[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
==Toponimi i emrit të qytetit==
 
Prej nga rrjedhë Toponimi i emrit të qytetit Kaçanik?
A njihet Toponimi Kaçanik para ardhjes së Turqve në Ballkan?
 
Toponinimi Kaçanik ka ekzistuar edhe para ardhjes së Turqve në Ballkan ndonse për herë të parë në shkrime haset në fillim të shek. XV si: Kaçanikli Derbendi([[turqishtja|turqisht]])- d.m.th. Grykë e Kaçanikut. Për prejardhjen e emrit Kaçanik ekzistojnë shumë versione: Sipas Mr. [[Tefik Raka]]-Historian (i vrarë nga forcat serbe në Burgun e Dubravës) Toponimi Kaçanik është i lidhur me emrin Nikë, përkatësisht të Pal Don Nikës, feudal Shqiptar i kësaj ane ( ekziston ne Kaçanik fshati Paldonikë, që banorët e këtushëm sot e quajn Paldonicë). Në Versionin tjetër ky toponim del nga bashkimi i fjalëve Kaça + e Nikës. Në Kaçanik njihen edhe shumë toponime të tjera që përfundojnë me Nik; si Pusi i Nikës, Kisha e Nikës, Livadhi i Nikës, Ara e Nikës ( po ashtu edhe Kaça e Nikës), pastaj Pustenik (Puset e Nikës), Nikoc, Nikaj etj, që ishin faktikisht prona tokësore të [[Pal Don Nika|Pal Don Nikës]].
Sipas [[Muharrem Carrabregu]] toponimin Kaçanik e lidhë me konfiguracionin e Kaçanikut përkatsisht me fushgropën e kësaj qyteze: Kaca + ani + k të cilin (toponim) ai e nxjerr me prejardhje Ilire.
Themelet e qytetit të sotshëm i vuri Koxha Sinan Pasha me të birin Mehmet Pashë Kaçanikasin në fund të shk. XVI.
 
==Ndërtimi i Kalasë së Kaçanikut==
Kur u ndërtue Kalaja në Kaçanik dhe për ç'arsye?
 
Me [[1582]] [[Sulltan Murati III]] kishte dhanë urdhër për pastrimin e [[Sanxhakut të Shkupit]] dhe të [[Grykës së Kaçanikut]] prej numrit të madhë të haramive (cubave). Me [[1585]] udha urdhëri për ndërtimin e kalasë së Kaçanikut e cila do ta mbronte rrugën prej kryengritsve. Kështjella fillon të ndërtohet më [[1586]] kurse përfundon me [[1590]].
 
A ka qenë e rrezikshme për udhëtar Gryka e Kaçanikut?
 
Se Gryka e Kaçanikut ishte një vend Gjeostrategjik, një vendmbrojtje e mrekullueshme për shqiptarët, që paraqiste në anën tjetër rrezik të përhershëm për ç'do pushtues që kalonte andej pari e dëshmon mas miri udhë përshkruesi freng [[Philip De Frense Kanaye]] me [[1573]] në veprën e tij "Udhëtime për në lindje" ndër të tjerat shkruan: "Arritëm në Kaçanik - Karavan Saraj shumë e bukur, por e braktisur për shkak të murtajës". "...Çaushi ynë na tha se duhet ecur me kujdes dhe me armë në dorë, me qenëse kalimi është shumë i rrezikshëm prej cubave, të cilët para pak ditësh i kishin vrarë 5 (pesë) Kadi me tërë suitën e tyre".
 
Sa është i lashtë qyteti i Kaçanikut?
 
Edhe pse Kaçaniku si vendbanim është mjaft i lashtë ( Guri i gjetur në lokacionin ku gjendet fabrika e gëlqerës, për cilën supozohet të ketë qenë gurë kufitar Iliro - kelt, përkatësisht i shtetit të përbashkët Iliro - kelt i shk. të III para erës sonë). Me gjithë atë duhet thënë, se themelet e qytetit të sotem nisën ne fund të shekullit XVI me ndërtimin e kështjellës ([[1590]]),të xhamis së Kaçanikut (ne vitin [[1003]] sipas hixhrit) ([[1594]] - [[1595]]) pastaj të një varg objektesh publike si hamamit, hanit te parë ose Kurshumli Hanit (Kaçanikasit e njohin me emrin hajde shkojm mas Hani ku është ndërtuar shtëpija e mallrave), imaretit etj. Merita për këtë u bie Koxha Sinan Pashës (Vezir i madhë në perandorinë turke me prejardhje shqiptare) dhe birit të dij Mehmet Pashë Kaçanikasit (që ndërtoi edhe katër hane të tjera si edhe urën mbi lumin Nerodimja) që nihet sot si "[[Ura e Konakit]]".
 
==Betejat e Grykës==
Sa beteja u zhvilluan në Grykën e Kaçanikut?
 
# - [[1 Janar]] [[1690]] midis ushtrisë austriake dhe ushtrisë turke.
# - Në vitin [[1844]] kryengritja midis kryengritësve shqiptarë të prirë nga [[Dërvish Carra]] dhe ushtrisë turke.
#- Në vitin [[1881]] mbrojtja që i bëhet "[[Lidhjes së Prizrenit]]" është penguar transportimi me tren i armëve dhe i ushtarëve turq në [[Kosovë]].
# - Beteja e lavdishme e zhvilluar ne Grykën e Kaçanikut më vitin [[1910]], ndërmjet kryendritsve shqiptarë të udhëhequr nga [[Idriz Seferi]], dhe ushtrisë turke që i printe [[Shefqet Dërgut Pasha]].
# - [[1913]] Idriz Seferi u prin edhe një herë kryengritsvë shqiptarë në Grykë të Kaçanikut kësaj here kundër pushtuesit serb.
# - Lufta e vitit [[1999]] në mes të [[UÇK]] -së dhe barbarve sërb në hyrje të Grykës së Kaçanikut (fshati Gajre) ku u vra Komandanti sërb. Me të cilën luftë UÇK-ja dhe ushtartë e [[NATO]]-s definitivisht larguan barbarët sërb prej Grykës së lavdishme të Kaçanikut dhe tërë Kosovës.
 
 
===Lufta e fundit===
 
Sipas të dhënave të NKMDLNJ-së në Kaçanik,gjatë luftës së fundit në këtë komunë janë vrarë 90 pjesëtarë të UÇK-së dhe 139 civilë,ndërsa 7 persona llogariten të zhdukur.Kufomat e pjesëtarëve të UÇK-së dhe të civilëve që ishin marrë nga forcat serbe,pas përfundimit të luftës janë gjetur në varrezat masive në Kaçanik,Kaçanik të Vjetër dhe Kotlinë.Ndërkaq,forcat pushtuese serbe i kanë shkatërruar tërësisht apo pjesërisht edhe 1447 objekte banimi dhe asosh me destinim tjetër.
 
[[Category:Historia e qyteteve shqiptare]][[Category:Kaçanik]]