Rexhep Ferri

piktor dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova

Rexhep Ferri (1937 - 2024) ishte piktor, akademik, profesor dhe shkrimtar.[1]

Biografia

Redakto

Rexhep Ferri u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937, vdiq më 6 qershor 2024[2] në Prishtinë. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e rePrishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane.

Tituj të veprave

Redakto
  • Ndoshta ishte dashuri, Prishtinë: Gazeta "Rilindja", 1997
  • Atdheu im Torzo, Prishtine: Rilindja, 1998
  • Kuartet për harqe : partiturë, Autorët" Rauf Dhomi, Rexhep Ferri. Prishtinë, 2001
  • Frikë nga Guernika: roman, Tiranë: Onufri, 2004
  • Njeriu po kush tjetër: roman, Tiranë: Onufri, 2005
  • Shapo Albane: roman, Tiranë: Onufri, 2006
  • Humbës i lumtur, Tiranë : Toena, 2007

Referime

Redakto
  1. ^ I, L. (2024-06-06). "Ndahet nga jeta piktori, Rexhep Ferri". Klan Kosova. Marrë më 2024-06-06.
  2. ^ "Vdiq akademiku Rexhep Ferri". Koha. 2024-06-06. Marrë më 2024-06-06.