan, Shtetet e Bashkuara.
Biografia
RedaktoU lind në Gjirokastër, në një familje fetare të zhvendosur më parë nga Gjakova, i biri i Reshatit që ishte mullah i lagjes Dunavat.[1] E ëma ishte nga Elbasani, motër e myrshidit të tij, Baba Selim Elbasani. Hyri në tarikatin bektashi kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe arriti shkallën e dervishit kur ishte njëzet vjeç, pas një viti dha betimin e një dervishi mücerred (beqarisë).
Për njëzetepesë vitet e ardhshme shërbeu pranë Teqesë së Asim Babait, nën udhëheqjen e dajës së tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i porositur nga daja i tij, shkoi fshat më fshat duke u thënë njerëzve se komunistët janë të padin dhe të pavatan; për shkak të kësaj u detyrua të largohej nga Shqipëria pas ardhjes në pushtet të komunistëve më 1944.
Qëndroi për 4 vite në një kamp në Itali dhe më pas shërbeu në Teqenë bektashie të Kajguzus Sulltanit në Kairo për katër vite të tjera. Më pas mundi të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku njëra nga motrat e veta, Zejnep Çuçi kishte shkuar para tij në Nju Jork.[2]
Më 1954 mundi të hapte Teqenë e parë bektashie Shqiptaro-Amerikane, në rrethinat e Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që e mbështetnin.[3]
Botime
Redakto- Rexheb, Baba (2017). Shkruar në Tirana. Islamic Mysticism and The Bektashi Path (PDF) (në anglisht). Përkthyer nga Abiva, Huseyin. Chicago: Babagân Books. ISBN 978-1-365-59158-7. OCLC 1077716793.
Referime
Redakto- ^ "Baba Rexheb 1901-1995: The Bektashi Order of Dervishes" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2011. Marrë më 7 tetor 2010.
- ^ Trix, Frances. The Sufi Journey of Baba Rexheb. Philadelphia: University of Pennsylvania Museum of Archaeology and Anthropology with University of Pennsylvania Press, 2009.
- ^ Xhevat Kallaxhi. Bektashism & the Albanian Tekke in America. Babagan Books, 2010 (butuar origjinalisht në 1964).