Sahit Kokolli
Sahit Kokolli xhirues dhe drejtor fotografie, ka lindur më 11 tetor 1955 në Prishtinë. Nga viti 1975 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në fillim si ndriçues e më vonë asistent i kamerës dhe kameraman. Në vitin 1990 është larguar me dhunë nga puna kur regjimi serb e ka okupuar Televizionin e Prishtinës. Ka punuar me të gjitha sistemet e xhirimit nga ai filmik deri te teknologjia e fundit elektronike. Nga viti 1974 ka marrë pjesë në realizimin e shumë projekteve filmike, dokumentare dhe argëtuese. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1993 së bashku me kolegun e tij, montazherin e njohur Fatos Kadiu, themelojnë produksionin privat Vizioni, me të cilin produksion vazhdojnë të njëjtën veprimtari në realizimin e projekteve video dhe audio. Nga viti 2000 Sahit Kokolli angazhohet si xhirues në Kosovë për televizionin publik të Gjermanisë ARD, punë të cilën e kryen edhe aktualisht.
Projektet filmike
Redakto- Era dhe lisi, 1978 – asistent kamere
- Tre vetë kapërcejnë malin, 1980, ndihmës kamere
- Era e mollës, 1993, drejtor fotografie
- Gjurmët, 1997, drejtor fotografie
- Vesa, 1997, drejtor fotografie
- Vjeshta e trëndafilave, 2000, drejtor fotografie
- Lahutari i fundit, 2009, regjisor e drejtor fotografie
Projektet televizive
Redakto- Pa pengesa, serial humoristik televiziv, 1982-1984
- Jeta e një toke, serial televiziv, 2000, drejtor fotografie
Projektet dokumentare
Redakto- Hasi i thatë, 1979, xhirues
- Portreti i Aleksandër Xhuvanit, 1980, xhirues
- Me Arbëreshët e Italisë, 1980, xhirues
- Portreti i Ibrahim Kodrës, 1988, xhirues
Lidhje e jashtme
Redakto- Sahit Kokolli tek IMDb