Shkaba (Roman)
Shkaba është roman i shkurtër i shkruar nga Ismail Kadare në verën e vitit 1995.[1]
Autor | Ismail Kadare |
---|---|
Shteti | Shqipëri |
Gjuha | shqip |
Tema | internimi |
Zhanri | roman |
Botoi | Shtëpia botuese Çabej |
Faqe | 100 |
ISBN | ISBN 978-99927-334-5-5 |
Vepra
RedaktoMaksi është 22 vjeçar i cili një mbrëmje shkon për të blerë një pako cigare por papritur rrëshqet dhe bie poshtë në një botë tjetër. E gjen veten në një qytet të vogël provincial me një bar dhe një kopsht zoologjik. Atje zbulon se nuk është i vetmi që ka rënë dhe kupton se nuk mund të ngjitej më lart. Për lexuesin shqiptar është e qartë analogjia me internimet politike. Maksi dëgjon thashetheme se ishte e mundur të ngjitesh prapë lart me ndihmën e shkabës së kopshtit zoologjik. Sipas legjendës, shkaba të dërgonte ku të dëshiroje me kusht që t'i japësh mish.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 179. ISBN 1-84511-031-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |