Monarkia absolute
Sistemet e qeverisjes | |||||
---|---|---|---|---|---|
|
Monarkia absolute [1] [2] është një formë e monarkisë në të cilën monarku sundon me të drejtën ose fuqinë e tij ose të saj. Në një monarki absolute, mbreti ose mbretëresha nuk janë aspak të kufizuar dhe kanë pushtet absolut. [3] Këto janë shpesh monarki të trashëguara . Nga ana tjetër, në monarkitë kushtetuese, në të cilat autoriteti i kreut të shtetit kufizohet gjithashtu nga kushtetuta, një legjislaturë ose zakone të pashkruara, mbreti ose mbretëresha nuk është i vetmi me të drejtë vendimmarrje, dhe ai ose ajo e ushtron pushtetin së bashku me ata/ato që e rrethojnë, kryesisht kryeministri. [3]
Monarkia absolute fillimisht u shfaq në Evropë pas trazirave shoqërore që pasuan Vdekjen e Zezë dhe Rilindjen, dhe përfaqësoi një reagim nga monarkët për të krijuar një shtet të qëndërzuar kundër forcave kundërbaraspeshuese të shoqërisë mesjetare (fragmentimi feudal, korporatat komunale, etj. ). Fillimisht i lidhur me Dukatin prestigjioz të Burgundisë, ai u përhap më vonë si një model për të qëndërzuar territoret e ndryshme të Mbretërisë së Spanjës dhe Mbretërisë së Francës . Sistemi absolutist i qeverisjes arriti pikën e tij kulmore gjatë fundit të shekullit të 16-të dhe të 17-të, i lidhur me një formë më autokratike të sundimit nën figura të tilla si Luigji XIV i Francës dhe Filipi II i Spanjës . Duke u përpjekur për të krijuar një qeveri absolutiste përgjatë linjave evropiane, Charles I i Anglisë e shihte Parlamentin si të panevojshëm, gjë që përfundimisht do të çonte në Luftën Civile Angleze (1642–51) dhe ekzekutimin e tij . Absolutizmi ra ndjeshëm, fillimisht pas Revolucionit Francez, dhe më vonë pas Luftës së Parë Botërore, të cilat të dyja çuan në popullarizimin e teorive të qeverisjes bazuar në nocionin e sovranitetit popullor.
Monarkitë absolute në ditët e sotme përfshijnë Brunein, Suazilandin, [4] Omanin, [5] Arabinë Saudite, [6] Qytetin e Vatikanit, [7] dhe secilën nga emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila në vetvete është një federatë e monarkive të tilla - një monarki federale . [8] [9]
Shëmbuj historikë të monarkive absolute
RedaktoJashtë Evropës
RedaktoNë Perandorinë Osmane, Sulltani zotëronte pushtet absolut mbi shtetin dhe konsiderohej Padishah që do të thotë "Mbreti i Madh" nga populli i tij. Shumë sulltanë zotëronin pushtetin absolut përmes mandateve qiellore të pasqyruara në titullin e tyre, si "Hija e Zotit në Tokë". Në Mesopotaminë e lashtë, shumë sundimtarë të Asirisë, Babilonisë dhe Sumerisë ishin gjithashtu monarkë absolut.
Përgjatë Kinës Perandorake, shumë perandorë dhe një perandoreshë ( Wu Zetian ) zotëronin pushtetin absolut përmes Mandatit të Qiellit . Në Amerikën parakolumbiane, Perandoria Inkase drejtohej nga një Sapa Inca, i cili konsiderohej djali i Intit, perëndisë së diellit dhe sundimtarit absolut mbi njerëzit dhe kombin. Koreja nën dinastinë Joseon [10] dhe perandorinë jetëshkurtër ishte gjithashtu një monarki absolute.
Europë
RedaktoPërgjatë pjesës më të madhe të historisë evropiane, e drejta hyjnore e mbretërve ishte justifikimi teologjik për monarkinë absolute. Shumë monarkë evropianë pretendonin pushtetin suprem vetësundues sipas të drejtës hyjnore dhe se nënshtetasit e tyre nuk kishin të drejta për të kufizuar pushtetin e tyre.
Gjatë gjithë Epokës së Iluminizmit, konceptit të së drejtës hyjnore për pushtet dhe idealeve demokratike iu dhanë merita të mëdha.
