Rrethi i Kavajës
41°48′N 19°22′E / 41.8°N 19.36°E
Rrethi i Kavajës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Tiranës. Rrethi i Kavajës ka rreth 105,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 393 km² dhe kryeqendër Kavajën.
Rrethi i Kavajës ka një siperfaqe prej 20,000 ha. Shtrihet në pjesen e ultësirës perendimore duke u kufizuar në perendim më detin Adriatik, në lindje më rrethin e Tiranës, në veri me atë të Durrësit, jug-lindje me rrethin e Peqinit e në jug me rrethin e Lushnjes. Popullsia është rreth 110,000 banore, ku Kavaja si qytet ka një popullsi prej 35,000 banoresh.
Ndarja Administrative
RedaktoRrethi i Kavajës përfshin nën administrim 2 bashki dhe 8 komuna që janë
- Bashkia Kavajë
- Bashkia Rrogozhinë
- Komuna Golem
- Komuna Gosë
- Komuna Helmës
- Komuna Kryevidh
- Komuna Lekaj
- Komuna Luz i Vogël
- Komuna Sinaballaj
- Komuna Synej
Rrethi i Kavajës përshkohet nga dy përrenj të mëdhenj, ai i Leshnicës me drejtim të rrjedhës nga lindja në perëndim.
Është kryesisht një rreth bujqësor me tokë bujqësore nën ujë 13,500 ha. Fusha e Kavajës ka një sipërfaqe prej 7,000 ha.
Në jug përshkohet nga lumi Shkumbin që shërben edhe si ndarja administrative midis rrethit të Kavajës dhe atij të Lushnjës.
Ka një vijë bregdetare prej afërsisht 18 km.
Vendbanimet
Redakto- Kavaja
- Rrogozhina
- Komuna Golem
- Qerret
- Stan i Ri
- Komuna Kryevidh
- Ballaj
- Domen
- Kryevidh
- Patka-Milot
- Rreth-Greth
- Shardushk
- Spanesh
- Spille
- Sterbeg
- Zhabja
- Komuna Lekaj
- German
- Harizaj
- Lekaj
- Luz i Madh
- Mlik
- Mushnik
- Okshtun
- Shkozet
- Zambish
- Komuna Luz i Vogël
- Beden
- Blerimaj
- Luz i Vogël
- Vorrozen
- Komuna Sinaballaj
- Demarkaj
- Fliballija
- Hamenraj
- Hazdushk
- Koçaj-Sheshaj
- Methasanaj
- Rrostej
- Sinaballaj
- Thartor
- Komuna Synej
- Bago
- Butaq
- Hajdaraj
- Peqinaj
- Rrakull
- Rrikaj
- Synej
Shiko edhe
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |