Heraldika është shkencë ndihmëse e historisë, e cila studion krijimin dhe zhvillimin e stemave dhe principet e punimit dhe dekorimit artistik të tyre.[1] [2]

Baza e një steme klasike me elementet themelore heraldike
Koleksioni i stemave ilire të Fojnicës
Stema e Ilirisë së Madhe (Coat of arms of Grand Illyria)
Stema e Dardanisë
Stema e vjetër e Bosnjes
Stema e vjetër e Maqedonisë
Stema e Ilirisë sipas Koleksionit të Fojnicës

Përmbledhje

Redakto

Stemat, në fillim ishin shprehje e mungesës së arsimimit. Në mesjetë, kur princët bartnin mburoja dhe helmeta, shumë vështirë njiheshin në mes vete. Për këtë, ata filluan të bartnin stema të udhëheqësve të tyre, më qëllim që të njihen në mes vete. Kjo kryesisht ka ndodhur gjatë kryqëzatave, dhe kjo "modë" u përhap në tërë Evropën. Kjo veprimtari u zgjerua aq shumë, sa që mbretërit nuk ishin në gjendje të mbanin mend cila stemë e kujt është. Për këtë arsye lindi edhe nevoja për heraldistë. Ata gjatë luftimeve qëndronin afër mbretërve të vet dhe sqaronin se cilët luftëtarë cilit udhëheqës i takonin dhe për cilën anë luftonin.

Që nga shekulli i XI-XIII datojnë edhe rregullat heraldike. Rregulla e parë dhe kryesorja është që stema duhet të jetë e dallueshme. Nga kjo janë nxjerrë edhe disa rregulla praktike. Stema është e mbushur edhe me elemente simbolike, më së shpeshti me kafshë apo bimë, me fortifikata, apo edhe me elemente te tjera.

Nëse me gjuhën profesionale e "përshkruajmë" stemën, çdo heraldist i mirë sipas këtij përshkrimi mund ta vizaton se si duket stema përkatëse. Ky përshkrim quhet blazon, dhe është i thjeshtë, por për këtë duhet njohur terminologjinë, e cila është një përzierje e shprehjeve franceze, angleze dhe latine.

Ngjyrat

Redakto

Ngjyrat nuk bën të përzihet me ngjyrën tjetër e as metali me metal (metalet kryesisht janë argjend dhe ari, pra ngjyra e bardhë dhe e verdhë). Pastaj, shfrytëzohen vetëm ngjyrat e pastërta, jo pastele dhe të paqarta, më qëllim që edhe në largësi të mëdha të dalloheshin. Disa emra të ngjyrave, të cilat përdoren në heraldikë janë:

  • E verdhë (ari) — or,
  • E bardhë (argjendi) — argent,
  • E kuqe — gules,
  • E kaltër — azure,
  • E zezë — sable,
  • E gjelbër — vert,
  • Ngjyrë vjollce—purpure,
  • E portokalltë — tenne,
  • E kaltër qiellore—bleu celeste,
  • E kuqe si „gjaku“ — sanguine,
  • E kuqe e mbylltë — murrey.

Rregullat themelore të heraldikës

Redakto

Në heraldikë ekzistojë rregulla të rrepta, të cilat patjetër duhet të respektohen, nëse diçka vendoset të quhet stemë. Rregulla heraldike ka shumë, por mund të ndahen tetë rregullat themelore:

  • Rregulla e parë: Stema duhet të jetë unikate dhe origjinale. Kjo do të thotë se stemat duhet të dallohen në mes vete, në mos tjetër atëherë në detaje. Kjo është rregull themelore. Heraldika, përndryshe është formë e njohjes;
  • Rregulla e dytë: Askush nuk guxon të ketë më shumë se një stemë, qoftë ai person, institucion apo shtet;
  • Rregulla e tretë: Vetëm ajo që plotëson dhe që përputhet me rregullat heraldike është në mënyrë heraldike e drejtë. Kjo do të thotë se helardikës dhe heraldikëve nuk u intereson kuptimi artistik i ndonjë steme, por rregullshmëria dhe aplikimi i rregullave, e pastaj vie në shprehje estetika;
  • Rregulla e katërt: Në heraldikë ekziston ana e djathtë dhe e majtë e heraldikës edhe ate nga ai që e bartë atë. Kjo do të thotë, se ajo që për shikuesin është e majtë-në heraldikë është e djathtë, përndryshe ana e djathtë e heraldikës është diç më pozitive, e ajo është ana mashkullore, edhe nëse elementët në heraldikë janë vendosur apo janë të kthyer kah ana e djathtë e heraldikës, atëherë kemi të bëjmë me diç pozitive;
  • Rregulla e pestë: Ekzistojnë pesë ngjyra themelore, dy metale dhe tri ngjyra ndihmëse, e që krejt kjo quhet tinktura. Ngjyrat themelore janë: e kuqja, e kaltëra, e gjelbërta, e zeza dhe e purpurta, ngjyrat ndihmëse janë: e kuqe e mbyllët, ngjyra e gështenjtë dhe e kuqe e gjakut. Metalet janë ari dhe argjendi, kurse në stema dëshmohen si ngjyrë e verdhë dhe e bardhë. Në heraldikë është e lejuar që disa elemente të paraqiten në ngjyrën e tyre dhe kjo quhet ngjyrim natyror dhe paraqitje e formës. Nga kjo rezulton se ngjyrat në stemë nuk guxon të përzihen dhe të paraqitën njëra mbi tjetrën, ashtu as metalet, por mund të arrihet kombinim i metalit dhe ngjyrës, dhe e gjithë kjo për të zvogluar konfuzionin gjatë paraqitjes së stemës dhe zmadhimit të qartësisë së figurës, psh. figura e zezë në bazën e gjelbër është vështirë të dallohet;
  • Rregulla e gjashtë: Vendosja e pjerrtë e stemave asocon në vjetërsinë e madhe të prejardhjës së bartësit të stemës, më siguri para shekullit të XIII;
  • Rregulla e shtatë: Vendosja e pjerrtë e elementeve në stemë, siç janë transferzalet, shiritat dhe vijat, nga ana e majtë në të djaathtën e heraldikës, parqesin stemat e fëmijëve jashtëmartesor;
  • Rregulla e tetë: Rregulla e bashkimit të stemave, në pozitën qëndrore bie stema e fitimtarit apo familjës që dominon, në anën e djathtë të heraldikës vijnë stemat e të tjerësve sipas hierarkisë kah ana e majtë e herldikës. Me rastin e martesës, nëse të dy personat janë bartës të stemave, stema e mashkullit shkon në anën e djathtë, kurse e gruas në anën e majtë të heraldikës.

Hieraldika në ushtri

Redakto

Heraldika në ushtri përfshinë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Oficerëve të Krahëve.[3] Megjithëse zakonisht heraldika shihet si praktike e dizajnimit, ekspozimit, përshkrimit, dhe regjistrimit të stemave dhe distinktivave heraldike.

Shih dhe këtë

Redakto

Literatura

Redakto
  • Boutell, Charles (1890). Aveling, S. T. (red.). Heraldry, Ancient and Modern: Including Boutell's Heraldry (në anglisht). London: Frederick Warne. OCLC 6102523 – nëpërmjet Internet Archive.
  • Burke, Bernard (1967). The General Armory of England, Scotland, Ireland and Wales; Comprising a Registry of Armorial Bearings from the Earliest to the Present Time (në anglisht). Baltimore: Genealogical Publishing.
  • Dennys, Rodney (1975). The Heraldic Imagination (në anglisht). New York: Clarkson N. Potter.
  • Elvins, Mark Turnham (1988). Cardinals and Heraldry (në anglisht). London: Buckland Publications.
  • Fairbairn, James (1986). Fairbairn's Crests of the Families of Great Britain & Ireland (në anglisht). New York: Bonanza Books.
  • Fox-Davies, Arthur Charles (1904). The Art of Heraldry: An Encyclopedia of Armory (në anglisht). London: T.C. & E.C. Jack – nëpërmjet Internet Archive.
  • Fox-Davies, Arthur Charles (1909). A Complete Guide to Heraldry (në anglisht). London: T.C. & E.C. Jack. LCCN 09023803 – nëpërmjet Internet Archive.
  • Franklyn, Julian (1968). Heraldry (në anglisht). Cranbury, NJ: A.S. Barnes and Company.
  • Friar, Stephen, red. (1987). A Dictionary of Heraldry (në anglisht). New York: Harmony Books. ISBN 9780517566657.
  • Gwynn-Jones, Peter (1998). The Art of Heraldry: Origins, Symbols, and Designs (në anglisht). London: Parkgate Books. ISBN 9780760710821.
  • Humphery-Smith, Cecil (1973). General Armory Two (në anglisht). London: Tabard Press. ISBN 9780806305837.
  • Innes of Learney, Thomas (1978). Innes of Edingight, Malcolm (red.). Scots Heraldry (në anglisht) (bot. 3rd). London: Johnston & Bacon. ISBN 9780717942282.
  • Le Févre, Jean (1971). Pinches, Rosemary; Wood, Anthony (red.). A European Armorial: An Armorial of Knights of the Golden Fleece and 15th Century Europe (në anglisht). London: Heraldry Today. ISBN 9780900455131.
  • Louda, Jiří; Maclagan, Michael (1981). Heraldry of the Royal Families of Europe (në anglisht). New York: Clarkson Potter.
  • Mackenzie of Rosehaugh, George (1680). Scotland's Herauldrie: the Science of Herauldrie treated as a part of the Civil law and Law of Nations (në anglisht). Edinburgh: Heir of Andrew Anderson.
  • Moncreiffe, Iain; Pottinger, Don (1953). Simple Heraldry - Cheerfully Illustrated (në anglisht). London and Edinburgh: Thomas Nelson and Sons.
  • Neubecker, Ottfried (1976). Heraldry: Sources, Symbols and Meaning (në anglisht). Maidenhead, England: McGraw-Hill.
  • Nisbet, Alexander (1984). A system of Heraldry (në anglisht). Edinburgh: T & A Constable.
  • Parker, James (1970). A Glossary of Terms Used in Heraldry (në anglisht). Newton Abbot: David & Charles.
  • Pastoureau, Michel (1997). Heraldry: An Introduction to a Noble Tradition. "Découvertes Gallimard - Abrams Discoveries" series (në anglisht). New York: Harry N. Abrams.
  • Paul, James Balfour (1903). An Ordinary of Arms Contained in the Public Register of All Arms and Bearings in Scotland (në anglisht). Edinburgh: W. Green & Sons – nëpërmjet Internet Archive.
  • Pinches, J. H. (1994). European Nobility and Heraldry (në anglisht). Heraldry Today. ISBN 0-900455-45-4.
  • Reid of Robertland, David; Wilson, Vivien (1977). An Ordinary of Arms (në anglisht). Vëll. Second. Edinburgh: Lyon Office.
  • Rietstap, Johannes B. (1967). Armorial General (në anglisht). Baltimore: Genealogical Publishing.
  • Siebmacher, Johann. J. (1890–1901). Siebmacher's Grosses und Allgemeines Wappenbuch Vermehrten Auglage] (në gjermanisht). Nürnberg: Von Bauer & Raspe.
  • Slater, Stephen (2003). The Complete Book of Heraldry (në anglisht). New York: Hermes House. ISBN 9781844772247.
  • von Volborth, Carl-Alexander (1981). Heraldry – Customs, Rules and Styles (në anglisht). Ware, Hertfordshire: Omega Books. ISBN 0-907853-47-1.
  • Wagner, Anthony (1946). Heraldry in England (në anglisht). Penguin. OCLC 878505764.
  • Wagner, Anthony R (1967). Heralds of England: A History of the Office and College of Arms (në anglisht). London: Her Majesty's Stationery Office.
  • von Warnstedt, Christopher (tetor 1970). "The Heraldic Provinces of Europe". The Coat of Arms (në anglisht). XI (84).
  • Woodcock, Thomas; Robinson, John Martin (1988). The Oxford Guide to Heraldry (në anglisht). New York: Oxford University Press.
  • Woodward, John; Burnett, George (1892) [1884]. Woodward's a treatise on heraldry, British and foreign: with English and French glossaries (në anglisht). Edinburgh: W. & A. B. Johnson. ISBN 0-7153-4464-1. LCCN 02020303 – nëpërmjet Internet Archive.

Referime

Redakto
  1. ^ Julian Franklyn, Shield and Crest: An Account of the Art and Science of Heraldry, MacGibbon & Kee, London (1960), p. 386.
  2. ^ John Brooke-Little, An Heraldic Alphabet, Macdonald, London (1973), p. 2.
  3. ^ Stephen Friar, Ed. A Dictionary of Heraldry. (Harmony Books, New York: 1987), 183.