Shëmbja e Xhamisë Babri
Shëmbja e Babri Masjidit u krye më 6 dhjetor 1992 nga një grup i madh aktivistësh të Vishva Hindu Parishad-it dhe organizatave aleate . Babri Masjid, xhami e shekullit të 16-të në qytetin e Ajodhjas, në Uttar Pradesh, kishte qenë objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë socio-politike dhe ishte vënë nën shënjestër pasi një tubim politik i organizuar nga organizatat nacionaliste hindu u bë i dhunshëm.
Sipas traditës hindu, qyteti i Ayodhyas është vendlindja e Ramës,avatarit të Vishnusë . Në shekullin e 16-të, një gjeneral Mughal, Mir Baqi, kishte ndërtuar një xhami, të njohur si Xhamia Babri (Babri Masjid) në një vend të identifikuar nga disa hindu si Ram Janmabhoomi, ose vendlindja e Ramës. Anketa Arkeologjike e Indisë thotë se xhamia është ndërtuar në tokë ku më parë kishte ekzistuar një strukturë jo-islamike. [1] [2] Në vitet 1980, Vishva Hindu Parishad (VHP) filloi një fushatë për ndërtimin e një tempulli kushtuar Ramës në po atë vend, me Partinë Bharatiya Janata (BJP) si zërin e saj politik. Si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbajtën disa mitingje dhe marshime, duke përfshirë Ram Rath Yatra të udhëhequr nga Lal Krishna Advani .
Më 6 dhjetor 1992, VHP dhe BJP organizuan një tubim në vendin ku ndodhej xhamia. Pjesmarrja vlerësohet në 150,000 të pranishëm. Tubimi u bë i dhunshëm dhe turma pushtoi forcat e sigurisë dhe shkatërroi xhaminë. Një hetim i mëpasshëm për incidentin gjeti 68 persona përgjegjës, duke përfshirë disa drejtues të BJP-së dhe VHP-it. Shkatërrimi rezultoi në disa muaj trazira ndërkomunale midis komuniteteve hindu dhe myslimane të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2,000 njerëzve. Dhunë hakmarrëse kundër hinduve ka ndodhur gjithashtu në Pakistan dhe Bangladesh.
Sfondi
RedaktoNë Hinduizëm është vendlindja e hyjnisë Rama, e njohur gjithashtu si "Ram Janmabhoomi", konsiderohet si vend i shenjtë. Ky vend mendohet shpesh të jetë tek vendi ku Babri Masjid qëndronte në qytetin e Ayodhyas në Uttar Pradesh.[3] Ka një mirëkuptim mes studiuesve se në 1528-ën, pas pushtimit Mughal, një xhami u ndërtua në atë vis nga gjenerali Mughal Mir Baqi dhe ai e quajti Babri Masjid prej perandorit Mughal Babur. [4][5][a] Besimi popullor tregon se Baqi shëmbi një tempull të Ramës për të ndërtuar xhaminë; baza historike për këtë është e debatueshme.[6][3] Janë gjetur dëshmi arkeologjike të një strukture e cila paradaton xhaminë. Kjo strukturë herë paraqitet si tempull hindu e herë si strukturë budiste. [6][4]
Për të paktën katër shekuj, vendi u përdor për qëllime fetare si nga hindutë ashtu edhe nga myslimanët. Mëtimi se xhamia qëndronte në vendin e një tempulli u bë për herë të parë në 1822, nga një zyrtar i gjykatës Faizabadit . [4] [5] Sekti Nirmohi Akhara e citoi këtë deklaratë në mëtimin për vendin më vonë në shekullin e 19-të, duke çuar në incidentet e para të dhunës fetare në vend në vitin 1855. [5] [7] Në 1859-ën, administrata koloniale britanike vendosi një parmak për të ndarë oborrin e jashtëm të xhamisë me qëllim shmangien e mosmarrëveshjeve. Status quo-ja mbeti në fuqi deri në vitin 1949, kur idhujt e Ramës u vendosën fshehurazi brenda xhamisë, gjoja nga aktivistët hindu mahasabha . Kjo çoi e xhindosi komunitetin musliman, me të dyja palët që ngritën padi civile duke pretenduar tokën. Vendosja e idhujve u pa si një përdhosje nga besimtarët muslimanë të xhamisë. Vendi u deklarua i diskutueshëm dhe portat për në xhami u mbyllën. [5] [8]
