Dallime mes rishikimeve të "Fjalor enciklopedik nga teknologjia e informacionit"

ska përmbledhje të redaktimeve
'''Fjalori Enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit''' autor i të cilit është [[Ali Mehmeti]] është fjalor i parë i këtij lloji në gjuhën shqipe. Sipas përmbajtjes, ndoshta do ishte më saktë të quhet [[enciklopedi]].
 
Fjalori ka 570 faqe në formatin 24x17cm, me sqarime për rreth 2300 terma nga [[teknologjia e informacionit]] (IT). Në një vend do t’i gjeni definicionet e qarta dhe dallimet mes informatikës, teknologjisë së informacionit, shkencave kompjuterike apo shkencës mbi informacionin, sikurse edhe ndërmjet Internetit dhe uebit (web), terma këto që shpesh herë krijojnë konfuzion. Në fjalor janë të përfshirë të gjithë termat e rëndësishëm, nga telegrafi dhe kodi i Morzeut, gjer te termat nga Interneti. Çdo term i sqaruar në këtë fjalor, është përshkruar, definuar apo shpjeguar me ato terma, sqarimin e të cilëve mund ta gjeni po ashtu brenda fjalorit. Nëse i referohemi termit telekomunikim, aty përmenden termat siç janë: medium, sinjal, vala elektromagnetike, radio vala, rrezja laser, rryma elektrike, modelet e komunikimit, etj, kurse për të gjitha këto mund t’i gjeni edhe sqarimet adekuate.
 
Termat brenda fjalorit janë nga gjuha angleze, prandaj janë të renditur sipas alfabetit të kësaj gjuhe. Po ashtu janë të përkthyer në gjuhën shqipe, gjermane dhe frënge, ndërsa sqarimet janë në gjuhën shqipe. Për kërkim të cilitdo term, nga cilado gjuhë, shërben indeksi në fund të fjalorit, ku janë të renditur të gjithë termat sipas alfabetit të gjuhës përkatëse, bashkë me numrin e faqes ku ndodhen sqarimet. Ky fakt, mundëson përdorimin e lehtë të këtij fjalori edhe nga ata shqiptar që jetojnë nëpër zona ku flitet cilado nga këto katër gjuhë.
Anonymous user