Sanxhaku i Delvinës

Sanxhaku i Delvinës (turqisht: Devline Sancağı) ishte një nga sanxhaqet e Perandorisë Osmane qendra e te cilit ishte Delvina. Gjate shekullit të 18-të qendra e Sanxhakut u zhvendos në Gjirokastër, Shqipëri. Sanxhaku u krijua në mes të shekullit të 16 -[1] dhe mbaroi së ekzistuar pas Luftërave Ballkanike në vitin 1913. Territori i sanxhakut u trashëgua nga Principata së Shqipërisë.

EmriRedakto

Gjatë shekullit të 18-të pashai lokal zhvendosi selinë e sanxhakut nga Delvina në Gjirokastër. Gjithsesi emri zyrtar nuk ndryshoi, megjithatë ndonjëhere quhet Sanxhaku i Gjirokastrës.[2]

HistoriRedakto

Para se të formohej sanxhaku i Delvinës, në shekullit e 16-të në Delvinë, vendi qeverisej nga një kaza që i përkiste Sanxhakut të Vlorës.[3] Sanxhaku i Delvinës kishte nivelin më të ulët të të ardhurave nga 21 sanxhaqet e Elajetit të Rumelisë.[4] Në 1713 sanxhakbeu i Delvinës ishte Selim Pasha.[5] Në 1744 sanxhakbeu i Sanxhakut të Delvinës ishte Veli Beu.[6] Në 1785 djali i Veli But, Ali Pashë Tepelena, u bë qeveritar në Delvinë, ndërsa në vitet në vijim sanxhaku do ishte pjesë e Pashallëkut të Janinës.[7] Në 1804 e sanxhakbeu i Delvinës ishte Veli Pasha i cili ishte gjithashtu një bejlerbej i Elajetit të Rumelisë.[8] Në 1834 Mahmud Hamdi Pasha u emërua si qeveritar i Sanxhakut të Delvinës, Janinës dhe Vlorës.[9]

Gjatë Luftërave Ballkanike osmanët u mposhtën dhe ushtria greke hyri në qytet në 3 Mars 1913.[10] Në qershor 1914 qyteti priti kuvendin e  përfaqësuesve të Epirit të Veriut që u diskutua dhe më në fund miratoi Protokollin e Korfuzit, më korrik 26, 1914.[11] Si rrjedhim Delvina pastaj u bë per pak muaj pjesë e Republikës Autonome të Epirit të Veriut, dhe më vonë e Principatës së Shqipërisë.

Sanxhaku i Delvinës gjatë kohës së Perandorisë Osmane ishte pjesë administrative e Vilajetit të Janinës. Më 1888 e deri në 1912 përbëhej nga kazatë e mëposhtme:[12]

ReferimetRedakto

  1. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).|access-date= requires |url= (help)
  2. ^ Mikropoulos, 2008: 330-331
  3. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  4. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  5. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  6. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 1524: bad argument #1 to 'pairs' (table expected, got nil).
  7. ^ Mikropoulos, 2008: 334, 337
  8. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  9. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  10. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).
  11. ^ Kondis Basil. Greece and Albania, 1908-1914. Institute for Balkan Studies, 1976, p. 132: "Throughout the period of the constituent assembly which convoked at Delvino to discuss the Corfu agreement... the constituent assembly approved the agreement on July 26, 1914."
  12. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).

<

BurimetRedakto

  • Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 2569: attempt to call global 'set_error' (a nil value).