Sistemet e qeverisjes
Format Republikane të qeverisjes::
  Republikat presidenciale me një presidencë ekzekutive të ndarë nga legjislativi
  Sistemi gjysmë-presidencial me një presidencë ekzekutive dhe një kryetar të veçantë të qeverisë që drejton pjesën tjetër të ekzekutivit, i cili emërohet nga presidenti dhe i përgjigjet legjislativit
  Republikat Parlamentare me një president ceremonial dhe joekzekutiv, ku një kryetar i veçantë i qeverisë drejton ekzekutivin dhe varet nga besimi i legjislativit
  Republikat në të cilat një kryetar ose drejtori i kombinuar i shtetit dhe i qeverisë zgjidhet ose emërohet nga legjislatura dhe mund ose nuk mund t'i nënshtrohet besimit parlamentar

Format Monarkike të qeverisjes:
  Monarkitë Kushtetuese me një monark ceremonial dhe joekzekutiv, ku një kryetar i veçantë i qeverisë drejton ekzekutivin
  Monarkia Gjysmë Kushtetuese me një monark ceremonial, por ku anëtarët e familjes mbretërore ende mbajnë pushtet të rëndësishëm ekzekutiv ose legjislativ
  Monarkia Absolute ku monarku drejton ekzekutivin

  Vendet ku dispozitat kushtetuese për qeverinë janë pezulluar
  Vendet që nuk përshtaten me asnjë nga sistemet e mësipërme (p.sh. qeveria e përkohshme ose situata të paqarta politike)

Sistemet presidenciale janë forma të paraqitjes së demokracisë reprezentative që dallohen nga sistemet e regjimit parlamentarë pasi që tek këto forma fuqia mbi anën ekzekutive nuk paraqiten nga parlamenti por nga kryetari i shtetit i pavarur i cili është edhe president.

Sistemi presidencial zanafillën e ka në kushtetutën e ShBA-së, ndërsa ndërkohë ka ardhur deri tek thirrja e disa regjimeve si të tilla. Anash sistemit presidencial dhe ati parlamentar ka edhe disa forma të përziera të tyre, që d.m.th kushtetutat përmbajnë elemente të lidhura nga këto dy sisteme.

Si e veçantë e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana e popullit. I zgjedhuri e lidh në vete funksionin e kryetarit të shtetit dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto detyra nga ana e parlamentarëve. Veprimet institucionit të tij nuk janë të kushtëzuara. Anëtarët e kabinetit të tij i nënshtrohen udhëzimeve të tij. Presidenti për emërimin e anëtare të kabinetit të tij ka nevojë për pajtimin e Senatit (trupi legjislativ), mirëpo i është lënë dorë e lirë sipas mendimit të tij të bëjë shkarkimin e anëtare të kabinetit edhe kundër dëshirës së trupit legjislativ. Besimi parlamentar dhe veto parlamentare në këto sisteme nuk ka. Në ShBA, në një farë mënyre këtë rol luan e quajtura Impeachment. Presidenti nuk ka drejtë iniciative për nxjerrje ligjesh por vetëm të drejtën e vetos kundër parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Asnjë anëtarë i anës ekzekutive nuk ka drejtë të i takojë anës legjislative të sistemi në të njëjtën kohë - "Inkompabiliteti" i mandatit dhe entit. Sistemi presidencial në ShBA thirret në idenë themelore sipas së cilës, Presidenti është fuqiplotë në anën ekzekutive ("Power of the sword") e që përshtate me fuqinë financiare të Kongresit ("Power of the purse"). E gjithë kjo funksionon në bazë të një principi kontrollues: "checks and balances" - kontrollet dhe barazimet.