Shtëpia e Shuaip Spahiut
Shtëpia e Shuaip Spahiut është një shtëpi karakteristike, monument i kulturës e cila ndodhet në Prizren, pranë Urës së Vjetër të Gurit, në bregun e lumit të Lumbardhit të Prizrenit.
Vështrim
RedaktoShuaip Spahiu ishte ministri i parë i financave i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. [1] Shtëpia është ndërtuar në fillim të shekullit XIX nga Shuaip Aga, një drejtues i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në vitin 1999 shtëpia u shkatërrua [2] ndërsa në vitin 2012, nën mbikëqyrjen e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, u prezantua një plan konservimi dhe rindërtimi.[3]
Shtëpia është në pronësi të tre familjeve: Familja Kazazi, Familja Perolli dhe Familja Arënliu[4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Historic walk" (PDF). A Balkan tale (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 nëntor 2015. Marrë më 8 mars 2013.
- ^ Prizren through retro-visor (PDF) (në anglisht). NGO Emancipimi Civil Ma Ndryshe EC Ma Ndryshe. fq. 38, 39. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 8 qershor 2020.
- ^ "Presentation of Conservation and Reconstruction Plan of Shuaip Pasha House in Prizren". CHwB (në anglisht). 2 mar 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2013. Marrë më 8 mars 2013.
- ^ https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/160205095041_EC_Milionat_e_shpenzuara_per_monumentet_e_mbyllura1.pdf