Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Arensi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Votimet per Wiki-projektin UEJL 2012 Redakto

Pershendetje Arensi,

Ne wikiprojektin e organizuar nga Wikimedia Maqedoni, Ministria e arsimit, dhe Universiteti i Europes Jug-Lindore ka perfunduar punimi i artikujve, jo aq i suksesshem sa pritej por shpresojme vitet e ardhshme te kontriboje me shume. Gjithsesi, ka nje kohe per tu votuar artikujt nga studentet dhe perdorues tjere te wikipedias, te votohet se cilet jane artikujt me te mire te punuar gjate ketij projekti. Secili perdorues ka te drejte te votoj 3 artikuj te ndryshem, dhe nese keni kohe shihni artikujt dhe vlersoni cilet jane me te mire.

Wikiprojekt: Wikipedia:WikiProjekt UEJL 2012
Votoni :Votimi për artikull më të mirë

--Liridon (diskutimet) 23 qershor 2012 11:41 (CEST)Reply

Skeda:-Gjeneral Ndrea Prendi.jpg Redakto

Pershendetje Arensi! Po ju informoj qe skeda Skeda:-Gjeneral Ndrea Prendi.jpg qe ju keni ngarkuar nuk i ploteson kushtet per te qendruar si foto ne Wikipedia. Ju lutem plotesoni informacionet qe kerkohen, si autori, burimi dhe licenca, perndryshe fotoja juaj do te fshihet pas pese ditesh. Gjithe te mirat. --Olsi (diskutimet) 2 nëntor 2017 19:03 (CET)Reply

Ambasadat Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar për të verifikuar dëshirën tuaj për të vepruar si ambasador i Wikipedia-s shqip në lidhje me gjuhët që keni zgjedhur te faqja Wikipedia:Ambasadat. Faqja në fjalë do të pësojë së shpejti disa ndryshime në organizim si pjesë e programit standardizues ndërwiki të ndërmarrë nga unë. Modeli përfundimtar i saj do të jetë i ngjashëm me faqen këtu. Të lutem, lexo me kujdes hyrjen te faqja në fjalë dhe përgjigju poshtë këtij mesazhi nëse dëshiron të vazhdosh të jesh ambasador, dhe nëse po, përcakto gjuhët. Një mungesë e përgjigjes tënde për më shumë se 1 javë nga data e dërgimit të mesazhit do të nënkuptojë refuzimin e detyrës së ambasadorit. Kini parasysh se mesazhi në fjalë vlen vetëm për ambasadorët e parë që do të mbarten në versionin e ri të faqes nga faqja aktuale. Pasi ndryshimet të kenë përfunduar çdokush mund të shtojë dhe heqë lirisht emrin e tij nga lista e ambasadorëve. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2019 18:17 (CEST)Reply

Faqet me ndryshime në pritje Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 11:45 (CEST)Reply

Kontroll Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh automatik i dërguar te të gjithë kontrolluesit shqipfolës që kanë qenë aktivë së fundmi. Aktualisht në listën e faqeve me ndryshime në pritje gjenden rreth 4000 faqe, disa prej tyre në pritje për më shumë se 1 viti. Kontrollimi i ndryshimeve në pritje është një nga përgjegjësitë bazë të çdo komuniteti Wiki kështu që ju ftojmë të ndihmoni ta zbrazim atë listë. Lista mund të gjendet këtu. - MediaWiki message delivery (diskutimet) 16 mars 2022 15:04 (CET)Reply