Në vitet 1980, Vishva Hindu Parishad (VHP) filloi një fushatë për ndërtimin e një tempulli kushtuar Ramës, me Partinë Bharatiya Janata (BJP) si zë politik. [5] [9] Lëvizja mori hov nga vendimi i një gjykatësi të qarkut, e cila vendosi në vitin 1986 se portat do të rihapeshin dhe hindutë do të lejoheshin të adhuronin atje. [5] [8] Ky vendim u miratua nga politikani i Kongresit Kombëtar Indian Rajiv Gandhi, në atë kohë Kryeministër i Indisë, i cili kërkoi të rifitonte mbështetjen nga hindutë që kishte humbur për polemikën e Shah Bano . [4] [5] Megjithatë, Kongresi humbi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1989 dhe forca e BJP-së në parlament u rrit nga 2 anëtarë në 88, duke e bërë mbështetjen e saj vendimtare për qeverinë e re të V.<span typeof="mw:Entity" id="mwdQ"> </span>P.<span typeof="mw:Entity" id="mwdg"> </span>Singh . [5] [10]
Në shtator 1990, udhëheqësi i BJP-së LK Advani filloi një Rath Yatra, një tubim politik që udhëtoi në pjesën më të madhe të Indisë veriore për në Ayodhya. Yatra u përpoq të merrte mbështetje për tempullin e propozuar dhe gjithashtu kërkoi të bashkonte votat hindu duke mobilizuar ndjenjat anti-muslimane. [11] Advani u arrestua nga qeveria e Biharit para se të arrinte në Ayodhya. Pavarësisht kësaj, një trupë e madhe e mbështetësve të Sangh Parivarit arriti në Ayodhya dhe u përpoq të sulmonte xhaminë. Kjo rezultoi në një betejë të ashpër me forcat paraushtarake që përfundoi me vdekjen e disa rebelëve. BJP-ja tërhoqi mbështetjen e saj për ministrinë VP Singh, duke kërkuar zgjedhje të reja. BJP rriti ndjeshëm numrin e ulëseve në parlamentin e Indisë, si dhe fitoi një shumicë në asamblenë e Uttar Pradeshit . [10]
Shëmbja
RedaktoMë 6 dhjetor 1992, RSS-ja dhe filialet e saj organizuan një tubim që përfshinte 150,000 mbështetës të VHP-së dhe BJP-së në vendin e strukturës në diskutim. Ceremonitë përfshinë fjalime nga drejtues të BJP-së si Advani, Murli Manohar Joshi dhe Uma Bharti . [12] Gjatë orëve të para të tubimit, turma u bë edhe më shumë e shqetësuar dhe filloi të ngrinte slogane. Një kordon policor ishte vendosur rreth strukturës në përgatitje për sulm. Megjithatë, rreth mesditës, një i ri arriti të kalojë mbi kordonin dhe të ngjitet në strukturë, duke tundur një flamur shafrani. Kjo u pa si një sinjal nga turma, e cila më pas sulmoi strukturën. Kordoni i policisë, i pakët dhe i papërgatitur për përmasat e sulmit, iku. Turma u vendos mbi ndërtesën me sëpata, çekiç dhe grepa, dhe brenda pak orësh, e gjithë struktura, e bërë nga balta dhe shkumësi, u rrafshua. [13] [14]
Një raport i vitit 2009, i autorizuar nga gjyqtari Manmohan Singh Liberhan, gjeti se 68 persona ishin përgjegjës për prishjen e xhamisë, kryesisht udhëheqës nga BJP. Mes të emëruarve ishin Vajpayee, Advani, Joshi dhe Vijay Raje Scindia. Kalyan Singh, i cili në atë kohë ishte Kryeministër i Uttar Pradeshit, gjithashtu u përball me kritika të ashpra në raport. Liberhan shkroi se ai dërgoi burokratë dhe oficerë policie në Ayodhya, të dhënat e të cilëve tregonin se ata do të qëndronin të heshtur gjatë prishjes së xhamisë. [15] Anju Gupta, një oficer policie që kishte qenë i ngarkuar me sigurinë e Advanit atë ditë, deklaroi se Advani dhe Joshi mbajtën fjalime që ndihmuan në provokimin e sjelljes së turmës. [16] Raporti vë në dukje se në këtë kohë disa drejtues të BJP-së u bënë "kërkesa të dobëta kar sevakëve që të zbresin... ose seriozisht ose për përfitimin e medias". Asnjë thirrje nuk iu bë protestuesve që të mos hynin në sanctum sanctorum ose të mos prishnin strukturën. Më tej theksohej: “Ky akt i përzgjedhur i vetë drejtuesve flet për qëllimet e fshehura të të gjithëve për të kryer prishjen e strukturës së diskutueshme”. Raporti thotë se "ikonat e lëvizjes të pranishme [atë ditë]... mund të kishin penguar po aq lehtë... prishjen." [17]
