Kisha-Xhami e Shkodrës

xhami
(Përcjellë nga Rrënojat e kishës-xhami në Kalanë e Shkodës)
This is the stable version, checked on 22 shtator 2023. 4 pending changes await review.

42°2′47″N 19°29′35″E / 42.04639°N 19.49306°E / 42.04639; 19.49306

Rrënojat e xhamisë

Në oborrin e madh të kalasë së Shkodrës gjendet ngrehina e asaj që deri nga gjysma e shekullit 19 ishte Xhamia e Sulltan Fatihut,[1] kur administrata osmane dhe valiu ishin ende pa zbritur nga kalaja në qytet, xhamia funksiononte normalisht për nëpunës e popull dhe kulla ekzistente ishte minarja.

Sipas ekspertëve të trashëgimisë kulturore, ndërtesa para se të bëhej xhami shërbente si kishë, përkatësisht si kisha e Shën Shtjefnit e ndërtuar njëherë si kishë ortodokse më 1319 kur qyteti ishte sa pjesë e ndikimit të njësive shtetërore sllave, sa dhe pjesë e ndikimit politik e kulturor bizantin.[2] U bë më pas kishë katedrale katolike gjatë shekullit të 15 kur qyteti ishte pjesë e zotërimeve tejdetareRepublikës së Venedikut.[3][4][5]

Historia

Redakto

Brenda mureve të kalasë, një kishë ortodokse u ndërtua me stil gotik më 1319 gjatë dominimit bizantin mbi qytetin. Kjo kishë u bë katedralja e qytetit dhe iu kushtua Shën Stefanit.[2]

Sipas specialistit të monumenteve Sulejman Dashi mendohet se minarja iu shtua rreth vitit 1405,[6] kur Venediku i paguante tribut vjetor osmanëve si zotëruesit de jure të qytetit pasi ia dorëzuan venedikasve më 1396.[7][8] Gjasat janë që kthimi i saj në xhami lidhet me vendosje e garnizonit osman në këtë periudhë si dhe stili selxhuk i minares me atë të minares së Xhamisë së Kuqekalanë e Beratit, si dhe vendosja e sa në anën fundore të xhamisë dhe jo në të djathtë të hyrjes siç ka qenë karakteristikë e xhamive osmane të shekullit 15.[6] Kisha u zgjerua nga venedikasit gjatë shekullit të 15 dhe u bë kishë katolike.[2] Në të përkohshmen Leka më 1936 botohet një shkrim për ekzistencën e një kishe në kalà:[9]

"Me dt. 23 prill 1434 flitet për xavendsimin e meshtarit-kujdestar të kishës së Shen Kollit në kështjellë të Shkodrës, njëfarë Jak Bianku prej Ulqinit me Dom Pjetrin prej Shkodre."

Me rimarrjen përfundimtare të qytetit nga osmanët, kisha u adoptua në xhami nuk kërkoi ndryshime të mëdha strukturore, apsida përkonte me drejtimin nga kibla, kësodore iu bë mihrabi.[2] Bogdani në një relacion të 1685 shkruan:[10]

"Në kishën e kështjellit, e cila ishte kisha e kushtueme Sh'Shtjefnit promartir, pajtor i Shkodrës, pashë një organo të shkatërrueme nga barbarët (turqit) e mbajshin në kujtim të fitoreve të tyne."

Sipas udhëtarit Evlija Çelebi kur bujti në qytet gjatë udhëtimeve të tij, faltorja quhej Xhamia e Sulltan Fatihut. Nga relacioni i kalorësit Gjon Bolica, mik i sundimtarit Hydaverdi pashë Begollit, kuptohet që kulla ishte ndërtuar për të qenë kullë sahati.[9] Sipas ditarit (fillim shek. XIX) të të atit të Mollà Daut efendi Boriçit, Haxhi Mustafai ka shënuar se shpesh është falur, ka dëgjuar vasë dhe ka marrë pjesë në këndimin e Mevludit në xhami. Deri kur zyrat qeveritare të valiut u zhvendosën nga kalaja në lagjet e reja të qytetit më 1865, xhamia funksiononte në rregull dhe mbahej e hapur për nëpunës dhe popull.[10] Më 1901, Antonio Baldacci shkruan se konsulli frëng Degrand nuk ishte i sigurtë se kur ishte kishë, a i ishte kushtuar Shën Lazrit apo Shën Shtjefnit.[11]

Në kohën e pushtimit fashist, kleri katolik duke pretenduar se ka qenë kishë kushtuar Shën Shtjefnit ose Shën Kollit, duke dashur të përfitonte nga konjukturat - shkruan hartuesi i një enciklopedie mbi qytetin dhe orientalisti Bushati - planifikoi rindërtimin e saj në kishë duke i tjetërsuar kështu vlerat historike të përgjithshme.[10] Me kohën u zbulua ndonjë afresko që shërbeu për të sugjeruar që ka qenë kishë e shndërruar në xhami, por për Bushatin nuk është gjetur dokument ta vërtetojë shndërrimin.[12] Mbetjet e xhamisë ruajnë një qyrs, mihrabin dhe kullën e minares.[13]

Shteti shqiptar e shpalli kalanë monument kulture më 1948 dhe u rishpall e tillë më 1971, dhe mbrohet nga shteti.[14]

Debatet e kohëve të vona

Redakto

Deri më 2017, për 12 vite radhazi famullia e katedrales së Shën Shtjefnit ngrente meshë në shenjë kremtimi për shenjtin pajtor të qytetit sipas Kishës Katolike. Kjo për Myftininë e Shkodrës është parë si cënim i kufijve të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.[15]

Referime

Redakto
  1. ^ Naçi, Stavri (1964). Pashallëku i Shkodrës (bot. 1). Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 40.
  2. ^ a b c d Endresen, Cecilie (2013). "One object, several definitions. The Albanian «church-mosque» dispute". Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike: Annuario (në anglisht) (2): 39–60. ISSN 2225-6210.
  3. ^ Instituti i Monumenteve të Kulturës (1977). Monumentet. Tirana: Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. fq. 13-16. Marrë më 2019-10-06. ...transformimit të kishës në xhami që e kemi hasur edhe në Shkodër – Shën Stefani në Kala. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Studime Historike. 1964. fq. Vëllimi 1 - Faqja 53. Marrë më 2019-10-05. E tille është p.sh. kisha e Shën Shtjefnit ne kështjellën e Shkodrës, si dhe kisha e Shën Shirqit dhe Ba- kut, buzë lumit te Bunës ne Shirq. E para është shndëruar me vonë në xhami, kurse e dyta është rindërtuar nga mbretëresha serbe Elena ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Klan (bot. 429-441). "Media 6" Publishing. 2005. fq. 23. Marrë më 2019-10-06. ... gëzon statusin e monumentit të kulturës, filloi të lartohej në fund të shekullit të 13-të si kisha ortodokse e "Shën Stefanit", nga ... Punën do ta mbaronin më pas venedikasit, të cilët do të kryenin ritet fetare katolike në kishën e "shën Shtjefnit". ... e qendrave administrative nga kalatë, (të cilat po e humbisnin ngadalë funksionin e dikurshëm), poshtë në qytet". {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Peçi, Admirina (9 dhjetor 2005). "Dilema e madhe e Rozafës". forumromanum.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Muhaj, Ardian (2018). "Përcaktimi i kufirit veneto-osman në sanxhakun e Shkodrës në fundin e shek. XV sipas traktateve ndërkombëtare të kohës". Studime historike (1–2): 102.
  8. ^ Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 512. ISBN 978-0-472-08260-5.
  9. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 217. OCLC 41096394. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c Bushati 1998, p. 214.
  11. ^ Baldacci, Antonio (1901). "Shkodra e Shqipërisë". radiandradi.com. Marrë më 13 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Bushati 1998, pp. 214-217.
  13. ^ Machiel Kiel (1990), Research Centre for Islamic History, Art and Culture (red.), "Ottoman architecture in Albania (1385-1912)", Islamic art series (në gjermanisht), Istanbul, vëll. Band 5, fq. 230, ISBN 92-9063-330-1
  14. ^ "Lista e Monumenteve, rrethi i Shkodrës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2018. Marrë më 13 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Halluni, Arben (10 janar 2017). "Xhamia në kalanë e Shkodrës, pjesë e trashëgimisë shpirtërore të myslimanëve". radiojehona.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)