Rexhep Dizdari
Rexhep Dizdari (Shkodër, 1895 - 1976) ka qenë arsimtar veteran i shkollave shqipe, hartues tekstesh shkollore si dhe vullnetar në dy luftëra patriotike, atë të Shkodrës dhe të Vlorës.[1]
Biografia
RedaktoKa mbaruar ryzhdien e Shkodrës dhe pas një shkëputjeje, ndoqi Kolegjën e Shën Mitër Koronës në një vit me Avni Rustemin. Filloi karrierën si mësues në fshatrat e Gjirokastrës më 1919 dhe më pas në ato të Vlorës. Më tej në Shijak, Berat, Krujës, Prishtinë dhe në gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1924-27 qëndroi si emigrant politik Itali pas përfshirjes në Lëvizjen e Qershorit. Deri më 1960, vitin kur doli në pension, ka shërbyer në shkollat e vendlindjes si mësues e si drejtor.[2]
Deri në moshë të thyer u interesua për kulturën popullore dhe mblodhi nga goja e popullit material folklorik dhe etnografik. Sidomos nga proza dhe mjekësia popullore. Për t'u përmendur vepra Të dhëna nga mjekësia popullore e viseve të Veriut së bashku me bashkëqytetarin Hysni Ndoja. Punim i cili ka rëndësi edhe në rrafsh etnografik, gjuhësor dhe historik. Gjithashtu me interes është edhe studimi Pazari i Shkodrës i botuar tek e përvjetshmja Shkodra, botim i vitit 1966.[3]
Referime
Redakto- ^ Kazazi, Njazi (23 tetor 2015). "Rexhep Abdullah Dizdari (1895 - 1976)". zaniinalte.al. Marrë më 19 mars 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet. Vëll. II. Shkodër: Idromeno. fq. 82. ISBN 978-99927-623-4-9.
- ^ Podgorica, Fadil (2004). Fjalor etnofolklorik. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 84. ISBN 99927-49-97-0.