Sollokiqi
Sollokiq, (maqedonisht: Селокуќи/Selokući) është fshat në komunën e Dibrës, Maqedoni.
Sollokiq
Селокуќи | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 104 |
{{{postal_code_type}}} | 1250 |
Targat | DB |
Gjeografia
RedaktoFshati Sollokiq (nga bullg. Selo kuçi) përfshihet në Fushën e Dibrës. Popullsia është e ardhur nga malësitë e Grykës së Vogël, Katër Grykëve dhe Matit në mesin e shek. XIX.
Fisi [[Dumani]] është i ardhur nga fshati Stushan në Grykë të Vogël të Dibrës së Sipërme. Vëllezërit Haxhi dhe Nezir, bijtë e Ramadan Jusuf Dumanit u vendosën me familjet e tyre në vitin 1880. Haxhiu nuk la pasardhës meshkuj, kurse Neziri u trashëgua nga tre bij, Osmani, Esati dhe Shaqiri II.
Në vitet '80 të shek. XIX, edhe kaçaku i famshëm i kohës Hysen Selman Dumani nga fshati Stushan (kushëri i tyre) bleu një çiflig me mulli në fshatin Sollokiç dhe një çiflig në fshatin Spas. Pas vrasjes së Hysen Selman Dumanit në rrethinat e Shkupit, këto prona u shitën nga i biri i tij Bexheti.
Në nëntor 1912, Haxhiu dhe Neziri me familjet e tyrej u larguan nga fshati Sollokiç duke u strehuar në fshatin Stushaj (vendlindja e tyre), për t'u shpëtuar vrasjeve nga forcat ushtarake serbe. Shtëpia e tyre në fshatin Sollokiç u dogj.
Në shtator 1913, Neziri dhe Haxhiu morën pjesë në kryengritjen e organizuar kundër forcave ushtarake serbe.
Në qershor 1915, forcat ushtarake serbe hynë në fshat dhe dogjën shtëpinë e Nezir Ramë Dumanit.
Më 1916, Nezir Ramë Dumani plagoset nga forcat ushtarake bullgare në lagjen Shullan, gjatë kalimit të një sasie duhani kontrabandë në kufirin austro - bullgar.
Gjatë vitit 1940, vëllezërit Osman dhe Esat (bijtë e Nezir Dumanit) u përfshinë në lëvizjen e armatosur të Aqif Tush Lleshit dhe të organizuar në çeta sulmonin forcat ushtarake italiane përgjatë kufirit shqiptaro - jugosllav.
Në shtator 1941, pas pushtimit italian të trojeve shqiptare në Mbretërinë Serbo - kroato - Sllovene dhe bashkimin e trojeve shqiptare nën sundimin italian, në fshatin Sollokiç u vendosën edhe vëllezërit Sadik dhe Refik, bijtë e islam Ramë Dumanit (vëllai i Nezirit) të ardhur nga fshati Stushaj.
Më 1948, Shaqir Nezir Dumani u arratis nga Republika e Jugosllavisë pasi donte që t'i shpëtonte shërbimit të detyrueshëm ushtarak jugosllav. Ai hyri në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë duke u strehuar te kushëriri i tij Ramë Hajredin Dumani në fshatin Kovashicë të Fushës së Shehrit. pas 6 muaj qëndrimi, Rama e përcolli Shaqirin nëpërmjet pikë - kalimit kufitar të Qafë Thanës në Pogradec.
Më 1951, vëllezërit Sadik dhe Refik (bijtë e Islam Ramë Dumanit) u internuan nga regjimi jugosllav i kohës. Ata u vendosën me familjet e tyre në rrethin e Veleshit (atëherë quhej Gradsko) në Maqedoninë Qëndrore, kurse pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme u sekuestruan nga shteti. Pas 5 vitesh, ata u kthyen nga internimi dhe të vetmen mbështetje e gjetën nga kushërinjtë e tyre Osman, Esat dhe Shaqir.
Më 1990, Gafur Osman Dumani themeloi në qytetin e Dibrës televizonin e parë në gjuhën shqipe "Alfa D".
Më 1994, Gafur Osman Dumani hapi qendrën e parë tregtare 'Dumani Shoping Center" në qytetin e Dibrës.
Gjatë viteve 2000 - 2001, Gafur Osman Dumani u përfshi në veprimtarinë e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni.
Më 2 janar 2020, Ministria e Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë e emëroi Arben Muhamet Dumani në detyrën Kryeshef i Stacionit Policor të Dibrës.
Nga shtëpitë e Nezir Ramë Dumanit dhe Islam Ramë Dumanit, vllaznia e Ismailallarëve, e fisit Dumani në fshatin Sollokiç, familje të tyre janë vendosur në qytetet e Dibrës, Tetovës dhe Shkupit në Republikën e Maqedonisë, në Itali, Francë dhe Gjermani, në New Jersey dhe New York të SHBA.
Fise të tjerë që banuan në fshat janë [[Mashkulli]] i ardhur nga fshati Selishtë në Katër Grykë, [[Rexha]] i ardhur nga Mati, [[Daci]] i ardhur nga Zogjet, [[Mjeshtri]] i ardhur nga Çerenci i Grykës së Vogël, etj..
Fshati ndahet në lagjen Taranesh, Shullan dhe Jazulli.
Selia: Dibra dhe vendbanimet: Ama | Banishta | Bohmova | Gajrja | Hotishani | Kojnarja | Kosovrasti i Epërm | Kosovrasti i Poshtëm | Krivca | Mogorçe | Osoji | Rajçica | Sollokiqi | Spasi | Taraniku | Tatar Elevca | Zhepishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |