Shtëpia e Nezir Hysenit

monument kulture në Kosovë

Shtëpia e Nezir Hysenit është një shtëpi banimi dhe monument i trashëgimisë kulturore në Gumnishtë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Shtëpia e Nezir Hysenit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGumnishtë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës4011

Historia

Redakto

Stëpia e Nezir Hysenit ndodhet në një distancë prej rreth 11 kilometrash në verilindje të Vushtrrisë, në lagjen “Malet” të fshatit Gumnishtë, Komuna e Vushtrrisë. Koha e ndërtimit të kësaj shtëpie i takon shekullit XX. Shtëpia ka funksionuar si objekt banimi, me etazhe P+1. Kati përdhese ka qenë i ndarë njëri me tjetrin, njëra pjesë ka shërbyer për lënien e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër së bashku me oxhak ka shërbyer si kuzhinë e familjes Hyseni. Kati i sipërm ka tri dhoma gjumi, ku çdo dhomë ka hamamxhikun e vet. Të gjitha dhomat kanë dalje në çardakun e hapur të rrethuar me gardh druri dhe shtylla me jastëk të profilizuar. Materiali për ndërtimin e kësaj shtëpie është marrë në fshat. Materiali bazë është guri dhe druri. Në hapësirat e ndriçimit shihen disa intervenime të mëvonshme. Shkallët njëkrahëshe nga druri që lidhin katin përdhes me katin e sipërm janë mjaft të dëmtuara. Konstruksioni i drunjtë i kulmit të mbuluar me tjegulla meridianë në shumë vende është i dëmtuar dhe krijon lagështi në objekt. Shtëpia tani është jashtë funksionit, pra është e pabanuar.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 9 tetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto