Serra
Serra është një strukturë me mure dhe çati të bëra kryesisht nga materiale transparente, siç është plastika ose xhami (qelqi), në të cilën rriten bimët që kërkojnë kushte të rregulluara klimatike. Këto struktura variojnë në madhësi nga serra të vogla deri tek strukturat me madhësi të madhe industriale. Brendësia e një serre të ekspozuar në rrezet e diellit bëhet dukshëm më e ngrohtë se temperatura e jashtme, duke mbrojtur përmbajtjen e saj në mot të ftohtë.
Shumë serra komerciale nga plastika apo xhami janë objektet e prodhimit të teknologjisë së lartë për perime, lule ose fruta. Serrat e qelqit janë të mbushura me pajisje, përfshirë instalimet e kontrollit, ngrohjen, ftohjen, ndriçimin, dhe që mund të kontrollohen nga një kompjuter për të optimizuar kushtet për rritjen e bimëve. Pastaj teknika të ndryshme përdoren për të vlerësuar nivelin e temperaturës dhe kushtet tjera klimatike të serrës (d.m.th., temperaturën e ajrit, lagështinë relative dhe deficitin e presionit të avullit) në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e prodhimit përpara kultivimit të një kulture specifike.
Ideja e rritjes së bimëve në zonat e kontrolluara nga mjedisi ka ekzistuar që nga koha romake. Perandori romak Tiberius kishte dëshirë që të hante kastraveca [1] për çdo ditë. Kopshtarët romakë përdornin metoda artificiale (të ngjashme me sistemin e serrës) me qëllim të kultivimit të perimeve në çdo stinë të vitit. Kastravecat mbilleshin në karroca me rrota, të cilat viheshin çdo ditë në diell, pastaj futeshin brenda për t'i mbajtur gjatë natës të ngrohtë. Kastravecat ishin të ruajtur nën korniza ose në shtëpitë e kastravecave me xham ose me një leckë të vajosur të njohur si specularia ose me çarçafë selenite (aka lapis specularis ), sipas përshkrimit nga Pliny Plaku . [2] [3]
Shih edhe
RedaktoShënime
Redakto- ^ Janick, J; Paris, HS; Parrish, DC (2007). "The Cucurbits of Mediterranean Antiquity: Identification of Taxa from Ancient Images and Descriptions". Annals of Botany. 100 (7): 1441–1457. doi:10.1093/aob/mcm242. PMC 2759226. PMID 17932073.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Note:
- ^ rogue classicism: Roman Greenhouses? Cartilaginum generis extraque terram est cucumis mira voluptate Tiberio principi expetitus Nullo quippe non die contigit ei pensiles eorum hortos promoventibus in solem rotis olitoribus rursusque hibernis diebus intra specularium munimenta revocantibus
Bibliografia
Redakto- Francesco Pona: Il Paradiso de' Fiori overo Lo archetipo de' Giardini, 1622 Angelo Tamo, Verona (a manual of gardening with use greenhouse for make Giardino all'italiana)
- Cunningham, Anne S. (2000). Crystal palaces : garden conservatories of the United States. Princeton Architectural Press, New York,
- Muijzenberg, Erwin W B van den (1980). A History of Greenhouses. Wageningen, Netherlands: Institute for Agricultural Engineering. OCLC 7164418.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vleeschouwer, Olivier de (2001). Greenhouses and conservatories. Flammarion, Paris,
- Woods, May; Warren, Arete Swartz (1988). Glass houses: history of greenhouses, orangeries and conservatories. London: Aurum Press. ISBN 978-0-906053-85-0. OCLC 17108422.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Valera, D.L.; Belmonte, L.J.; Molina, F.D.; López, A. (2016). Greenhouse agriculture in Almería. A comprehensive techno-economic analysis. Ed. Cajamar Caja Rural. 408pp.
- Bakker, J.C. "Model Applications for Energy Efficient Greenhouses in the Netherlands: Greenhouse Design, Operational Control and Decision Support Systems". International Society for Horticultural Science. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2019. Marrë më 8 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (subscription required) - Campen, J.B. "Greenhouse Design: Applying CFD for Indonesian Conditions". International Society for Horticultural Science. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2019. Marrë më 8 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (subscription required)