Rifat Berisha
Rifat Latif Berisha, lindi në fshatin Berishë, Drenicë 1910, ishte aktivist shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Jeta
RedaktoRifat Berisha (1910-1949) u lind në Berishë të Drenicës. Ishte biri i Latif dhe Hasime Berishës, të dalluar për mbarëvajtjen e familjes, të ekonomisë shtëpiake, të edukimit të fëmijëve dhe të mikpritjes tradicionale.Më 1926, falë ndihmës së Tahirit, shkon në Shqipëri për shkollim.
Familja
RedaktoIshte nipi i Tahir Berishës, talentit më të madh të filozofisë popullor në shekullin e tij. Nën përkujdesjen e xhaxhait të shtrenjtë, mësoi për veprimtarinë e personaliteteve më të shquara historike të kohës, si Azem Galica e Ferat Draga, Hasan Prishtina e Ilaz Agushi, Miftar Bajraktari e Nazim Gafurri, Ramadan Shabani e Sadik Rama, Shaban Polluzha e Shtjefën Gjeçovi.
Shkollimi
RedaktoMësimet fillestare i mori në Mejtep të Negrofcit, ndërsa të mesmet në Medrese të Gjakovës. Më 1931 e kryen Akademinë Ushtarake në Tiranë. Ishte oficer në Gjirokastër, ku, më 1933, martohet me Mirijen, bijën e Xhelal Çanos, epror ushtarak në pension. Shërbeu edhe në Kukës, Lushnjë, Pukë, Sarandë, Shkodër, Tiranë e Vlorë. Mirija dallohej me virtyte më të larta njerëzore e kombëtare. I patën katër fëmijë: Muhameri, që u lind në Gjirokastër më 1935, Afërdita në Shkodër më 1938, Shpresa në Gjilan më 1942 dhe Ylberi në Prishtinë më 1946.
Veprimtaria
RedaktoRifat Latif Berisha, gjatë Luftës së II-të Botërore ishte i njohur si aktivst i angazhuar si kryetar i Frontit Popullor për Kosovë (1949).
Lidhje të jashtme
Redakto- |e Rifat L. Berisha Arkivuar 7 maj 2021 tek Wayback Machine
Referimet
Redakto- |Basha|Rifat Berisha:Figurë e shquar patriotike Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |