[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
'''Viktor Gjika''' lindi më 23 qershor [[1937]] në [[Korçë ]] dhe vdiq me [[3 mars]] [[2009]]. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik "VGIK" në [[Moskë]], për operator filmi. Është [[regjisor]] i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden "[[Horizonte të hapura]]", "[[I teti në bronz]]", "[[Yjet e netëve të gjata]]", "[[Rrugë të bardha]]", "[[Rezistencë]]", "[[Gjeneral gramafoni]]" "[[Nëntori i dytë]]", "[[Njeriu me top]]", "[[Komisari i dritës]]", "[[Përballimi]]", "[[Në çdo stinë]]", "[[Vjeshtë e nxehtë e '41-it]]", "[[Njerëz në rrymë]]", dokumentarët "[[Unë jam Ismail Qemali]]", "[[Kur ikin korbat (Kosovë)]]", "[[Gjuhë që nuk vdes]]", "[[Arti shqiptar në shekuj]]", "[[Enver Hoxha tungjatjeta]]", "[[Rron o rron nuk vdes Fan Noli]]" etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Në vitin 1977 i jepet titulli "Artist i Merituar" dhe në 1985 "Artist i Popullit".
 
« Sa herë që emri i mjeshtrit Viktor Gjika shfaqet në film në cilësinë e regjisorit, spektatori duhet të jetë gati për të kundëruar një poezi ngjyrash, tingujsh e imazhesh të cilat e veçojnë plotësisht punën e tij nga regjisorë të tjerë. Ngrohtësia e Korçës nën dëborë gjatë « Përballimi » (1976), mandolinat, borgjezinë e dikurshme, rrugicat, kafenetë, pazarin edhe pse realiteti rural e cënon disi panoramën e përgjithshme qytetare apo tingujt e klarinetës magjepsëse të Bujar Lakos të cilat ndalojnë të qarat e fëmijës në dhimbjen e humbjes së gjyshit në protestë kundër monarkisë te « Gjeneral Gramafoni » (1978). Mundësinë e një dashurie thelbësisht shqiptare mes Bardhylit dhe Zanës si edhe peisazhi i jetës studentore te « Në çdo stinë » (1980), apo ndjenjat patriotike që marrin hov sa herë që shohim figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit te « Nëntori i dytë » (1982), janë disa prej veprave të tij që kanë lënë shenjë të thellë në kujtesën tonë kolektive.
E pikërisht, elementi emocional është ai që më tepër se çdo gjë tjetër përbën emëruesin e përbashkët të këtyre filmave. Në një farë mënyre mund të themi se arti i Gjikës zotëron veçanërisht pushtetin e ndjenjave mbi spektatorin, të dashurisë apo të revoltës, të manipulimit emotiv si mjet i ideologjisë totalitare. Por ky manipulim – i kudo dhe i kurdondodhur në kinema si një fabrikë e magjisë – në një pjesë të konsiderueshme të tij zhvishet nga kuptimi krejt instrumental i manipulimit vulgar politik, nga ai që quhet politizim i artit. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.106)