Revolucionet e vitit 1848, të njohura në disa vende si Pranvera e Popujve [11] ose Pranvera e Kombeve, ishin një seri trazirash politike në të gjithë Evropën në 1848. Ajo mbetet vala revolucionare më e përhapur në historinë evropiane . Drejt fundit të shekullit XIX, e drejta hyjnore konsiderohej si një teori e vjetëruar në shumicën e vendeve të botës perëndimore, me përjashtim të Rusisë ku asaj i jepej ende besueshmëri si shfajësimi zyrtar për fuqinë e Carit deri në Revolucionin e Shkurtit në 1917 dhe në qytetin e Vatikanit i cili mbetet monarki absolute.
Mbretëritë e Anglisë dhe Skocisë
RedaktoJames VI dhe I dhe djali i tij Charles I u përpoqën të importonin parimin e së drejtës hyjnore në Skoci dhe Angli. Përpjekjet e Karlit I për të zbatuar politikën ipeshkvnore në Kishën e Skocisë çoi në rebelim nga Besëlidhjet dhe Luftërat e Peshkopëve, pastaj frika se Karli I po përpiqeshe të krijonte një qeveri absolutiste përgjatë linjave evropiane ishte një shkak kryesor i Luftës Civile angleze, pavarësisht faktit se ai sundoi në këtë mënyrë për 11 vite duke filluar nga viti 1629, pasi shpërndau Parlamentin e Anglisë për një kohë të shkurtër. [12]
Franca
RedaktoLuigji XIV i Francës (1638–1715) thuhet shpesh se ka deklakuar frëngjisht: L'état, c'est moi! (shqip: Shteti jam unë) . [13] Edhe pse i kritikuar shpesh për ekstravagancat e tij, si për shembull Pallati i Versajës, ai mbretëroi mbi Francën për një periudhë të gjatë, disa historianë e konsiderojnë atë një monark absolut, ndërsa disa historianë të tjerë kanë vënë në pikëpyetje nëse mbretërimi i Luigjit duhet të konsiderohet 'absolut', duke pasur parasysh realitetin e baraspeshës së pushtetit midis monarkut dhe fisnikërisë, si dhe parlamenteve. [14]
Mbreti i Francës përqendroi pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në veten e tij. Ai ishte autoriteti më i lartë gjyqësor. Ai mund t'i dënonte njerëzit me vdekje pa të drejtë apelimi. Ishte edhe detyra e tij të ndëshkonte shkeljet dhe të ndalonte kryerjen e tyre. Nga autoriteti i tij gjyqësor rridhte fuqia e tij për të nxjerrë ligje dhe për t'i anuluar ato. [15]
Tendencat bashkëkohore
RedaktoShumë kombe më parë me monarki absolute, si Jordania, Kuvajti dhe Maroku, kanë lëvizur drejt monarkisë kushtetuese . Megjithatë, në këto raste monarku ruan ende pushtet të jashtëzakonshëm, edhe në atë masë sa që nga disa vëzhgime, ndikimi i parlamentit në jetën politike shihet si i papërfillshëm. [a] [17] [18]
Në Butan, qeveria kaloi nga monarkia absolute në monarki kushtetuese pas zgjedhjeve të planifikuara parlamentare për Tshogdun në 2003 dhe zgjedhjes së një Asambleje Kombëtare në 2008 .
Nepali pati disa luhatje midis sundimit kushtetues dhe sundimit të drejtpërdrejtë të lidhur me Luftën Civile të Nepalit, kryengritjen maoiste dhe masakrën mbretërore të Nepalit të vitit 2001, ku monarkia nepaleze u shfuqizua më 28 maj 2008. [19]
Në Tonga, mbreti kishte kontrollin e shumicës së Asamblesë Legjislative deri në vitin 2010.
Lihtenshtajni ka lëvizur drejt zgjerimit të pushtetit të monarkut: Princit të Lihtenshtajnit iu dhanë kompetenca të zgjeruara pas një referendumi që ndryshoi Kushtetutën e Lihtenshtajnit në 2003, gjë që bëri që BBC ta përshkruante princin si "monark absolut përsëri". [20]
Arabia Saudite
RedaktoArabia Saudite është një monarki absolute dhe sipas Ligjit Bazë të Arabisë Saudite të miratuar me Dekret Mbretëror në 1992, Mbreti duhet të pajtohet me Sheriatin (ligjin islamik) dhe Kuranin . [6] Kurani dhe trupi i Sunetit (traditat e profetit islam, Muhamedit ) janë shpallur Kushtetuta e Mbretërisë, por asnjë kushtetutë moderne e shkruar nuk është shpallur ndonjëherë për Arabinë Saudite, e cila mbetet i vetmi komb arab ku nuk ka ndodhur asnjë zgjedhje kombëtare që nga themelimi i tij. [21] [22] Asnjë parti politike apo zgjedhje në nivel kombëtar nuk lejohet. [23] [6] Qeveria saudite është regjimi më autoritar në botë në vitin 2023, i matur me rezultatin e demokracisë elektorale të indekseve të Demokracisë V-Dem . [24]
- ^ Goldie, Mark; Wokler, Robert (2006-08-31). "Philosophical kingship and enlightened despotism". The Cambridge History of Eighteenth-Century Political Thought. Cambridge University Press. fq. 523. ISBN 9780521374224. Marrë më 13 janar 2016.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leopardi, Giacomo (2013). Zibaldone. Farrar Straus Giroux. fq. 1438. ISBN 978-0374296827.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Harris, Nathanial (2009). Systems of Government Monarchy. Evans Brothers. ISBN 978-0-237-53932-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Swaziland profile". BBC News. 2018-09-03.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Q&A: Elections to Oman's consultative Council". BBC News. 2011-10-13.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Cavendish, Marshall (2007). World and Its Peoples: the Arabian Peninsula. fq. 78. ISBN 978-0-7614-7571-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Cavendish78" defined multiple times with different content - ^ "Organi dello Stato" [State Departments]. vaticanstate.va. Vatican State. Arkivuar nga origjinali më 2013-11-02. Marrë më 2014-01-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
"State Departments". vaticanstate.va. Vatican State. Arkivuar nga origjinali më 2020-04-11. Marrë më 2019-09-21.{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stephens, Michael (2013-01-07). "Qatar: Regional backwater to global player". BBC News.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vatican to emirates, monarchs keep the reins in modern world". The Times of India. Arkivuar nga origjinali më 2013-10-16.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Choi, Sang-hun (27 tetor 2017). Interior Space and Furniture of Joseon Upper-class Houses. Ewha Womans University Press. fq. 16. ISBN 9788973007202 – nëpërmjet Google Books.
Joseon was an absolute monarchy
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Merriman, John (1996). A History of Modern Europe: From the French Revolution to the present. fq. 715.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Charles I of England". World History Encyclopedia. Marrë më 17 prill 2023.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Louis XIV". HISTORY (në anglisht). Marrë më 2018-10-05.
- ^ Mettam, R. Power and Faction in Louis XIV's France, Oxford: Basil Blackwell, 1988.
- ^ Mousnier, R. The Institutions of France under the Absolute Monarchy, 1598-2012 V1. Chicago: The University of Chicago Press, 1979.
- ^ Tartter, Jean R. (1986). "Government and politics". përmbledhur nga Nelson, Harold D. (red.). Morocco, a country study. Area Handbook. Foreign Area Studies: The American University. fq. 246–247. OCLC 12749718.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tusalem, Rollin F. (16 shtator 2021). "Bringing the legislature back in: Examining the structural effects of national legislatures on effective democratic governance". Government and Opposition (në anglisht). 58 (2): 291–315. doi:10.1017/gov.2021.32. ISSN 0017-257X.
- ^ Rafayah, Shakir (29 janar 2022). "What role for political parties in Jordan?". Arab Weekly. Marrë më 25 mars 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sharma, Gopal (2008-05-29). "Nepal abolishes centuries-old Hindu monarchy". Reuters. Marrë më 2020-12-01.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liechtenstein prince wins powers". BBC News. 2003-03-16. Marrë më 2015-10-26.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robbers, Gerhard (2007). Encyclopedia of world constitutions, Volume 1. fq. 791. ISBN 978-0-8160-6078-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qatar elections to be held in 2013 - Emir". BBC News. nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 2012-01-06. Marrë më 27 shkurt 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Economist Intelligence Unit. "The Economist Democracy Index 2010" (PDF). The Economist. Marrë më 6 qershor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Coppedge, Michael, John Gerring, Carl Henrik Knutsen, Staffan I. Lindberg, Jan Teorell, Nazifa Alizada, David Altman, Michael Bernhard, Agnes Cornell, M. Steven Fish, Lisa Gastaldi, Haakon Gjerløw, Adam Glynn, Allen Hicken, Garry Hindle, Nina Ilchenko, Joshua Krusell, Anna Lührmann, Seraphine F. Maerz, Kyle L. Marquardt, Kelly McMann, Valeriya Mechkova, Juraj Medzihorsky, Pamela Paxton, Daniel Pemstein, Josefine Pernes, Johannes von Römer, Brigitte Seim, Rachel Sigman, Svend-Erik Skaaning, Jeffrey Staton, Aksel Sundström, Eitan Tzelgov, Yi-ting Wang, Tore Wig, Steven Wilson and Daniel Ziblatt. 2021. "V-Dem [Country–Year/Country–Date] Dataset v11.1" Varieties of Democracy (V-Dem) Project. https://doi.org/10.23696/vdemds21.
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>