Rita Levi-Montalcini
Rita Levi-Montalcini (Torino, 22 prill 1909 - Romë, 30 dhjetor 2012) ishte një neurologe dhe e politikane italiane. Ajo fitoi doktoraturën në mjekësi për neurokirurgji. Në fund të Luftës së Dytë Botërore ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku punoi në laboratorin Viktor Hamburger të institutit të zoologjisë pranë Universitetit Washington në San Luis.
Puna e saj me Stanley Cohen shërbeu në zbulimin se qelizat fillojnë të riprodhohen vetëm kur ato marrin urdhër për ta bërë këtë, urdhër që transmetohet me anë të substancave të quajtur faktorë të rritjes.
Për këtë në vitin 1986 së bashku me Stanley Cohen, fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi.
Ajo u emërua më 1 gusht 2001 senatore e përjetshme nga presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi.
Lidhje të jashtme
Redakto- Nobelprize.org, Çmimi nobel në mjekësi 1986 Arkivuar 20 nëntor 2001 tek Wayback Machine
- Nobelprize.org, Rita Levi-Montalcini – biografia