Pasojat
RedaktoDhuna në komunitet
RedaktoShkatërrimi i Xhamisë Babri shkaktoi zemërim në komunitetin musliman në mbarë vendin, duke provokuar trazira disa mujore ndërkomunale, në të cilat hindutë dhe muslimanët sulmuan njëri-tjetrin, duke djegur dhe plaçkitur shtëpi, dyqane dhe vende kulti. [13] Disa nga drejtuesit e BJP-së u morën në paraburgim dhe VHP-ja u ndalua për një kohë të shkurtër nga qeveria. Pavarësisht kësaj, trazirat që pasuan u përhapën në qytete si Mumbai, Surat, Ahmedabad, Kanpur, Delhi, Bhopal dhe disa të tjerë, duke rezultuar përfundimisht në mbi 2000 vdekje, kryesisht myslimanë. [13] Vetëm trazirat e Mumbait, të cilat ndodhën në dhjetor 1992 dhe janar 1993 dhe në të cilat Shiv Sena luajti një rol të madh në organizim, shkaktuan vdekjen e rreth 900 njerëzve dhe dëmi i pronës vlerësohet rreth 9,000 crore ₹( 3.6 bilion dollarë). [18] [19] Shkatërrimi dhe trazirat që pasuan ishin ndër faktorët kryesorë pas bombardimeve në Mumbai të vitit 1993 dhe shumë trazirave të njëpasnjëshme në dekadën e ardhshme. [20] Grupet xhihadiste, duke përfshirë muxhahidët indianë, përmendën shkatërrimin e xhamisë Babri si arsye për sulmet e tyre terroriste. [21] [22]
Hetimi
RedaktoMë 16 dhjetor 1992, ministria e brendshme e Unionit krijoi Komisionin Liberhan për të hetuar shkatërrimin e xhamisë, të kryesuar nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në pension, MS Liberhan . Pas 399 seancave për gjashtëmbëdhjetë vjet, Komisioni i dorëzoi raportin e tij prej 1029 faqesh kryeministrit indian Manmohan Singh më 30 qershor 2009. [23] Sipas raportit, ngjarjet e 6 dhjetorit 1992, në Ayodhya nuk ishin "as të vetëvetishme dhe as të paplanifikuara". [24] Në mars 2015, Gjykata e Lartë e Indisë pranoi një peticion që mëtonte se, me një qeveri të BJP-së në pushtet, CBI nuk do të ndiqte akuza konspirative kundër drejtuesve të lartë të BJP, përfshirë LK Advanin dhe Rajnath Singhun . [25] Gjykata i kërkoi CBI-së të shpjegonte vonesën e saj në paraqitjen e ankesës. Në prill 2017, një gjykatë speciale e Byrosë Qendrore të Hetimit ngriti akuza për komplot kriminal kundër Advanit, Murli Manohar Joshit, Uma Bhartit, Vinay Katiyarit dhe disa të tjerëve. [26]
Vendimi gjyqësor
RedaktoMë 30 shtator 2020, gjykata liroi të gjithë 32 të akuzuarit, përfshirë LK Advani, Murli Manohar Joshi, Uma Bharti, Vinay Katiyar dhe disa të tjerë në këtë çështje për shkak të provave jo bindëse. [27] Gjyqtari i gjykatës speciale tha: “Shkatërrimi nuk ishte i planifikuar paraprakisht”. [28] [29]
Referime
Redakto- ^ "Babri Masjid not built on vacant land, artefacts reveal non-Islamic structure: Supreme Court". www.businesstoday.in. 9 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2019. Marrë më 2019-11-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shrivastava, Rahul (10 nëntor 2019). "Supreme Court judgment on Ayodhya ends several speculation: ASI team chief". India Today (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2019. Marrë më 2019-11-10.
