Statistika është shkenca që studion marrjen, organizimin, analizimin dhe interpretimin e ndryshimeve sasiore në zhvillimin e shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj., duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta. Statistika gjithashtu paraqet tërësinë e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës ose e ekonomisë ose për një dukuri të renditur sipas një kriteri të caktuar. Statistika nuk është degë e matematikës, por konsiderohet si një degë e veçantë për shkak të karakterit multidisiplinar.

Degët e saj Redakto

  • Statistika deskriptive
  • Statistika induktive
  • Statistika eksplorative
  • Statistika llogaritëse

Indekset: janë tregues relativë, të cilët paraqesin raportin e nivelit të caktuar të dukurive të ndryshme në periudha të caktuara kohore. Ata mund të paraqiten si raport i dy niveleve të veçanta apo si raport i niveleve të grupuara

Ndryshe quhen edhe tregues të dinamikës, sepse paraqesin krahasimin përmes faktorit kohor.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto