Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 80:
Lufta e Muharrem Bajraktarit kundër PKSH u karakterizua gjithmonë nga përplasje të egra të armatosura ku pati të vrarë nga të dyja palët. Bajraktari u konfrontua me forcat speciale të ndjekjes në Shëmri, Kalimash, Buzëmadhe, Bushtricë, Kalis dhe Ujmisht. Në këto luftime i vdiqën edhe dy djemtë e tij Hamdi dhe Ibrahim Bajraktari. Në vitin 1945 bëhet anëtar i Lidhjes së Maleve, një organizatë antikomuniste që udhëhiqej nga Mark Gjon Marku. Në shtator të vitit 1946 së bashku me 55 persona të tjerë, të gjithë nacionalistë të kërkuar nga organet shqiptare dhe jugosllave, Bajraktari largohet në Greqi. Gjatë rrugës për në Greqi mbetën të vrarë 21 persona. Djali i tij Bajrami plagoset dhe kapet nga organet jugosllave. Këtu merr fund edhe odiseja e gjatë e Muharrem Bajraktarit nëpër malet e Shqipërisë.
 
== Jeta ne mergimmërgim dhe vdekja e tij ==
[[Skeda:Muharrem Bajraktari Greqi 1948.JPG|right|thumb|Muharrem Bajraktari në Greqi, viti 1948|250px]]
Në vitin [[1946]],i rraskapitur nga luftimet me Forcat e Ndjekjes ai largohet drejt Jugosllavisë e më pas në Greqi. Nga [[Greqia]] largohet në Itali dhe më pas në vitin 1953 në [[Belgjika|Belgjikë]] aty ku edhe mbylli jetën. Gjatë gjithë periudhës në mërgim ai kurrë nuk reshti së punuari për të mirën e kombit shqiptar, për vendosjen e një sistemi demokratik dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ai u bë anëtar i kryesisë së organizatës "Shqipëria e Lirë" e udhëhequr nga Mit'hat Frashëri dhe që ishte organizata më e fuqishme e antikomuniste e diasporës shqiptare. Më [[21 Janar]] [[1989]],Muharrem Bajraktari vdiq në [[Brukseli|Bruksel]], Belgjikë. Varrimi ju bë më [[25 Janar]] [[1989]]. Mbi 600 shqiptare të ardhur nga diaspora ishin mbledhur për t'a nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit këtij pishtari të nacionalizmit shqiptar. Mbi 50 parti politike dhe figura patriotike dhe shkencore të diasporës vunë kurora mbi varrin e tij. Edhe qeveria belge i bëri të tëra nderimet e mundshme që mund t'i bëhen burrave të shtetit. Gjithashtu shumë gazeta dhe radio, si ajo e Belgjikës, Francës, Anglisë dhe "[[Zëri i Amerikës]]" i bënë jehonë vdekjes së tij dhe folën mbi jetën dhe veprimtarinë e tij nacionaliste.