Korbiniani rr. 670 - 8 shtator, rr. 730, Frajzing) ishte një misionar dhe ipeshkvi i parë i Frajzingut. Kisha katolike dhe ajo ortodokse e nderojnë atë si shenjtor. Dita e festës së tij është 8 shtatori. Përkujtimi i zhvendosjes së eshtrave të tija është 20 nëntori.

Korbiniani në "Mrekullia e ariut ", 1489, nga Jan Polaku. Muzeu i dioqezës në Frajzing, Gjermani.

Korbiniani lindi dhe u pagëzua me emrin Valdekizo në Shatre, afër Melunit në trojet e frankëve. Emrin e mori nga i ati, i cili vdiq kur ai ishte ende fëmijë. E ëma quhej Irina Korbiniana e cila pas vdekjes të të shoqit e quajti të birin "Korbinian", pas emrit të saj. Nga fëmijëria e tij nuk dihet asgjë tjetër. Burimi i hershëm rreth jetës së Korbinianit ndodhet në "Vita Corbiniani " e peshkopit Arbeo i Frajzingut.

Që në moshë të re Korbiniani vendosi të bënte jetën e oshënarit. Jetoi për 14 vjet si oshënar pranë një kishe kushtuar Shën Zhermenit, në Shatre, në rrugën për Orleans. Fama e tij tërhoqi shumë nxënës tek ai, gjë që e bëri të ndërpriste jetën oshënare. Korbiniani ishte shumë i dhënë dhe e adhuronte shumë Shën Pjetrin. Prandaj ai vendosi të bënte një udhëtim në Romë, i shoqëruar nga nxënësit e tij. Në Romë, Papa Gregori II e caktoi Korbinianin të përdorte dhuntitë e tija për të ungjillëzaur Bavarinë (Bajerni). Korbiniani mund të ketë qenë ipeshkv kur mori këtë detyrë ose u shugurua si i tillë nga Gregori i II. Në Bajern ai mbërriti rreth vitit 724.

Në një mal pranë Frajzingut, ndodhej që moti një faltore, Korbiniani ndërtoi një manastir benediktin dhe një shkollë, e cila u drejtua nga i vëllai Eremberti, pas vdekjes së tij.

Gojëdhëna mbi ariun

Redakto

Shenja e Korbinianit është ariu. Sipas ajografisë së tij, gjatë rrugës për në Romë një ari i shqeu kalin që mbante barrën e tij, Korbiniani e qortoi ariun dhe e urdhëroi atë të mbante barrën e tij në vend të kalit. Sapo arritën në Romë, ai e la ariun të lirë, dhe ariu u kthye në "shtëpinë" e tij. Ariu i Shën Korbinianit përdoret si shenjë (simbol) heraldike e Frajzingut.

Lidhje të jashtme

Redakto