Rubén Botta

futbollist argjentinas
(Përcjellë nga Ruben Botta)

Rubén Alejandro Botta Montero (i lindur më 31 janar 1990) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si mesfushor sulmues për klubin argjentinas Colón.

Rubén Botta
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRubén Alejandro Botta Montero
Datëlindja31 janar 1990 (34 vjeç)
VendlindjaSan Juan, Argjentinë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMesfushor–Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Colón
Numri10
Karriera me të rinjtë
Boca Juniors
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013Tigre82(11)
2013–2015Internazionale10(0)
2014–2015Chievo (huazim)21(0)
2015–2017Pachuca48(10)
2017–2020San Lorenzo56(5)
2020Defensa y Justicia7(1)
2020–2021Sambenedettese30(8)
2021–2023Bari50(6)
2023–Colón8(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2023

Karriera me klube

Redakto

Ai u rrit si futbollist te Boca Juniors dhe në vitin 2009 u transferua te Tigre dhe bëri debutimin me skuadrën më 23 Mars 2009 në barazimin 0–0 kundër ish skuadrës së tij Boca Juniors në moshën 19 vjeçare. Një muaj më vonë, ekzaktësisht më 11 prill, gjatë një ndeshje kundër Newell's Old Boys, ai mori kartonin e parë të verdhë në karrierë. Ai luajti vetëm një ndeshje në 2009 Clausura përpara se të huazej te FK Ventspils e cila luante në Ligën më të Lartë Letoneze, ku ai nuk luajti asnjë ndeshje. Në 2010, ai u rikthye te Tigre duke u bërë lojtar i formacionit titullar dhe duke luajtur më shumë ndeshje. Më 13 nëntor 2010, ai mori vëmëndje të madhe në fitoren 2–1 kundër kryesuesve të Estudiantes de la Plata, ku Botta dhuroi assistin e golit të dytë dhe falë aftësive të tij përpak sa nuk shënoi golin e tretë.[2]

Më 3 shkurt 2013, Botta shënoi golin e parë të karrierës që nga debutimi me skuadën e parë në një ndeshje kundër Independientes. Më 25 shkurt 2013, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në karrierë, ai mori edhe pezullimin e parë në karrierë në një ndeshje në Primera División kundër River Plates. Gjatë raundit të parë të Cola Libertadores, luajtur vonë në prill, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbës së tij të majtë, që do ta mbante jashtë fushave të lojës për 6 muaj. Në total me Tigren, ai luajti 77 ndeshje duke shënuar 10 gola.

Internazionale

Redakto

Më 1 maj 2013, Botta operoi këmbën e tij të majtë pas dëmtimit të pësuar, dhe më 9 maj u njoftua se ai u transferua te Interi si lojtari i lirë.[3] Transferimi u zyrtarizua në korrik dhe ai i'u bashkua zyrtarisht ekipit. Më 29 gusht, ai u lidh me një kalim te Livorno, pasi nuk arriti dot të marrë nënshtetësinë italiane, kështu që Inter bleu kuotën e regjistrimit të lojtarëve që nuk jan shtetas të BE-së nga Livorno.

Më 8 janar 2014, Botta zyrtarisht u bë pjesë r Zikaltërve.[4] Ai debutoi një ditë më vonë kundër Udineses në raundin e 16-tave të kupës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 79të në vend të Mateo Kovačić.[5]Serie A, Botta debutoi në barazimin 1–1 të Interit kundër Chievo VeronësSan Siro më 4 shkurt.[6]

Në gusht 2014, Botta u huazua te Chievo Verona për një sezon.[7] Ai luajti 21 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2014–15.[8]

Pachuca

Redakto

Më 4 korrik 2015, Botta u transferua në Meksikë te Pachuca për 2.7 milion €.[9][10]

San Lorenzo

Redakto

Më 27 janar 2017, Botta u rikthye në Argjentinë duke nënshkruar me San Lorenzon për 1.7 milion €.[11]

Referime

Redakto
  1. ^ "Rubén Botta". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2014. Marrë më 2 shkurt 2014.
  2. ^ "Lujos: Rúben Botta vs Estudiantes, Apertura 2010". SouthAmericanFutbol.blogspot.com (në spanjisht). 13 nëntor 2010. Marrë më 23 shkurt 2014.
  3. ^ "Botta, una doppietta dedicata all'Inter" (në italisht). Corriere dello Sport. 20 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2014. Marrë më 13 janar 2014.
  4. ^ "RUBEN BOTTA JOINS INTER". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2014. Marrë më 24 shkurt 2014.
  5. ^ "K. Italisë, Inter eleminohet nga Udineze". OraNews.tv. 9 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 24 shkurt 2014.
  6. ^ "Barazon Inter, i anullojnë gol të rregullt (VIDEO)". Sport.albeu.com. 4 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2014. Marrë më 24 shkurt 2014.
  7. ^ "Chievo, ecco Botta e Schelotto: "Felici di essere qui"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 26 gusht 2014. Marrë më 9 nëntor 2023.
  8. ^ "Rubén Botta » Serie A 2014/2015". World Football (në anglisht). Marrë më 9 nëntor 2023.
  9. ^ "UFFICIALE - Inter-Pachuca, c'è l'accordo per Botta". fcinternews.it (në italisht). 4 korrik 2015. Marrë më 9 nëntor 2023.
  10. ^ "Ruben Botta definitivo al Pachuca". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
  11. ^ "Rubén Botta será refuerzo de San Lorenzo" (në spanjisht). El Gráfico. 28 janar 2017. Marrë më 10 nëntor 2023.

Lidhje të jashtme

Redakto