SciPy
SciPy (shqiptohet /ˈ s aɪ p aɪ / "sajpaj" [1] ) është një librari e gjuhës Python pa pagesë dhe me burim të hapur që përdoret për llogaritje shkencore dhe teknike.
SciPy përmban module për optimizim, algjebër lineare, integrim, interpolim, funksione speciale, TSHF, përpunim të sinjalit dhe imazhit, zgjidhës EDZ dhe detyra të tjera të zakonshme në shkencë dhe inxhinieri.
SciPy bujt gjithashtu një familje konferencash për përdoruesit dhe zhvilluesit e këtyre mjeteve: SciPy (në ShBA), EuroSciPy (në Evropë) dhe SciPy.in (në Indi). [2] Enthought filloi konferencën SciPy në Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon të sponsorizojë shumë nga konferencat ndërkombëtare, si dhe të bujtë faqen e internetit të SciPy.
Biblioteka SciPy aktualisht shpërndahet nën licencën BSD, dhe zhvillimi i saj sponsorizohet dhe mbështetet nga një komunitet i hapur zhvilluesish. Ai mbështetet gjithashtu nga NumFOCUS, një fondacion i komunitetit për mbështetjen e shkencës së riprodhueshme dhe të qasshme.
Komponentët
RedaktoPaketa SciPy qëndron në thelb të aftësive kompjuterike shkencore të Python. Nën-paketat e disponueshme përfshijnë:
- cluster: klasterim hierarkik, kuantizim vektorësh, K-mënyra
- constants: konstante fizike dhe faktorë kthimi
- fft: Algoritma për Transformimin Diskret Furie
- fftpack: Ndërfaqe e ngelur për TDF
- integrate: rutina për integrimin numerik
- interpolate: mjete interpolimi
- io: input dhe output të dhënash
- linalg: rutina të algjebrës lineare
- misc: dobi të shumëllojshme (psh shembuj imazhesh)
- ndimage: funksione të ndryshëm për përpunimin e imazheve shumëdimensionale
- ODR: klasa dhe algoritme regres largësie ortogonal
- optimize: algoritme optimizimi duke përfshirë programimin linear
- signal: vegla të procesimit të sinjalit
- sparse: matricat e zbrazta dhe algoritme të lidhura
- spatial: algoritme për struktura hapsinore si pemët k-d , fqinjët më të afërt, Convex hulls, etc.
- special: funksione speciale
- stats: funksione statistike
- weave: vegël për të shkruajtur kod C/C++ si stringa shumërreshtore në Python (tanimë e hequr nga qarkullimi në favor të Cython[3])
Strukturat e të dhënave
RedaktoStruktura bazë e të dhënave e përdorur nga SciPy është një array shumëdimensional i ofruar nga moduli NumPy . NumPy ofron disa funksione për algjebrën lineare, transformimet Thurjé dhe gjenerimin e numrave të rastësishëm, por jo me përgjithësinë e funksioneve të njëvlerëshme në SciPy. NumPy mund të përdoret gjithashtu si një kontejner efikas shumëdimensional i të dhënave me lloje arbitrare të të dhënave. Kjo e lejon NumPy që të integrohet pa probleme dhe shpejt me një shumëllojshmëri të gjerë të bazave të të dhënave . Versionet e vjetra të SciPy përdorën Numeric si një lloj grupi, i cili tani është i vjetëruar në favor të kodit më të ri të grupit NumPy. [4]
- ^ https://scipy.org/ "SciPy (pronounced "Sigh Pie")"
- ^ "Upcoming SciPy Conferences 2023". SciPy Conferences (në anglishte amerikane). Marrë më 11 maj 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "SciPy 0.15.0 Release Notes — SciPy v1.6.2 Reference Guide". docs.scipy.org. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2021. Marrë më 2021-04-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "NumPy Homepage".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)