Sanxhaku i Janinës
Sanxhaku i Janinës (në osmanisht "Sanjak-i Yanya") ishte një sanxhak (provincë e nivelit të dytë) i Perandorisë Osmane, qendra e të cilit ishte Janina.
Administrata
RedaktoSanxhaku i Janinës funksionoi gjatë Perandorisë Osmane deri në 1912, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, kur ishte i përbërë nga kazatë e mëposhtme:[1]
- Kazaja e Janinës
- Kazaja e Leskovikut
- Kazaja e Konicës
- Kazaja e Filatit
- Kazaja e Ajdonatit
- Kazaja e Lehovës
Kazaja e Përmetit ishte fillimisht pjese e Sanxhakut te Janinës po më vonë u bë pjesë e Sanxhakut të Gjirokastrës.[2][3]
Nga 1430 deri në 1670 sanxhaku i Janinës ishte pjesë e Ejaletit të Rumelisë. Nga 1670 deri në 1787 Sanxhaku i Janinës ishte pjesë e Ejaletit të Janinës. Në 1788 Ali Pasha fitoi kontrollin mbi sanxhakun e Janinës, i cili iu bashkua Sanxhakut të Trikallës në Pashallëkun e Janinës. Ali Pasha u vra në 1822. Në 1834 Mahmud Hamdi Pashai u emërua të qeverisë Sanxhakun e Delvinës, Janinës dhe Beratit. Në 1867 Sanxhakut të Janinës iu bashkuan sanxhaqet e Beratit, Gjirokastrës, Prevezës dhe Kosturit dhe u formua Vilajeti i Janinës.
Gjatë mbretërimit të Bajazidit II (1481-1512) sanxhakbeu i Janinës ishte Davud Pashë-zade Mustafa Beu.[4]
Në zgjedhjet e vitit 1908 në rajonin e këtij sanxhaku u zgjodhën dy përfaqësues për parlamentin osmane, të dy ortodoks greqishtfolës, Dimitraki Kingos Efendiu dhe Konstantin Surla Efendiu.[5]
Zona ishte e pushtuar nga trupat greke gjatë Luftës së Parë Ballkanike, dhe një pjesë e saj iu dha Greqisë në Londër në konferencën e Paqes në 1913, ndërsa pjesa tjetër Shqipërisë.
Demografia
RedaktoNga 1520 deri në 1538, sipas regjistrimit osman, në Sanxhakun e Janinës kishte 32,097 familje të krishtera dhe 613 familje myslimane.[6]
Referime
Redakto- ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. Vëll. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 50.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ H. Karpat, Kemal (1985). Ottoman population, 1830-1914: demographic and social characteristics. fq. 146. Marrë më 22 shtator 2011.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Motika, Raoul (1995). Türkische Wirtschafts- und Sozialgeschichte (1071-1920). fq. 297. Marrë më 22 shtator 2011.
Sancaks Yanya (Kazas: Yanya, Aydonat (Paramythia), Filat (Philiates), Meçova (Metsovo), Leskovik (war kurzzeitig Sancak) und Koniçe (Konitsa)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Prilozi za Orijentalnu Filologiju. 1962. fq. 339. Marrë më 20 shtator 2011.
Poznato nam je da je u doba Bajazita II njen sandžak-beg bio Davudpašazade Mustafa-beg
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Öztürk, Kâzım (1997). Türk parlamento tarihi : TBMM - III. dönem, 1927 - 1931. Ankara: Türkiye Büyük Millet Meclisi Vakfı. ISBN 978-975-7291-00-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ A. Mikropoulos, Tassos (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society. Ioannina: University of Ioannina. fq. 310. ISBN 978-960-233-187-3. Marrë më 20 shtator 2011.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)