- ^ a b Gopal, Sarvepalli; Thapar, Romila; Chandra, Bipan; Bhattacharya, Sabyasachi; Jaiswal, Suvira; Mukhia, Harbans; Panikkar, K. N.; Champakalakshmi, R.; Saberwal, Satish; Chattopadhyaya, B. D.; Verma, R. N.; Meenakshi, K.; Alam, Muzaffar; Singh, Dilbagh; Mukherjee, Mridula (janar 1990). "The Political Abuse of History: Babri Masjid-Rama Janmabhumi Dispute". Social Scientist. 18 (1): 76–81. doi:10.2307/3517330. JSTOR 3517330.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Avari, Burjor (2013). Islamic Civilization in South Asia: A History of Muslim Power and Presence in the Indian Subcontinent. Routledge. fq. 231, 247. ISBN 9780415580618. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2019. Marrë më 27 korrik 2018.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Avari2013" defined multiple times with different content - ^ a b c d e f g h Udayakumar, S.P. (gusht 1997). "Historicizing Myth and Mythologizing History: The 'Ram Temple' Drama". Social Scientist. 25 (7): 11–26. doi:10.2307/3517601. JSTOR 3517601.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Udaykumar1997" defined multiple times with different content - ^ a b Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaSharma2003
- ^ van der Veer, Peter (1994). Religious nationalism : Hindus and Muslims in India. Berkeley, CA: University of California Press. fq. 153. ISBN 052091368X. OCLC 44966053.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Timeline: Ayodhya holy site crisis". BBC News. 6 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2019. Marrë më 19 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Ayodhya Timeline BBC" defined multiple times with different content - ^ "Babri mosque case: BJP MP declared absconder". The Times of India. 2014-07-22. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 2014-08-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Guha, Ramachandra (2007). India After Gandhi. MacMillan. fq. 633–659.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Guha2007b" defined multiple times with different content - ^ Jaffrelot, Christophe (2009). "The Hindu nationalist reinterpretation of pilgrimage in India: the limits of Yatra politics". Nations and Nationalism. 15 (1): 1–19. doi:10.1111/j.1469-8129.2009.00364.x.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tully, Mark (5 dhjetor 2002). "Tearing down the Babri Masjid". BBC News. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2010. Marrë më 29 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Guha, Ramachandra (2007). India After Gandhi. MacMillan. fq. 582–598.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Guha2007a" defined multiple times with different content - ^ "Report: Sequence of events on December 6". Ndtv.com. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 20 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uproar over India mosque report: Inquiry into Babri mosque's demolition in 1992 indicts opposition BJP leaders". Al Jazeera. 24 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2010. Marrë më 8 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Venkatesan, V. (16 korrik 2005). "In the dock, again". Frontline. 22 (15). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2014. Marrë më 18 maj 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Report: Sequence of events on December 6". NDTV. 23 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 2011-12-05.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gort, Jerald D.; Henry Jansen; H. M. Vroom (2002). Religion, conflict and reconciliation: multifaith ideals and realities. Rodopi. fq. 248. ISBN 90-420-1460-1. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2021. Marrë më 25 tetor 2020.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Steven I. Wilkinson (2006). Votes and Violence: Electoral Competition and Ethnic Riots in India. Cambridge University Press. fq. 14. ISBN 0-521-53605-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gilly, Thomas Albert; Yakov Gilinskiy; Vladimir A. Sergevnin (2009). The Ethics of Terrorism: Innovative Approaches from an International Perspective. Charles C Thomas. fq. 27. ISBN 978-0-398-07867-6. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2021. Marrë më 25 tetor 2020.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Raman, B. (9 dhjetor 2010). "The Latest 'Indian Mujahideen Mail'". Outlook India. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 2011-12-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sinha, Amitabh (2008-09-14). "Blast a revenge for Babri". Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 2011-12-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What is the Liberhan Commission?". NDTV India. 23 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2009. Marrë më 29 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "India Babri Masjid demolition neither spontaneous nor unplanned: Liberhan". Hindustan Times. 24 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ashraf, Ajaz. "In the times of Yakub Memon, remembering the Babri Masjid demolition cases". Scroll.in. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2015. Marrë më 8 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rashid, Omar (30 maj 2017). "Babri case: Advani, Joshi, Bharti charged with criminal conspiracy". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 26 janar 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Babri Masjid verdict: Court acquits LK Advani, Kalyan Singh, says no evidence that accused planned demolition". www.timesnownews.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Marrë më 2020-09-30.
- ^ "Babri Masjid demolition case: CBI Special Court acquits all accused, judge says 'demolition was not pre-planned'". Business Insider. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2022. Marrë më 2020-09-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "India's BJP leaders acquitted in Babri mosque demolition case". www.aljazeera.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 2020-12-30.
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>